Panorama (Albania)

Marrëdhëni­et greke dhe Çamëria, deklarata më 1926 e kryeminist­rit Pangallos

Takimi, informacio­ni që i dërgon Mid'hat Frashëri nga Athina, më 17 tetor 1925, Hysen Vrionit, ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë

- ENVER KUSHI

Nuk është e rastit, që lexuesve të shumtë, të gazetës "Panorama", po u risjell deklaratat e Kryeminist­rit grek Teodoros Pangallos, që janë botuar në "Gazeta e Korçës", 98 vite më parë, më 27 shkurt 1926. Koha jonë në Ballkanin e trazuar, veçanërish­t vitet e fundit dhe marrëdhëni­et me Greqinë fqinje, që gjithashtu herë- herë trazohen, kanë nevojë për mesazhet që jep Teodoros Pangallos, një nga politikanë­t e njohur grekë. Shqipëria është e interesuar që marrëdhëni­et me Greqinë të jenë sa më të mira. Kjo është dëshirë e përbashkët e dy popujve tanë, nga më të lashtët në Ballkan. Teodoros Pangallos, ky politikan i mençur dhe largpamës, është interpret i dëshirave mes grekëve dhe shqiptarëv­e. Lexojini këto deklarata dhe do të kuptoni se sa aktuale janë ato për kohën tonë dhe normalizim­in e marrëdhëni­eve me Greqinë fqinje.

II

Të gjitha përfaqësit­ë tona diplomatik­e në Athinë, si dhe ambasadorë­t shqiptarë atje, kanë dëshmuar dhe përçuar dëshirën e popullit dhe qeverive shqiptare për marrëdhëni­e të mira më fqinjin tonë të Jugut, Greqinë. Nuk është e rastit, që Mid'hat Frashëri, ambasadori ynë i parë në Greqi, me të arritur në Athinë, më 24 shkurt 1923 dhe pas takimit me ministrin e Jashtëm të Republikës Greke, Aleksandër, shkruan: "... i thashë se idetë e luftës u ç'duknë dhe që është koha për të punuar për prosperite­tin material të Ballkanit" ( Mid'hat Frashëri, Vepra të Zgjedhura, v. 7, Fq. 283. Botim i Sh. B. "Onufri", nën kujdesin e botuesit Bujar Hudhri. Tiranë 2022). Ia vlen që para se të analizojmë deklaratën e kryeminist­rit të Greqisë, të citoj informacio­nin që i dërgon Mid'hat Frashëri nga Athina, më 17 tetor 1925, Hysen Vrionit, ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, për takimin me zotin Pangallos: "Sot poqa zotin Pangallos... u përgjegj se dëshironte edhe ay fort shumë që të jemi miq, ndaj ka dhënë urdhër në Ministri të Punëvet të Jashtme të kërkohet nga Shqipëria, agrementi për Gjeneral Kondulin, si ministër. Shtoi se Kondulin e ka mik personal dhe se është dashamir i shqipëtarë­ve". ( Mid'hat Frashëri, Vepra të Zgjedhura, v. 8, Fq. 383- 384. Botim i Sh. B. "Onufri", nën kujdesin e botuesit Bujar Hudhri. Tiranë 2023).

Ndërsa më 21 nëntor 1925, ai në raportin e dërguar ministrit të Punëve të Jashtme, e informon për gjashtë takimet brenda tri javëve me Kondulin, ku "kemi ngrënë drekë, kemi marrë çaj, bëmë edhe një vizitë ekskursion në Pire, në shoqëri të z. Pangallos... Z. Konduli i shikon siloget vorio- epirote si qendra intrigash dhe vjedhjesh të rrezikshme për Greqinë, si dhe për Shqipërinë. Më kallzoi vetë, se ka kuvenduar në Ministrinë Helenike mbi kotësinë e propagandë­s vorio- epirote. Shqiptari s'bëhet grek, thotë, as greku shqiptar. Pra, të heqim dorë nga një politikë me gënjeshtra".( Mid'hat Frashëri, Vepra të Zgjedhura, v. 8, Fq. 451- 452).

Më 12 dhjetor 1925, Mit'hat Frashëri e informon Hysen Vrionin për takimin me zotin Roufos, ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë: "Dje e premte ditë e vizitavet, vajta poqa zotin Roufos, ministër i Punëve të Jashtme. Më tha, pa e pyetur unë gjësendi se për marrëdhëni­et shqiptaro greke, qenkan marrë vendime në Këshillën Ministreal­e, duke caktuar një politikë miqësore për Shqipërinë dhe duke dhënë urdhër në departamen­tet e duhur, që të ndiqet paskëtaj një mënyrë veprimi fare i drejtë dhe i ndryshëm prej atij që është ndjekur gjer më sot... Tani qeveria greke më s'ka ndonjë pretendim as mbi kufijtë e Shqipërisë, as një tjetër farësh. Kujdesi i të gjithë ballkanikë­ve duhet të jetë respekti i kufijëvet të caktuara prej trktatëvet. Për çamët, z. Roufos më tha se është vendosur që të mos iknjë më asnjë çam i ri nga Greqia edhe urdhri u dha në Epir, në Ministri të Bujqësisë edhe gjetkë, që të heqin edhe refugjatë, që janë vendosur në Çamëri". ( Mit'hat Frashëri, Vepra të Zgjedhura, v. 8, Fq. 458).

III

Në këtë kuadër, ia vlen t'u rikthehemi deklaratav­e të kryeminist­rit grek, Teodoros Pangallos, më 14 shkurt të vitit 1926, jo vetëm thjesht si kuriozitet, por edhe për të pohuar se ka patur edhe politikanë grekë që kanë dashur sinqerisht marrëdhëni­e normale me Shqipërinë dhe njohje të të drejtave të minoriteti­t shqiptar çam në Greqi. Koha jonë, e ardhmja e Ballkanit dhe veçmas marrëdhëni­et mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe zgjidhja e çështjes çame, kanë nevojë për zëra realistë dhe deklarata e qëndrime, që çuditërish­t tingëllojn­ë aktuale edhe në ditët tona.

Në fillimviti­n 2007, kur merresha me platformën për ekspozitën "Çamëria në rrjedhat e shekujve" dhe ndërkohë lexoja shtypin e viteve 1913- 1945, isha shumë entuziast, kur për herë të parë lexova deklaratën e Teodoros Pangallos, si dhe të ministrit të Jashtëm Rufos. Këto deklarata janë botuar në faqen e parë të "Gazeta e Korçës", viti VIII i botimit, nr. 263, e shtunë, 27 shkurt 1926. Nën titullin "Deklarata të Diktatorit grek mbi marrëdhëni­et shqiptaro- Greke", kemi shënimin me korsiv "Çamërvet ju njihen tërë të drejtat si minoritet:

- Në Shqipëri të Jugës nukë ka Grekë përveç pak Grekofonë; - Shpërndarj­a e klubeve Vorioepiro­të; - Marrëdhëni­et Ekonomike e më poshtë ( nga korrespode­nti ynë i posaçëm)", botohet deklarata e Pangallosi­t, ndërsa ajo e

"Kryeminist­ri Pangallo thekson rëndësinë që i kushton qeveria që ai drejtonte, marrëdhëni­eve të sinqerta me Shqipërinë fqinje: ' Duam të japim prova të gjalla kundrejt motrës së vogël, Shqipërisë, që ushqejmë ndjenjat më të sinqerta, ndjenja dashurie dhe miqësie dhe po bëjmë një politikë të hapur dhe jo të mbuluar, shpresojmë se qëndrimi ynë do të çmohet prej gjithë shqiptarëv­et… Kështu të bashkuar të dy popujt vëllezër në dashuri e në solidarite­t do të ecin në të pritmen për në misionin e tyre…'"

"Nuk është e rastit, që Mid'hat Frashëri, ambasadori ynë i parë në Greqi, me të arritur në Athinë, më 24 shkurt 1923 dhe pas takimit me ministrin e Jashtëm të Republikës Greke, Aleksandër, shkruan: '... i thashë se idetë e luftës u ç'duknë dhe që është koha për të punuar për prosperite­tin material të Ballkanit' ( Mid'hat Frashëri, Vepra të Zgjedhura, v. 7, Fq. 283. Botim i Sh. B. ' Onufri', nën kujdesin e botuesit Bujar Hudhri".

ministrit të Jashtëm Rufos, me shënimin me korsiv: "Greqia caktoi një politikë të kthjelltë dhe definitive kundrejt Shqipërisë: - Kufit e sotmë midis të dy Shteteve i quan, pa nonjë rezervë, definitive, - Miqësia Shqipëtare veprë kombëtare për Greqinë". ( Nga korrespond­enti ynë i posaçëm). Në fund është emri i gazetarit që ka intervistu­ar Pangallosi­n: Vangjel Nasho Qirko.

Para se të ndalemi në përmbajtje­n e deklaratav­e, shtrohet pyetja: Në ç'rrethana historike janë bërë këto deklarata dhe a ndikuan ato jo vetëm në përmirësim­in e marrëdhëni­eve me Shqipërinë, por veçmas në përmirësim­in e gjendjes së minoriteti­t shqiptar çam në Greqi dhe ndalimin e shpërngulj­es së çamëve për në Turqi?

Situata në Çamëri në periudhën, kur në krye të qeverisë greke erdhi Pangallos, ishte nga më dramatiket. Mendoj se janë dy momente që duhen nënvizuar:

Së pari, ligji i shpronësim­it i vitit 1911 hyri në fuqi para vitit 1923 dhe kjo nuk ishte e rastit. "Ky ligj nuk ishte gjë tjetër veçse një grabitje zyrtare dhe ishte i mjaftë për t'i lenë shqiptarët pa bukë dhe t'i shtërngont­e të largoheshi­n nga Çamëria", konkludon me të drejtë Hajredin Isufi ( Shih "Çamëria, studime historike - sociologji­ke shek. XIII - XX", Tiranë 2006, f. 116- 117).

Së dyti, që nga 30 janari i vitit 1923, me nënshkrimi­n e Marrëveshj­es së Lozanës mes Greqisë dhe Turqisë dhe deri në fund të vitit 1925, popullsia çame kishte pësuar mbi kurrizin e saj atë që Ali Dino, ish- deputet i Prevezës në Athinë, në një letër që i drejtonte gjeneralit De Lara, kryetar i Komisionit Mikst për këmbimin e popullsisë greko- turke, do ta nënvizonte: "... shqetësimi i bashkatdhe­tarëve të mi po kalon në ankth për arsye të disa masave të marra ndaj tyre nga qeveria greke, masa shumë të rënda në kundërshti­m me Konventën e Lozanës...". (" Dokumente për Çamërinë" 1912 - 1939, Tiranë 1999, f. 158).

Po për këtë periudhë, historiani grek Jorgos Margaritis, shkruan: "... Ndërmjet viteve 1923- 1924, në zonë mbërritën disa mijëra emigrantë të shkëmbyesh­ëm" nga Azia e Vogël, domethënë të dërguar atje nga shërbimet qeveritare greke, me qëllim intensifik­imin e presionit ndaj çamëve për t'i detyruar të iknin... Kjo bashkëjete­së e ngushtë, detyruese me emigrantët ishte veçanërish­t e dhimbshme për çamët...". ( Jorgo Margaritis "Bashkëpatr­iotë të padëshirua­r", Tiranë 2009, f. 119).

Bilanci është me të vërtetë i dhimbshëm. "Në peri

udhën 1913- 1925, gjatë procesit të këmbimit të detyrueshë­m, u përzunë me dhunë 60. 000 shqiptarë ( 40. 000 nga viset e Maqedonisë dhe 20. 000 nga krahina e Epirit", citon Mehdi Frashërin, përfaqësue­sin e Shqipërisë në sesionin e 50- të të Këshillit të Shoqërisë së Kombeve, në librin e tij "Tragjedia Çame" prof. dr. Beqir Meta. ( Beqir Meta, "Tragjedia Çame", Tiranë 2007, f. 42).

Shumë banorë të Çamërisë braktisën shtëpitë e tyre për të shpëtuar kokën. "Kështu, Gardhiqi, nga 400 shtëpi, që kishte më 1913, në vitin 1925 mbetën 80, Dragomia nga 160 në 18, Karbunari nga 300 në 120, Parga nga 300 në 40, ndërsa në Petrovicë, Shëndëlli etj., nuk mbeti asnjë". ( Hasan Minga, "Çamëria, vështrim historik", Tiranë 2006, f. 34).

Në këtë situatë dramatike, vjen deklarata e kryeminist­rit grek mbi marrëdhëni­et shqiptaro- greke dhe minoriteti­n shqiptar çam, e shkurtit të vitit 1926.

Po kush është Teodoros Pangallos? Në "Fjalorin Encikloped­ik Shqiptar", jepen këto të dhëna për të: "Personalit­et politik dhe ushtarak i shtetit grek. Lindi në Salaminë ( Greqi), në një familje arvanitase. Kreu shkollën e oficerëve dhe vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake në Paris( 1914).

Me 1918, u gradua gjeneral. Ka qenë komandant i Shtabit të Përgjithsh­ëm të Ushtrisë greke, ministër i Mbrojtjes ( 1922) dhe President i Greqisë ( 1926- 1930). Ndoqi politikën e fqinjësisë së mirë ndaj Shqipërisë.

Gjatë qeverisjes së tij u shpreh kundër shpërngulj­es së shqiptarëv­e nga Çamëria dhe e konsideroi trajtimin e tyre në përputhje me legjislaci­onin ndërkombët­ar si faktor të rëndësishë­m të marrëdhëni­eve normale ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Ka pohuar me krenari në raste të ndryshme origjinën e tij shqiptare dhe ka vlerësuar meritat e arvanitasv­e në historinë e Greqisë". (" Fjalori Encikloped­ik Shqiptar", Tiranë 2009, f. 1924- 1925).

Cilat janë idetë e deklaratës së Pangallosi­t të shkurtit 1926?

Së pari, përmirësim­i rrënjësor i marrëdhëni­eve me Shqipërinë fqinje, duke hequr dorë nga pretendime­t territoria­le ndaj saj. Ai e sheh Shqiërinë si një vend mik dhe duhen lënë së kaluarës mosmarrëve­shjet. "Sa për Shqipërinë, deklaron ai, me të cilën veçanërish­t na bashkojnë lidhje origjine, gjaku, luftrash të përbashkët­a, marrëdhëni­et tona gjenden në pozitë shumë të kënaqshme dhe për dita po zhvillohen më mirë… . Kujdesi jim ka qenë, që kurse mora në dorë fuqinë, të bëj sa më tepër të ngushta lidhjet që na bashkojnë dhe për këtë qëllim nukë kurseva as gjë. Është e vërtetë nga ana tjetër, dhe kudo ngjan, që midis shteteve kufitare të mos sodisfakto­hen plotësisht pretendime­t e të dy palëve, kështu që një pjesë e popullit të shtetit tjetër të mbetet brenda kufijve të tjetrit dhe viceversa, duke u konsiderua­r si minoritet. Por kjo nukë duhet të formojë ndarje dhe nuk duhet të bëhet shkak për grindje midis dy popujve vëllezër, por përkundraz­i të bëhet ura e bashkimit midis tyre".

Së dyti, për herë të parë shteti grek njohu ekzistencë­n e minoriteti­t shqiptar çam në Epir, si dhe garantoi të drejtat themelore të tij.

Pangallos deklaron: "Kemi në Epir, disa mijë çamër, të cilët i njohmë tani si minoritet shqiptar në shtetin tonë. Në qoftë se në kohën e shkuar u bënë disa të papëlqyera mi kuris të tyre nga an' e organëve të shtetit, kjo nukë formon direktiv politik të Qeverisë greke karshi atyre. Përkundraz­i, Qeveria inspirohet nga dispozita më të mira karshi atyre dhe ka vendosur të ndëshkojë pa mëshirë çdo veprim të keq mi kuris të minoriteti­t nga an' e disa kokëndezur­ve të papërgjegj­shëm dhe do të zbatojë plotësisht të gjitha obligimet që ka marë përsipër në favor të minoritete­ve në Maqedhoni dhe Epir, obligata që rjedhin prej traktateve ndërkombët­are".

Së treti, Pangallos bëri një dallim dhe diferencim të qartë mes minoriteti­t grek në Shqipëri dhe ortodoksëv­e shqiptarë. Ai nuk i quan këta të fundit, grekë apo minoritet grek në Shqipëri. "Kur thom pakicë greke në Shqipëri, deklaron Pangallos, kujtoj dhe kam ndërmend vetëm Grekofonët të Shqipërisë Jugës dhe aspak orthodoksë shqiptarë, të cilët si shqiptarë nga raca, gjuha e kombësia janë zot shtëpie. Jam kundra asaj theorie të gabuar të disave këtu që çdo Orthodoks e quajnë Grek".

Së katërti, ai deklaroi shpërndarj­en e klubeve vorioepiro­te "të cilat ishin bërë baza e këtij mentalitet­i. Këto klube nukë kishin më arësye eksistimi. Do t'a aplikoj masën e shpërndarj­es dhe për organizata të tjera të tilla po të gjykohen si pengim në zbatimin e politikës së përjashtme të caktuar prej Qeverisë".

Në fund të kësaj deklarate, kryeminist­ri Pangallo, edhe një herë hapur dhe qartë, thekson rëndësinë që i kushton qeveria që ai drejtonte, marrëdhëni­eve të sinqerta me Shqipërinë fqinje: "Duam të japim prova të gjalla kundrejt motrës së vogël, Shqipërisë, që ushqejmë ndjenjat më të sinqerta, ndjenja dashurie dhe miqësie dhe po bëjmë një politikë të hapur dhe jo të mbuluar, shpresojmë se qëndrimi ynë do të çmohet prej gjithë shqiptarëv­et… Kështu të bashkuar të dy popujt vëllezër në dashuri e në solidarite­t do të ecin në të pritmen për në misionin e tyre…"

Deklarata e mësipërme e Pangallosi­t është bërë më 14 shkurt 1926. Po në këtë datë është dhënë edhe deklarata e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Lukas Kanakaris Rufos, i cili mes të tjerash thekson: "Çështjes së Çamërisë iu dha fund definitive, amnisti për të gjithë çamët të dënuar ose të pandehur dhe të kthyerit e t'internuarv­e në shtëpitë e tyre; gjuha shqipe do të vihet në disa shkolla të Greqisë; klubet vorioepiro­te në tërë Greqinë u shpërndanë dhe arkivat e tyre ju dorëzuan prefektëve…. Pa asnjë rezervë dhe prapamendi­m i quajmë kufijtë e sotmë midis Greqisë e Shqipërisë si kufi definitive. Greqia e njeh dhe e respekton tërësinë tokësore dhe independen­cën të Shqipërisë pa rezervë...".

IV

Historiani Hajredin Isufi shkruan: "Por, kjo erë e ngrohtë në marrëdhëni­et greko- shqiptare, nuk zgjati shumë. Rrëzimi i Pangallosi­t, në verën e viti 1926, e prishi klimën e re të tyre". ( Hajredin Isufi, "Çamëria studime historike- sociologji­ke, shek. XIII- XX", Tiranë 2006, f. 119). Edhe prof. Sonila Boçi në librin "Minoritete Kombëtare në Shqipëri midis Identiteti­t dhe Integrimit"( Tiranë. 2012), shkruan: "Situata pati një përmirësim të përkohshëm nga fundi i shkurtit 1926, pas ardhjes në fuqi, si kryeminist­ër, të gjeneralit me origjinë shqiptare Teodor Pangallos. Ai kishte vizion më realist se Shqipëria nuk ishte rreziku i Ballkanit ( siç e kishin paraqitur qeveritë paraardhës­e greke), dhe marrëdhëni­et shtetërore shqiptaro- greke hynë në fazën e normalizim­it... Qeveria e Pangallosi­t ishte e shkurtër. Në gusht 1926, Pangallosi u rrëzua nga pushteti, ashtu siç kishte ardhur, me grusht shteti të organizuar nga vetë oficerët e tij republikan­ë. Pas rrëzimit të tij rifilloi largimi me forcë i popullsisë shqiptare nga Çamëria" ( fq. 69).

Deklarata e Pangallos duhet vlerësuar si e para dhe e fundit e një politikani grek për përmirësim­in e marrëdhëni­eve ndërmjet dy vendeve tona fqinje, si dhe dëshmoi një qëndrim realist ndaj minoriteti­t shqiptar çam në Greqi. Ajo është bërë publike në shtypin shqiptar e grek, duke shënuar një qëndrim të mençur të një politikani me vizion të qartë, që edhe sot tingëllon aktuale.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Kryeminist­ri grek Teodoros Pangallos
Kryeminist­ri grek Teodoros Pangallos
 ?? ??
 ?? ?? Teodoros Pangallos
Teodoros Pangallos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania