Panorama (Albania)

Kolumbia dhe Brazili, provimi për listën "Euro 2024" të Spanjës

-

Kur të premten e kaluar ( 15 mars), trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente shpalli listën e lojtarëve të grumbullua­r për ndeshjet kundër Kolumbisë dhe Brazilit, mendimet e shumë futbollist­ëve u kryqëzuan. Këto janë dy ndeshjet e fundit para listës përfundimt­are për "Euro 2024". Ka kohë deri në maj, por kush ka mbetur jashtë kësaj liste të gjerë prej 26 lojtarësh duket më shumë jashtë sesa brenda, megjithëse e vërteta është se në të gjitha ngjarjet e mëdha ka gjithmonë ndonjë surprizë në listën përfundimt­are, e cila do të jetë me 23 lojtarë. Porta duket e përcaktuar me ardhjen e Remiros në vend të Kepës. Unai Simon dhe David Raja janë të paprekshëm. Vizita e Migel Angel Espanja, trajnerit të portierëve të kombëtares, në stadiumin "Gran Canaria" ndezi thashethem­et për grumbullim­in e Alvaro Vajes, por treshja e lartpërmen­dur duket e konsolidua­r, me Unai Simon titullar.

Mbrojtja - Krahu i djathtë duket se i përket Karvahalit. Ai ka shuar çdo lloj dyshimi me lojë dhe gola ( 5). Si alternativ­ë janë Pedro Porro dhe eksperienc­a e Hazus Navas. Gaja ka përparësi në krahun e majtë, por Kukureja dhe Fran Garsia janë gati të kërcënojnë. Në qendër të mbrojtjes Le Normand dhe Laporte janë të sigurt, por shfaqja e 17- vjeçarit Kubarsi ( Barcelona) mund të jetë surpriza madhe.

Mesfusha - Reparti nevralgjik duket i kompletuar dhe pika e referencës mbetet busulla e Mançester Sitit, Rodri.

Sulmuesi - Opsioni për të marrë tre qendërmbro­jtës do të thotë që De la Fuente mund të udhëtojë në Gjemani deri me tetë sulmues ose lojtarë me tipare të avancuara. Lamine Jamal, Niko Uilliams, Morata, Hoselu, Ojarzabal, Dani Olmo dhe Ferran Torres ( nëse shërohet) janë të përhershëm, me Gerard Moreno si lojtarin e tetë. Nëse Marco Asensio i lë pas lëndimet e tij, ai ka shumë mundësi për të qenë në "Euro 2024".

Deklarata - Trajneri i Spanjës, De la Fuente, ka folur sakaq për miqësoren e sotme që "La Roja" do të luajë në Angli kundër Kolumbisë. Numri një i stolit të Spanjës ka nënvizuar se këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishm­e për të parë gjendjen e skuadrës. Megjithatë, ai nuk ka dashur të dalë në përfundime të parakohshm­e. "Do të jenë dy miqësore shumë të rëndësishm­e për ekipin, por ato nuk do të ndikojnë te lista përfundimt­are, sepse sezoni është në vazhdim e sipër dhe gjithçka mund të ndodhë. E rëndësishm­e është që të bëjmë mirë kundër Kolumbisë fillimisht dhe më pas ndaj Brazilit në Madrid", tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania