Panorama (Albania)

Brazili ka eksperienc­ë, Paketa: Do të jemi gjithnjë favoritë

-

Lukas Paketa zbuloi se mbështetja e trajnerit të Uest Hemit, Dejvid Mojes e ndihmoi atë të përballej me skandalin e basteve që çoi në kolapsin e transferim­it të tij prej 80 milionë paundësh te Mançester Siti. Sulmuesi brazilian është ende subjekt i një hetimi shtatë- mujor të FA- së për vendosjen e dyshimta të basteve që lidhen me tre kartonë të verdhë që Paketa mori vitin e kaluar për Uest Hemin. Paketa nuk ka luajtur për Brazilin që kur nisi hetimi, por nën drejtimin e trajnerit të ri Dorival Zhunior, ai do të kthehet të shtunën kundër Anglisë në "Uembli". "Unë nuk mendoj se ata ( Uest Hemi) kanë bërë ndonjë gjë ndryshe nga ajo që duhet të kishin bërë", tha Paketa, i cili mohon çdo akuzë. "Marrëdhëni­a ime me Dejvid Mojesin është shumë e mirë. Ne folëm për këtë. Ai tha se donte që unë të luaja". "Mail Sport" zbuloi në gusht se mesfushori ishte subjekt i një hetimi të FA për baste të dyshimta të vendosura me bastvënës në Brazil, që dyshohet se u gjurmuan në ishullin Paketa, në Gjirin Guanabara, ku Paketa u rrit. Hetimi fokusohet te kartonët që ai mori kundër Bornmëthit në javën e parë të sezonit të kaluar, kundër Aston Vilës në mars dhe Lidsit në maj. "Më thanë të mos komentoja për këtë temë", tha Paketa në konferencë­n e shtypi me Brazilin. "Kanë kaluar shtatë muaj që ka ndodhur dhe unë jam duke bashkëpunu­ar, duke bërë atë që është në fuqinë time që të zgjidhet". Transferim­i i tij te Siti dështoi prej kësaj që ndodhi, por Guardiola mendohet se është ende i interesuar për ta transferua­r në "Etihad", pasi e sheh mesfushori­n si zëvendësue­sin ideal të Bernardo Silvës. 26- vjeçari do të përballet nesër me shokun e skuadrës, Xharod Bouen, i cili është grumbullua­r nga Anglia, për të cilin tha: "Unë fola me Xharod dhe ai dëshiron që të luajë kundër nesh, sepse ai e di se sa peshë ka fanella jonë dhe historia jonë". Edhe pse kjo skuadër e re braziliane është e mbushur me lojtarë pa përvojë, Paketa ende beson se Brazili është favorit: "Ekipi brazilian do të jetë gjithmonë favorit, për shkak të historisë dhe lojtarëve që kemi".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania