Panorama (Albania)

Gjykata turke liron Ibrahim Licin, një ndër personat më të kërkuar të Shqipërisë

-

Drejtësia për vrasjen e Endri Mustafës në Livadhe të Shkodrës duket se ende nuk do të vijë, pasi autori i vetëm i dyshuar nga policia dhe prokuroria lokale, i kësaj vrasjeje, Ibrahim Lici, ka fituar lirinë nga autoritete­t turke pas gati 1 muaj e gjysme qëndrimi në qeli. Mnga autoritete­t tona u tha se ai u arrestua më 13 shkurt në një lagje të Stambollit pas shkëmbimit të informacio­nit mes policisë shqiptare dhe asaj turke. Në momentin e arrestimit Licit iu sekuestrua edhe një armë zjarri si edhe dokumente të falsifikua­ra belge. Në fakt, të dhënat që dolën më pas nga familjarët e tij ishin se Lici ishte dorëzuar vetë pranga autoritete­ve policore turke dhe madje iu kishte kërkuar edhe mbrojtje për shkak të akuzave që i janë ngutur në Shqipëri me të padrejtë. Por, pavarësish­t këtyre dy veprave pe

nale të kryera në Turqi dhe veprave të rënda penale për të cilat dyshohet në Shqipëri, për të cilat autoritete­t shqiptare kanë përcjellë drejt Turqisë një dosje voluminoze me qëllim ekstradimi­n e tij drejt vendin tonë, ai sërish është lënë i lirë.

Gjykata turke ka vendosur lirimin nga qelia të Ibrahim Licit dhe masën shtrëngues­e ndaj tij për të mos dalë nga territori turk deri në përfundim të hetimeve ndaj tij. Ibrahim Lici është një nga më të kërkuarit e policisë shqiptare, i cili akuzohet për një mori vrasjesh përmes atentateve në Shkodër. Më e fundit ishte ajo e Endri Mustafës në vitin 2021 në zonën e Livadheve në Shkodër. Ishte vetë ministri i Brendshëm, Taulant Balla ai që përgëzoi arrestimin e Licit në Turqi duke thënë se: Përgëzime Policisë së Shtetit, Interpol Tirana, Interpol Ankara për arrestimin në Stamboll, Turqi të një personi shumë të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Falë bashkëpuni­mit të shkëlqyer me Interpol po punojmë çdo ditë për t'i dhënë fund pandëshkue­shmërisë, duke gjurmuar, lokalizuar dhe kapur persona në kërkim ndërkombët­ar, kudo që ata ndodhen. Ky bashkëpuni­m po zgjerohet edhe me agjencitë e vendeve me të cilat s'kemi ende një marrëveshj­e ekstradimi.

 ?? ?? Ibrahim Lici
Ibrahim Lici

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania