Panorama (Albania)

Anglia merr me vete në Gjermani edhe... parfumet

Do spërkatet hoteli, që t'u duket sikur janë në shtëpi

-

Anglia do të udhëtojë në "Euro 2024" me aromën e saj për t'i bërë lojtarët të ndihen sikur të ishin në shtëpinë e tyre. "Tre luanët" janë në të njëjtin grup me Serbinë, Danimarkën dhe Slloveninë në turneun e kësaj vere.

Ndërsa shkojnë në Gjermani me shpresën për t'i dhënë fund pritjes së tyre 58vjeçare për të fituar një trofe, skuadra e Anglisë do të qëndrojë në resortin luksoz "Golfresort Weimarer Land", pranë qytetit të qetë të Blankenhai­nit. Sipas "Daily Mail", Federata Angleze e Futbollit do të paketojë me vete në çantat e tyre aroma të veçanta për t'i spërkatur nëpër hotel në mënyrë që t'u japë lojtarëve një ndjenjë familjarit­eti. Aromat janë të njëjtat që përdoren në bazën stërvitore të kombëtares në Londër, "St George's Park". Një përzierje bergamoti, zambaku dhe jasemini do të spërkatet rreth zonave kryesore të akomodimit, e cila është një aromë e freskët dhe e dallueshme. Në palestër, do të spërkatet një aromë që synon të japë energji. Dhe në dhomat e gjumit, një aromë livando do të hidhet për të ndihmuar lojtarët të pushojnë. Futbollist­ët e Anglisë gjithashtu thuhet se do të marrin me vete çarçafët dhe peshqirët e tyre personalë të dushit, për të krijuar ambientin komod të shtëpisë së tyre.

Kurimi i detajeve - Trajneri Garet Sauthgejt do të bëjë gjithçka për të siguruar

lavdinë në Gjermani këtë verë dhe është menduar deri në detaje të tilla dhe njerëzit e tij po kurojnë çdo kriter që mund t'u japë atyre një avantazh në konkurrenc­ën me rivalët. Ka pasur studime shkencore që pretendojn­ë se aromat mund të përmirësoj­në performanc­ën për sportistët, pasi ato ndihmojnë në mirëqenien mendore dhe nxisin relaksimin e trurit larg fushës. Anglia do të akomodohet në "Golfresort Weimarer Land", një resort me pesë yje, i cili ndodhet në një vend të largët, një orë e

gjysmë me makinë nga qyteti i Lajpcigut. Hoteli ka fusha futbolli dhe 45 gropa golfi për të luajtur. Yjet e Anglisë do të kenë gjithashtu akses në një pishinë, bilardo, pingpong dhe futboll tavoline. Në hotel nuk mungon kurrsesi palestra, një qendër bukurie dhe relaksi, dhoma e trajtimit, salla të shumta konferenca­sh dhe ka shtatë restorante. Një dhomë kushton 300 paund për një natë. Klubet e QPR- së dhe Verder Bremenit e kanë përdorur këtë bazë për kampe stërvitore parasezona­le në të kaluarën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania