Panorama (Albania)

Morata s'na llogarit fare: Kualifikoh­en Spanja e Italia

Sulmuesi i Atletikos nuk parashikon surpriza në grupin tonë

-

Kampionati Europian është te dera dhe miqësoret e marsit do të jetë testi i vërtetë para nisjes së kompeticio­nit, i planifikua­r më 14 qershor në Gjermani.

Për herë të dytë në historinë tonë edhe ne do të jemi pjesë e "Euro"- s, ku së bashku me Italianë kampione në fuqi, Spanjën fituese të Ligës së Kombeve në fuqi dhe Kroacinë e Modriç me shokë, do të formojmë atë që është cilësuar me të drejtë si grupi i ferrit. Dhe sulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata nuk ka la dhënë asnjë shans për të ëndërruar një kualifikim. Ai është shprehur i sigurt se Spanja e tij dhe Italia, do të jenë skuadrat që do të kalojën grupin në "Euro 2024". Deklarata e Alvaro Moratës ka ardhur gjatë një interviste që sulmuesi i Atletikos së Madridit ka dhënë për "Gazetta dello Sport" në Itali. Morata me shumë gjatë do të jetë kapiteni i Spanjë në "Euro 2024". "Unë jam gati të firmos që Spanja dhe Italia kalojnë grupin dhe shtoj edhe diçka tjetër, që kush kualifikoh­et nga grupi ynë, pastaj do të shkojë larg. Por do të jetë shumë e vështirë. Kroacia ka një ' ADN' konkurrues­e të jashtëzako­nshme, që e kemi parë në të gjithë turnetë e mëdhenj ku ka marrë pjesë, vendi i dytë dhe i tretë në Botëror, vitin e kaluar në Ligën e Kombeve i mundëm me penallti", ka theksuar Morata. Numri 9 i Spanjës ka komentuar dhe për kuqezinjtë, duke vlerësuar fushatën kualifikue­s për në "Euro 2024", por duke mos na llogaritur si alternativ­ë për të shkuar më tej. "Natyrisht që të gjithë rivalët meritojnë respektin e duhur. Me Kroacinë do të përballemi në ndeshjen e parë në Berlin dhe ajo do të jetë shumë e rëndësishm­e. Çdo ndeshje e parë vlen shumë. Pastaj nuk duhet të harrojmë se në lojë është dhe Shqipëria, që ka bërë një grup kualifikue­s spektakola­r. Problemi është se nuk mund të gabosh, nëse gabon një ndeshje e gjen veten menjëherë nën presion. Por unë si kapiten them se kjo Spanjë ka një grup të madh dhe mendoj të njëjtën gjë edhe për Italinë".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania