Panorama (Albania)

Pushkini, poeti rus anticarist që u vra në duel për çështje nderi

Poezia e Pushkinit u ndalua nga censura cariste, por ajo u përhap dorë më dorë në qarqet përparimta­re

- TIRANE

Pak ditë më parë, u përkujtua 187- vjetori i vdekjes së poetit Aleksandër Pushkin. Aleksandër Sergejevic Pushkini lindi në Moskë më 6 qershor 1799 në një familje oborrtare.

Më 1811, u regjistrua në një lice ku mësonin fëmijët e Aristokrac­isë Peterburga­se. Ambienti në lice la gjurmë të pashlyeshm­e në mendjen dhe zemrën e djaloshit. Mjedisi aty ishte i pasur me idetë e anticarizm­it. Që në moshë të vogël ai shkroi vjershat e para lirike për gëzimet e jetës, për dashurinë, për miqësinë dhe për natyrën. U bë i njohur me odën "Liria", poezitë "Cadajevit" dhe "Fshati". Poezia e Pushkinit u ndalua nga censura cariste, por ajo u përhap dorë më dorë në qarqet përparimta­re. E internuan në jug në Kaukaz, ku e mbajtën në mbikqyrje. Pushkini jetoi në jug gjatë viteve 1820- 1824. Ëndërrimet liridashe i shpalosi me frymë bajroniane. Poemat që e bënë të famshëm janë "Robi i Kaukazit", "Shatërvani i Bahcesarai­t", "Ciganet" etj. Në vitin 1820 i gjetën një letër ku shpreheshi­n pikëpamje ateiste, gjë që ia forcoi dënimin. E detyruan të jetonte pa të drejtë largimi në fshatin Mihajllovs­k. Njeriu i dashur, që i qendroi pranë në këto vite të vështira, ishte dadoja, së cilës Pushkini i ka kushtuar vargje nga më të ndierat. Dështimi i kryengritj­es së Dekabristë­ve, të këtyre fisnikëve përparimta­rë, që donin të rrezonin carin, e tronditi atë pamasë. Pushkini ishte një përkrahës i hershëm i dekrabistë­ve dhe kur cari e pyeti se çfarë do të bënte po të kishte qenë më 25 dhjetor në Sheshin e Pallatit, ai u përgjigj pa iu dridhur qerpiku: "Do të isha përbri shokëve të mi neë kryengritj­e!". Reaksioni carist u bë edhe më i egër kundër poetit. Pas këtij dështimi në poezi u ndjenë ndjenja pesimizmi "mëshira për të rënët", "mërzia e përgjithsh­me" që kishte pllakosur brezin e tij etj. Por,

Pushkini ishte një përkrahës i hershëm i dekrabistë­ve dhe kur cari e pyeti se çfarë do të bënte po të kishte qenë më 25 dhjetor në Sheshin e Pallatit, ai u përgjigj pa iu dridhur qerpiku: "Do të isha përbri shokëve të mi neë kryengritj­e!". Reaksioni carist u bë edhe më i egër kundër poetit. Pas këtij dështimi në poezi u ndjenë ndjenja pesimizmi "mëshira për të rënët"

siç ka vënë në dukje për të Bjelinski, Pushkini shkundte pesimizmin si luani pluhurin nga krifa e tij. Në vitin 1827, shkruajti poezinë e njohur "Në Siberi", ku bënte thirrje për qëndresë krenare dhe shpresë. Viti 1827, ishte viti i fundit i internimit në Mihajllovs­k. Pas kësaj, poeti jetoi në Petërburg dhe në Moskë, ku nisi, periudha e fundit e krijimtari­së së tij, që u pasurua me kryeveprën "Eugjen Onjegin" ( 1831). Pak kohë para se të vdiste shkroi poezinë "Monument", ku në mënyrë gjeniale parashikoi pavdekësi për veten, sepse me lirikën e tij ai kishte prekur miliona zemra. Popullarit­etin e poetit anticarist të gjithë sundimtarë­t e kishin halë në sy. Intrigat dhe shpifjet arritën kulmin kur poeti si kishte mbushur akoma të 38- at. Kështu, një nga poetët më të mëdhënj të Rusisë u vra në duel për çështje nderi, më 27 janar 1837.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania