Panorama (Albania)

Gjykata jep 1 vit urdhër mbrojtje për Princ Lekën nga ish- vjehrri i tij

-

Në Gjykatën Civile dje u mbajt seanca për dhunën në Pallatin Mbretëror. Gjykata ka vendosur që Princ Leka të pajiset me urdhër- mbrojtje për 1 vit ndaj ish- vjehrrit të tij, Gjergj Zaharia, ndërsa për Princin dhe Elian seanca u shty për më 27 mars për shkak se avokati i saj nuk paraqiti akteksperi­mentin për dhunë, ashtu siç bëri Princ Leka. Ndërkohë në dëshminë e plotë që ka dhënë Princ Leka, thekson se ditën që ka shkuar në ambientet e Pallatit Mbretëror për të takuar vajzën e tij të vogël, ai është konfliktua­r me babanë e ish- bashkëshor­tes së tij, Gjergj Zaharia. Për ish- gruan e tij, ai ka deklaruar se e ka ndjekur deri në bulevard, duke e sulmuar fizikisht.

DËSHMIA E PRINCIT

"Unë jam paraqitur në Komisariat­in e Policisë për të kallëzuar se sot rreth orës 15: 20 minuta unë kam qenë në banesën time, në rrugën ' Murat Toptani', rezidenca familjare mbretërore nr. 6, Tiranë për të takuar vajzën time të moshës 3 vjeçe, pasi me ish- bashkëshor­ten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me shefin e administra­tës së oborrit, shtetasin Syl Mulosmanaj, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshti­m me marrëveshj­en. Më pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri te vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshj­e për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish- bashkëshor­ten. Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën dhe kam gjetur vajzën time, Geraldina Zogu, e moshës 3 vjeç, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babait të ish- bashkëshor­tes, shtetasit Gjergji Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time dhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese dhe kërcënuese në drejtimin tim duke me thënë se si duhet të ndërrosh rrugë kur të më shikosh mua".

DËSHMIA E ELIAS

"Unë kam disa ditë që kam qenë pa qejf dhe për këtë arsye babai im ka ardhur për të më ndihmuar me vajzën time të vogël 3 vjeç dhe për të më ndihmuar edhe mua. Sot unë kam qenë në prova, kam ikur ne shtëpi rreth orës 15: 30 dhe kam parë biçikletën e babit tim të përmbysur, jam futur brenda në shtëpi në katin e dytë dhe kam dëgjuar debat mes babait dhe Lekës, nuk e di se çfarë i thoshin njëri- tjetrit, kam parë Lekën, i cili po shtynte me forcë babanë tim. Unë e kam tërhequr Lekën me qëllim që ta largoja nga babai im dhe debati me të dhe duke u tërhequr me njëritjetr­in kemi zbritur deri poshtë nga shkallët në një moment kur dola jashtë Leka më ka shtyrë me gjithë forcën e tij, derisa unë kam humbur ekuilibrin dhe jam rrëzuar përtokë, duke u vrarë dhe në kokë, Leka filloi duke më thënë ' je aktore po bën kot'".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania