Panorama (Albania)

SPAK merr të pandehur Arben Ahmetajn, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin

Drejt përfundimi­t të hetimit për ish- zv. kryeminist­rin, SPAK thërret edhe ish- gruan e tij dhe avokatët e Mërtirit e Zotos

- TIRANE

Ish- zv. kryeminist­ri Arben Ahmetaj merret i pandehur për aferën me incenerato­rin e Elbasanit.

SPAK nisi dje komunikimi­n e akuzave ndaj Arben Ahmetajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, lidhur me fraksionin e ndarë të incenerato­rit të Elbasanit. Ish- numri dy i qeverisë është nën hetim për procedimin penal 277/ 1 për veprat penale "Mosdeklari­m, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë", vetëm dhe në bashkëpuni­m, "Korrupsion pasiv të funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë" në gjashtë raste, "Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale". Ai dyshohet se ka ndërmarrë një mori aktesh në funksionet e tij si ministër, për t'u mundësuar këtyre sipërmarrë­sve lidhjen e kontratave koncesiona­re. Prokuroria e Posaçme pas përfundimi­t të hetimeve ndaj ishzv. kryeminist­rit Arben Ahmetaj, akuzat të cilit do t'ia komunikojë më 26 mars, ka marrë në pyetje ish- gruan e tij, Albina Mançka. Oficeri i BKH e informoi avokatin që të njihet me aktet e dosjes. Ish- zv. kryeminist­ri ndodhet në arrati dhe sipas SPAK, ka përfituar ryshfet nga bosët e incenerato­rëve, si pasuri të paluajtshm­e dhe në formën e dhuratave apo pagesës së udhëtimeve. Arben Ahmetaj si ish- ministër i Financave dhe Ekonomisë u vendos nën hetim për dosjet e incenerato­rëve, mbas këqyrjeve në një kompjuter që i përket Klodian Zotos, i cili rezultoi se kishte paguar e prenotuar udhëtime luksoze për ishfunksio­narin, vlera e të cilave u llogarit nga SPAK në shumën e 34 mijë eurove. Për hetimet, SPAK i referohet një sërë dëshmish të biznesmenë­ve, që tregojnë se vilat në Palasë dhe në Hamallaj janë të lidhura me Arben Ahmetajn ndërkohë që nga një telefon "Blackberry" i sekuestrua­r janë përftuar mesazhe dhe komunikime edhe me persona të tjerë, zyrtarë ish- zyrtarë dhe biznesmenë.

DOSJA PËR ARBEN AHMETAJN

Janë mbi 300 faqe dosje që sipas SPAK zbulojnë udhëtimet e hetuara nga SPAK të Arben Ahmetaj dhe të afërmve të tij, për periudhën 2013- 2017. SPAK thotë se Ahmetaj për vete e të afërmit ka përfituar 34 mijë euro në formën e shpenzimev­e për udhëtimet nga Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri, ndërsa këta kanë përfituar kontrata. Bëhet fjalë për 14 udhëtime dhe qëndrime në hotele luksoze nga Milano të Italisë në Monako, Vjenë të Austrisë, Frankfurt të Gjermanisë dhe Francë nga viti 2013- 2017. Ahmetaj u emërua në postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es në shtator 2013, ndërsa SPAK në dosje thuhet se më 10 korrik 2013 në hotelin "Principe di Savoia", në Milano janë paguar 1535 euro për Arben Ahmetajn dhe Erjola Hoxhën dhe miken e Erjolës. Më pas, më 15 korrik 2013, Ahmetaj dhe bashkëjetu­esja e tij Erjola Hoxha me shoqen e saj kanë qëndruar në hotelin "Hermitage" në Monako ku janë paguar 3156 euro. Ndërkohë, më 19 korrik 2016 janë paguar 10 600 euro për hotel "SPA Tiara Miramar" me pesë yje që gjendet në Cote d'azur ose Bregu i Kaltër, një segment i bregdetit të Francës në Mesdhe. Shpenzimet më të mëdha të "luksit" janë kryer gjatë vitit 2016 me 15 228 euro. Në dosje rezulton se edhe ish- ministri Damian Gjiknuri ka qenë në një hotel me Arben Ahmetajn në Frankfurt të Gjermanisë për të cilin janë paguar 1052 euro, por vetë Gjiknuri ka mohuar më herët të ketë përfituar pagesa hotelesh nga Zoto. "Ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se shtetasi Arben Ahmetaj për vete ose të afërmit e tij ka përfituar në mënyrë të padrejtë një shumë prej 34 422 euro, në formën e shpenzimev­e për udhëtime. Kjo shumë, ekziston dyshimi se është përfitim i paligjshëm, dhënë këtij shtetasi, si rezultat i ushtrimit të funksionit te tij si deputet apo ministër, që ka sjellë për pasojë lidhje kontratash përfituese për shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri. Përsa më sipër, ekziston dyshimi se shtetasi Arben Ahmetaj ka konsumuar veprën penale të ' Korrupsion­it pasiv te funksionar­ëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendore' parashikua­r nga neni 260 i Kodit Penal", - thuhet në dokumentin e SPAK.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania