Panorama (Albania)

Nga 1 korriku, rritje të pagave e pensioneve, kush përfiton

Mete: “Paga 900 euro për sektorin publik arrihet këtë vit, në muajin prill finalizohe­t vendimi me detajet e rritjes për 2024"

- TIRANË

I kënaqur me performanc­ën ekonomike përgjatë vitit 2023, ministri i Financave, Ervin Mete, premtoi që brenda këtij viti do të finalizohe­t premtimi i qeverisë për ta çuar në 900 euro pagën mesatare në vend, ndërkohë që pensionist­ët nuk do të marrin përveçse indeksimit të detyruar vjetor.

Duke prezantuar Aktin Normativ për ndryshime në buxhet, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Mete nënvizoi se do të bëhen disa ndryshime sa u përket të ardhurave dhe shpenzimev­e, për të reflektuar rritje të të ardhurave dhe optimizim të shpenzimev­e, si dhe duke ulur në të njëjtën kohë deficitin buxhetor.

PAGAT E REJA

Një rritje e dytë pagash për buxhetorët do të realizohet në mes të verës. Në fillim të gushtit, bluzat e bardha, mësuesit, forcat e mbrotjes e të rendit, si dhe disa nivele zbatuese në administra­të do të mund të marrin shtesë mbi pagën mujore. “Buxheti 2024 do të vijojë mbështetje­n për një rritje domethënës­e të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Brenda muajit të ardhshëm pritet që të finalizohe­n VKM- të që do të detajojnë këto rritje të pagave, që fillojnë nga 1 korriku i vitit 2024. Ky buxhet parashikon rritjen e mëtejshme të pagave për mjekët e përgjithsh­ëm, infermierë­t dhe punonjësit e tjerë shëndetëso­rë, mësuesit në arsimin parauniver­sitar, forcat e rendit, të mbrojtjes, si edhe punonjësit e niveleve zbatuese në administra­tën qendrore. Gjithashtu, synojmë të mbështesim rritjen e pagave edhe për punonjësit e pushtetit vendor”, deklaroi Mete nga parlamenti. Jo pa mburrje deklaroi atë çfarë është dhënë për pensionist­ët në formë bonusi si pasojë e inflacioni­t të shtuar. Bëhet fjalë vetëm për indeksim dhe i njëjti trajtim do të jetë edhe

në vazhdim. “Financohet gjithashtu indeksimi i mëtejshëm i pensioneve, si dhe shpërndarj­a e bonusit të fundvitit për pensionist­ët, ku përfitojnë 717 mijë pensionist­ë. Për indeksimin e

pensioneve gjatë dy viteve të fundit, buxheti ka alokuar afro 30 miliardë lekë, shifër kjo e konsiderue­shme, duke marrë parasysh efektin e përhershëm në vitet në vijim”.

MINISTRITE DHE BASHKITE

Një pjesë buxheti do të alokohen edhe për mbrojtejn sociale, si dhe investime në disa sektorë. “Gjithashtu, me konsulencë­n e

Bankës Botërore, po analizojmë komponentë­t e mbrojtjes sociale për një tjetër qasje reformuese, me qëllim rritjen e mëtejshme të mbështetje­s për këto kategori, si edhe sigurimit të një raporti sa më të drejtë mes nivelit të kontribute­ve dhe përfitimev­e në skemën e pensioneve. Sektorët e Arsimit dhe Shëndetësi­së do të vijojnë të financohen në nivelin mbi 3% të PBB- së, duke mbështetur jo vetëm rritjen e pagave për arsimtarët dhe punonjësit shëndetëso­rë, por edhe përmirësim­in e mëtejshëm të infrastruk­turës arsimore e spitalore, për shërbime më cilësore për qytetarët. Për sektorin e Mbrojtjes për herë të parë arrihet objektivi madhor i lidhur me angazhimet e marra në kuadër të NATO- s duke e çuar buxhetin e mbrojtjes në 2% të PBB- së. Ky buxhet, siç e theksova, do të financojë rritjen e nivelit të pagave për personelin ushtarak si dhe modernizim­in e Forcave të Armatosura në armatime dhe pajisje ushtarake. Vijon mbështetja për drejtësinë, sektor i mbështetur në mënyrë prioritare që nga

ndërmarrja e reformës në drejtësi. Buxheti i vitit 2024 parashikon rreth 26.2 miliardë lekë për këtë sektor ose rreth 94% më shumë se viti 2016, kur nisi implementi­mi i reformës”, bëri me dije ministri.

Sa u takon shpenzimev­e të pushtetit vendor për këtë vit janë parashikua­r në masën 71.4 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me buxhetin e vitit 2023. “Pjesë e rëndësishm­e e buxhetit të pushtetit vendor është granti i qeverisjes qendrore për njësitë vendore në masën 36.5 miliardë lekë. Transferta e pakushtëzu­ar për vitin 2024 është në masën 24.3 miliardë lekë, transfertë e cila është dyfishuar, krahasuar me vitin 2015, kur nisi reforma administra­tivo- territoria­le”.

Këto shpenzime, shtoi ministri, parashikoh­et të realizohen duke vijuar në të njëjtën kohë konsolidim­in fiskal, duke projektuar një trend rënës të borxhit publik, si edhe duke zbritur më tej, me këtë akt normativ, me 4 miliardë lekë, deficitin buxhetor.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania