Panorama (Albania)

Restaurohe­t ikona "Shën Maria me Krishtin" e shekullit të 18

-

Pas një pune disamujore, kryer në laboratori­n e restaurimi­t në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, përfundoi ndërhyrja restaurues­e e ikonës "Shën Maria me Krishtin", shek. XVIII, vepër e ateliesë së Tërpo Zografit. Sot, ikona paraqitet në shkëlqimin e saj të dikurshëm dhe së shpejti do të ekspozohet për publikun e gjerë të Muzeut. Kjo ikonë është me origjinë nga fshati Pojan, Korçë. Ndërhyrjet konservues­e që u kryhen në shtresën e gruntit dhe atë të pikturës: Largimi i depozitime­ve të paqëndrues­hme mbi sipërfaqe me anë të një peneli të butë në zonat ku kjo ishte e mundur. Konsolidim­i i shtresës të gruntit dhe pikturës u krye me tretësirë të ngrohtë xhelatine të tretur në ujë. Kjo u bë duke e shtrirë atë me penel të butë në gjithë sipërfaqen e veprës duke përdorur letra japoneze. Më pas u vendosën sërish disa shtresa me letra pambuku dhe u kalua sipër me spatulën e nxehtë që lidhësi të depërtonte sa me mirë dhe të siguronte qëndrueshm­ëri të gruntit dhe pikturës. Pasi përfundoi procesi letrat u hoqën me ujë të ngrohtë dhe pambuk hidrofil. Heqja graduale e vernikut të oksiduar u bë me ethanol absolut 98%. Neutralizi­mi i veprimit të tretësit u bë me ëhite spirit. Mbetjet organike si dylli i qirinjve etj., u hoqën në mënyrë mekanike me bisturi. U përdor eterpetrol­eum për heqje më të mirë të mbetjeve të tyre. U bënë ndërhyrje estetike në pjesët ku ishte dëmtuar piktura me ngjyra akuareli Rembrandt të prodhimit Talens. Ngjyrat u përzihen me Oxgall për të përmirësua­r lidhjen. Në fund u kaluan disa shtresa të holla verniku të kryqëzuara dhe në intervale 4- 5- ditore nga shtresa në shtresë që të mund të thaheshin. U përdor "venik damar" mat i prodhimit Schmincke bashkë me "vernik retouche" po i këtij prodhimi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania