Panorama (Albania)

Studentët e "Luarasit", fitues në konkursin nga Komiteti i Helsinkit

"Jo korrupsion­it, po demokracis­ë", projektlig­ji që rrëmbeu çmimin e parë

- TIRANE

"Përsa i përket unifikimit të praktikës gjyqësore, do të pilotohet me mbështetje të ambasadës suedeze, ku studentët tanë do të kenë mundësi që të bëjnë propozimet e tyre në draftime dhe në propozime të ligjeve të ndryshme deri në Kuvendin e Shqipërisë", - tha pedagogu Lisien Damini.

Me votim unanim nga ana e jurisë profesioni­ste, kazusi i "Luarasit" u zgjodh si më i miri, gjë që u hap rrugë studentëve për pilotimin e rastit konkret pranë institucio­neve kompetente. "Është një konkurs me debate, risia e të cilit ishte një kazus nga praktika, e cila kishte nevojë për rishikim në mënyrë të përmirësim­it të praktikës ligjore", - tha Lorenca Bejko, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, në "Luarasi". Studentët e Fakultetit të Drejtësisë së universite­tit "Luarasi" treguan jo vetëm njohuritë e tyre të thelluara akademike, por edhe angazhimin e palëkundur në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe transparen­te. "Ky konkurs nuk ishte si gjithë të tjerët, pasi rasti konkret që ne propozuam në ndryshime të dy neneve të caktuara të Kodit Penal po dhe me propozimet e jurisë për sa i përket unifikimit të praktikës gjyqësore do të pilotohet me mbështetje të ambasadës suedeze, ku studentët tanë do të kenë mundësi që të bëjnë propozimet e tyre në draftime dhe në propozime të ligjeve të ndryshme deri në Kuvendin e Shqipërisë", - tha pedagogu Lisien Damini. Projekti Universite­ti "Luarasi", prej kohësh një emër suksesi në arsimin e lartë, vijon të ruajë traditën e titujve në konkurse kombëtare e ndërkombët­are, përmes arritjeve të brezit të ri. "Propozimi ynë konkret ishte amendimi i neneve 259 dhe 248 ' Korrupsion­i pasiv dhe shpërdorim­i i detyrës' dhe ligji 90/ 49 te 2003 ' Për deklarimin e pasurive'. Synimi pra i ndryshimit ishte shmangia e mbivendosj­es dhe ngjashmëri­a midis nenit 259 dhe 248, por gjithashtu edhe gjurmimi i parave që deklarohen nga nëpunësit shtetërorë", - nënvizoi Fausta Gjika, një ndër studentët që morën pjesë në konkurs. Sakaq, një tjetër studente e vlerësoi konkursin e debatit jo si një rast të simuluar, por si një rast që do të pilotohet në të ardhmen. "Nuk ishte një debat apo një rast i simuluar, si rastet e tjera që ne kemi qenë pjesëmarrë­s, por ishte një rast që do të pilotohet në të ardhmen, pra ne si studentë do të kemi mundësinë që të bëjmë një propozim për hartimin e një projektlig­ji dhe zëri ynë do të dëgjohet në instanca më të larta", - u shpreh Semela Dedndrenaj, studente në Fakultetin e Drejtësisë. Një tjetër pjesëmarrë­se në projekt theksoi se ky konkurs, ku studentët e "Luarasit" morën pjesë, kishte një natyrë tjetër, pasi lidhej më propozimin e një projektlig­ji. "E rëndësishm­e për t'u theksuar ishte se këtë herë ishte një projekt i një natyre ndryshe nga projektet e tjera. Kjo, pasi këtë herë ne patëm mundësinë të propozonim një projektlig­ji, i cili më pas gjithashtu do të pilotohet", - tha studentja Venera Zyla. Shpallja fitues në konkursin e debatit e çon kazusin e studentëve të Drejtësisë te "Laurasi" drejt një hapi tjetër, drejt një të ardhmeje ku drejtësia dhe demokracia nuk cenohen.

 ?? ??
 ?? ?? Studentët e Fakultetit të Drejtësisë në universite­tin "Luarasi" kanë triumfuar në një konkurs kombëtar të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ekipi i studentëve, nën udhëheqjen e pedagogëve të "Luarasit" u shpallën fitues në garë me një tjetër universite­t mbi temën "Jo korrupsion­it, po demokracis­ë".
Studentët e Fakultetit të Drejtësisë në universite­tin "Luarasi" kanë triumfuar në një konkurs kombëtar të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ekipi i studentëve, nën udhëheqjen e pedagogëve të "Luarasit" u shpallën fitues në garë me një tjetër universite­t mbi temën "Jo korrupsion­it, po demokracis­ë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania