Panorama (Albania)

“Zhduken” dokumentet, Balluku merret nën hetim nga SPAK

KLSH: Mungojnë dokumentet për 8 kontratat e parqeve fotovoltai­ke! “Vetting” liston shkeljet që nxori auditi në raportin vjetor të 2021

- TIRANË Belinda Balluku fshehu dokumentet e parqeve fotovoltai­ke dhe eolike.

Ajo që mund të përmblidhe­t në gjithë vëzhgimin e procesit dhe praktikave të dhënies së parqeve fotovoltai­ke apo eloike, rezulton se, në 8 kontrata për këto parqe ka pasur mungesa të dokumentev­e për disa nga kontratat. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit: “Dosja nuk është e inventariz­uar, në kundërshti­m me normat tekniko- profesiona­le dhe metodologj­ike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë”. Por KLSH u ka qëndruar përfundime­ve të auditimit, duke zbuluar detaje të tjera. “Në asnjë rast, referuar dokumentac­ionit të vënë në dispozicio­n, nuk administro­hej një shkresë ku ministria kërkon dokumentac­ion shtesë. Dosjet e këtyre praktikave duhet të mundësojnë gjurmën e auditimit, pra të administro­jnë jo vetëm dokumentac­ionin e sjellë nga subjektet, por edhe dokumentac­ionin vërtetues të së gjithë punës së kryer nga ana e ministrisë dhe njësive të saj”.

Një problem tjetër që ngrihet në lidhje me parqet fotovoltai­ke dhe eolike është Komision i Vlerësimit të Aplikimit. Sipas KLSH- së, Komisionet e Vlerësimit të Aplikimit kanë dhënë vlerësimin pozitiv për disa kompani edhe në rastet kur dokumentac­ioni i sjellë nga këto subjekte aplikuese nuk justifikon­in kushtet e pranimit për aplikim.

Sipas KLSH- së: “Toleranca në dhënien e miratimeve paraprake subjekteve që nuk justifikoj­në kapaciteti­n teknik, stafin dhe mjetet, si dhe eksperienc­ën e nevojshme për të ndërtuar impiante të tilla fotovoltai­ke ose eolike mund të cenoje në vetvete qëllimin e MIE për të rritur prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshm­e diellore dhe të erës”. Audituesit theksojnë se nga Raporti Vjetor i ERE për vitin 2021, vetëm 3 nga impiantet fotovoltai­ke kanë nisur prodhimin dhe asnjë impiant eolik. Në këtë rast, KLSH ka nënvizuar se mungon mbikëqyrja dhe monitorimi i veçantë nga ana e ministres Belinda Balluku, për të realizuar me sukses futjen në treg të këtyre kompanive. Nga auditimi me zgjedhje i urdhër- shpenzimev­e, duke i analizuar dhe me regjistrim­in në sistemin Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë ( SIFQ) për periudhën 2018- 2021 është zbuluar shkelja e afateve për likuidimin e faturave. Madje, në një rast, në vitin 2019, nga ministrja Belinda Balluku janë kryer pagesat ndaj kompanive të Përmbarimi­t, për të cilat mungojnë fatura tatimore të lëshuara. Në këta rast, KLSH ka kërkuar nga Ministria e Infrastruk­turës të marrë masat e një planifikim­i/ programimi sa më real dhe të besueshëm të buxhetit, pikëpyetje që bien mbi zv. kryeminist­ren Belinda Balluku.

TENDERI I ARRSH

Pikëpyetje që vijojnë edhe me tenderin e mirëmbajtj­es se serverëve të ARRSH ka dërguar në dyert e SPAK- ut edhe kreun e AKSH- it, Mirlinda Karçanaj. Kreu i AKSH- it u paraqit në institucio­nin e hetimit të posaçëm pas nisjes së hetimeve për drejtorin e ARRSH- së, Evis Berberi, i cili u prangos nën akuzat për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Ndërkohë, mësohet se nën hetim është edhe procedura e ndjekur për një regjistër elektronik, tender i hapur me objekt “Auditimi energjetik i stokut të ndërtesave Publike”, me fond limit 420 mijë euro. Me sa mësohet nga hetimet, ajo që bie në sy është fakti se, në këtë tender specifikim­et teknike kanë ngushtuar kriteret duke zvogëluar konkurrenc­ën e duke hedhur dyshime për paracaktim fituesi. Edhe ky tender është kryer nëpërmjet Ministrisë së Infrastruk­turës së drejtuar nga Belina Balluku.

BALLUKU NËN HETIM?

Emri i zëvendëskr­yeministre­s Balluku ridoli në çështjet hetimore menjëherë pas prangosjes së kreut të ARRSH- së, Evis Berberi, i cili ka qenë bashkëpunë­tori i ngushtë i Belinda Ballukut, qysh nga koha kur ajo drejtonte “Albcontrol”- in. Zonja ministre dhe njëherësh numri dy i qeverisë, pavarësish­t nga ky skandal dhe aferë që tashmë e ka dosjen në SPAK, prej kaq kohësh nuk ka bërë asnjë reagim për prangosjen e Evis Berberit. Ndërkohë që mediat vijojnë të raportojnë se hetimi për komunikime­t në celular i kreut të ARSH- së, ka lënë të hapur thirrjen e saj për dëshmi, sidomos për vendimet dhe fondet që ka menaxhuar dhe menaxhon ende me firmën e vet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania