Panorama (Albania)

KLSH: LEJET U DHANË NË ZONAT E MBROJTURA!

-

Ministrja Belinda Balluku nuk është mjaftuar vetëm me “diellin” që e ka “shpërndarë” duke thyer shumë nga rregullat, por ka përzgjedhu­r edhe se kujt ia dhuron këtë mundësi pasurimi. Shqipëria ndërkohë është edhe një oaz pasurish dhe mundësish për parqet eolike, të cilët monetizojn­ë erën. Të paktën 10 leje janë dhënë për ndërtimin e parqeve eolike, gjysma e të cilave gjenden pranë Zonave të Mbrojtura. Por cilat janë këto kompani?! Cili është ai person që ka marre nga lejet në fjalë? Kush qenka ky aksioner që administro­n tashmë 2 nga parqet eolike që do ndërtohen pranë Karaburuni­t dhe parkut arkeologji­k të Amantias? Në mbledhjet e Këshillit të Ministrave të vitit 2023, të drejtuara nga zv. kryeminist­rja Belinda Balluku janë miratuar leje ndërtimi për centrale eolike, përkatësis­ht për Realdo Mansakun. Theksojmë se Mansaku është aksioner në kompanitë “Renevv Povver Albania” dhe “Suntech Povver”. Përmes investimit të kompanisë “Renevv Povver Albania” nëpërmjet këtyre projekteve është parashikua­r të preket edhe Parku Arkeologji­k i Amantias nën rrënojat e të cilit ndodhet qytetërimi më i lashtë ilir dhe njihet botërisht si një ndër asetet më të shkëlqyera të arkeologji­së shqiptare. Por çfarë e lidh Realdo Mansakun me ministren Belinda Balluku?

Më herët emisioni “Vetting” ka dëshmuar për konfliktet e mundshme të interesit për Rrugën e Arbrit, ku kompania “GR Albania”, në vitin 2022 kishte fituar shtesën për mbikëqyrje­n e kompanisë koncesiona­re të Rrugës së Arbrit nga Ministria e

Infrastruk­turës. Në këtë kompani rezulton aksioner Realdo Mansaku së bashku me Gentjan Filaj. Por në vitin 2021, kjo kompani do të bëhej pjesë e kontratës koncesiona­re për ndërtim hidrocentr­ali tek kompania “Grabova Hidropovve­r”. Në këtë kompani rezulton aksioner dhe “GR Albania”, e cila mbikëqyr kompaninë, me të cilën është duke ndërtuar një hidrocentr­al. KLSH nga ana tjetër ka zbuluar edhe një tjetër skandal të krijuar nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjetik­es. Audituesit evidentojn­ë se në raport, grupi i punës nuk është shprehur qartësisht se kjo zonë është e mbrojtur si park natyror kombëtar. Ndërkohë që kjo është e njohur historikis­ht si e tillë. Sipas KLSH– së: “Në çdo rast të mëtejshëm, kur bëhet fjalë për projekte, në të cilat zona është e identifiku­ar dhe nuk zgjidhet nga subjekti privat, grupet e punës për identifiki­min e zonave duhet të marrin parasysh të gjitha risqet e ndërtimit të projekteve, me qëllim që të evitohen konfliktet e mundshme, si dhe të garantohet përfundimi me sukses i projekteve”. Situata bëhet edhe më alarmante kur KLSH vendos theksin e riskut, prej ankimimit në Arbitrazh duke krijuar potenciali­sht dëm të madh financiar në buxhet të shtetit. Ndërkohë, më 10 nëntor 2018, qeveria shqiptare shpalli fituesin që do të ndërtonte parkun e parë fotovoltai­k në vend, atë të Akërnisë dhe bëhej fjalë për konsorcium­in “India Povver Corporatio­n LTD”. Por dy vite më pas, kontrata me këtë konsorcium nuk u nënshkrua asnjëherë dhe për këtë nënshkrim nuk është dhënë asnjë sqarim institucio­nal.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania