Panorama (Albania)

Alonso, Hënes: Bajerni, Liverpuli dhe Reali e duan

-

Presidenti i nderit të Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, ka thënë se klubi i tij, Liverpuli dhe Reali i Madridit janë të gjithë duke punuar për të arritur një marrëveshj­e me Ksabi Alonson si trajnerin e tyre të ardhshëm. Në fillim të këtij muaji, "Sky" në Gjermani raportoi se Bajerni kishte nisur diskutimet me trajnerin e Bajer Leverkusen­it, për të zëvendësua­r Tomas Tuhelin, i cili do të largohet në verë. Ishmesfush­ori i Liverpulit raportohet se është gjithashtu kandidati i preferuar i Liverpulit, pasi ata kërkojnë pasardhësi­n e Jyrgen Klopit, i cili do të largohet në fund të sezonit. Drejtori i ri sportiv i "reds"- ave, Riçard Hjuxhs, i cili do të nisë punë në fund të sezonit dhe është emërimi i parë i administra­torit Majkëll Eduards, që kur u emërua drejtor, e di se menaxheri i Alonsos ka sjellë një tjetër klient të tij, Andoni Iraola, në Bornmëth verën e kaluar. Alonso gjithashtu është përfolur edhe për një transferim te ish- klubi tjetër i tij, Reali i Madridit, pavarësish­t se Karlo Ançeloti e zgjati kontratën deri në vitin 2026 në dhjetor. "Ai e ka dëshmuar ( Alonso) se mund të jetë trajner për një ekip të madh", tha Hënes për gazetën gjermane "Ran Sport". "Klube si Liverpuli, Reali, Leverkusen­i dhe Bajerni janë duke punuar për këtë". Bavarezët konsideroh­en favoritë, ndërsa mësohet se kanë marrë një sinjal pozitiv nga ish- mesfushori gjatë bisedimeve fillestare. Ai do t'i kushtonte Bajernit midis 12.8- 21.3 milion paund ( 15- 25 milionë euro) këtë verë, pasi ka një klauzolë fikse largimi në kontratën e tij prej rreth 12.8 milionë paund

( 15 milionë €), por që hyn në fuqi vetëm në verën e vitit 2025.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania