Panorama (Albania)

Policia bën pas: Brahimi dyshohet se transporto­i vrasësit nga fshati Hasan në Bupq

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, lihen në burg Ilir Brahimi dhe Edison Haxhiu Avokati i dy djemve nga Miloti: Të arrestuari­t s'kanë lidhje me ngjarjen, kërkova të bëhen verifikime­t e makinës pasi ka GPS

- NIKOLETA KOVAÇI

Ilir Brahimi dhe Edison Haxhiu, dy djemtë nga Miloti, të vënë nën akuzë të rëndë për bashkëpuni­m në atentatin e Larushkut kanë dalë dje para Gjykatës Penale në Tiranë.

Fillimisht policia e Tiranës, dy ditë më parë tregoi se Brahimi, 41 vjeç, ishte në rolin e ekzekutori­t, ndërsa Haxhiu, 30 vjeç, në rolin e transportu­esit të atentatorë­ve nga fshati Hasan për në Bupq. Në Hasan, policia gjeti mjetin e vrasësve duke u djegur pak çaste pas vrasjes, ndërsa në Bubq, policia pretendon se ka gjetur pamje të të njëjtit automjet, "Golf 7", që është fiksuar në kamera në fshatin Hasan, në afërsi të vendit ku edhe është djegur makina e vrasësve. Dje gjykata i la në burg dy djemtë nga Miloti, ndërsa mbrojtësi ligjor i tyre jo vetëm mohoi akuzat, por mësohet se i ka kërkuar gjykatës që t'i bëhet kontroll GPS- it të automjetit, që sipas policisë, është në pronësi të Haxhiut. Dy të arrestuari­t kanë mohuar vrasjen, madje kanë hedhur poshtë edhe tentativën e policisë dhe të grupit të hetimit që ata të bashkëpuno­jnë për ngjarjen apo ngjarje të tjera që kanë mbetur pa zbardhur në zonën e përgjakshm­e të Fushë- Krujës, Kurbinit dhe të Lezhës. Referuar të dhënave bëhet me dije se Ilir Brahimi, i dyshuar si njëri nga tre personat që i hynë në shtëpi dhe i morën jetën Gentjan Bejtjas është larguar nga Miloti, pra nga shtëpia e tij që në kohën kur djali i xhaxhait të tij ra në një pritë brutale në Milot. Ai është vendosur në Tiranë, në një zonë të kushtueshm­e, ka marrë një banesë me qira dhe në momentin kur policia e ka vënë në pranga, atij iu gjetën edhe dy armë zjarri. Policia thotë se njërën e kishte me leje, ndërsa e dyta mbante mbishkrimi­n ' Valter' dhe ishte pa leje. Në pretendimi­n e Brahimit del fakti se ai i mban armët nga frika e ndonjë at

entati. Ndërkohë personi tjetër i arrestuar, Edison Haxhiu, dyshohet se është person që është punësuar nga Brahimi për lëvizjen e fëmijëve për në shkollë, po ashtu edhe për kujdesin ndaj familjes së Ilirit. Policia thotë se mjeti që është edhe i dyshuari që është parë në Hasan është në pronësinë e Haxhiut. Por policia e Lezhës, e cila ka shkuar për kontroll në familjen e Haxhiut në zonën e Milotit, ka bërë me dije se ata ishin një familje me probleme të dukshme, jo vetëm ekonomike.

REAGIMI I AVOKATIT

Menjëherë pasi gjykata ka lënë në burg Ilir Brahimin dhe Edison Haxhiun, të akuzuar si të përfshirë në atentatin ndaj Gentian Bejtjas, ka reaguar avokati, ku për mediat ai mohoi akuzat ndaj dy të arrestuarv­e. "Asnjëri nuk ka lidhje me ngjarjen që ka ndodhur. Provat e prokuroris­ë janë pamjet filmike të një automjeti, i ngjashëm me atë që u pa në vendngjarj­e, por nëse është i njëjti, nuk e provojnë dot. Edhe praninë e Ilir Brahimit nuk arrin të provojë prokuroria. Ai ka qenë në shtëpi. Është djali i xhaxhait të Ylli Brahimit, ai ka zgjedhur të jetojë në një zonë rezidencia­le për shkak se i janë bërë disa atentate, ky automjet nuk ka lëvizur në atë interval rruge, e tregon

GPS, i kërkuam ekspertizë gjykatës dhe e pranoi", - tha avokati i të akuzuarve! Megjithatë, janë një sërë ekspertime­sh që do të kryhen në lidhje me provat konkrete që pretendon që ka policia dhe prokuroria. Makina, lëvizjet e saj ditën e ngjarjes, momentin e ngjarjes dhe gjithë itinerari gjatë datës 15 mars, ditë kur u vra në sh

tëpinë e tij Gentjan Bejtja, një person i lakuar prej më shumë se 11 vjetësh në botën e krimit. Po ashtu, do të verifikohe­n të gjitha pretendime­t për lëvizjet e dy të arrestuarv­e, lidhjet e tyre me rivalët e njohur tashmë nga Policia dhe Prokuroria të viktimës, Gentjan Bejtja, ekspertimi i dy armëve që mbante në banesë Ilir Brahimi si dhe do të verifikohe­n të gjitha problemet që ka gjeneruar ky person në të shkuarën. Gjithnjë sipas të dhënave që ka mbledhur grupi hetimor, mësohet se Bejtja, prej kohës kur iu bë atentati në banesën e tij ku iu plagosen dy fëmijët dhe u vra kunati i tij, ai është strehuar në zonën e Lezhës, te një tjetër grup kriminal, për të cilin policia ende nuk ka asnjë person të identifiku­ar, qoftë për ta marrë në pyetje në lidhje me kohëqëndri­min e shënjestrë­s së grupit kriminal të FushëKrujë­s. Por policia tashmë duhet të gjejë edhe të paktën 3 atentatorë të tjerë, të cilët morën pjesë në vrasjen e Bejtjas, pasi dëshmia e familjes së viktimës flet për tre vrasës dhe një person i katërt që i priste në mjet, afër portës së jashtme të shtëpisë.

 ?? ?? Edison Haxhiu dhe Ilir Brahimi
Edison Haxhiu dhe Ilir Brahimi
 ?? ?? Gentjan Bejtja
Gentjan Bejtja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania