Panorama (Albania)

“Opozita, bashkim për fitore”, mesazhet e drejtuesve të PD- së

“Jemi të bashkuar”, Bardhi: PD, e vetmja mundësi që vendi të ndryshojë “Shembulli se si mundet terrori shtetëror”, Gjekmarkaj në Fushë- Arrëz: Bashkimi tmerroi Ramën dhe autokratët e tjerë. Të punojmë fort për fitoren

- VALENTINA MADANI

Drejtuesit e “Rithemelim­it” përcollën dje mesazhet e bashkimit si e vetmja mundësi që Shqipëria të ndryshojë. Ekipi drejtues i PD- së po takon demokratët në të gjithë vendin për të përmbyllur procesin e bashkimit edhe në degë.

Nga ana tjetër, ky tur synon që në njëfarë mase të kompensojë boshllëkun që ka krijuar izolimi i liderit të opozitës, Sali Berisha, kur nga zgjedhjet na ndan rreth një vit. Ekipi drejtues i PD- së takoi demokratët e Pukës e Fushë- Arrëzit, dy bashki që opozita fitoi në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në këtë qytet demokratët kujtuan zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992, të parën betejë elektorale që fitoi Partia Demokratik­e, duke përcjellë mesazhin se opozita e bashkuar do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re përballë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. “Sot është një ditë e shënuar, 22 marsi është dita e fitores së demokracis­ë në Shqipëri. Është dita e përmbysjes së diktaturav­e, sepse 22 marsi është dita kur shqiptarët fituan përballë së keqes që dominoi Shqipërinë për 50 vite”, - tha sekretari i përgjithsh­ëm, Flamur Noka. Gazment Bardhi theksoi se rotacioni është i nevojshëm për një të ardhme më të mirë për shqiptarët. Sipas Bardhit, edhe ndryshimet në buxhet që u miratuan të enjten në Parlament, tregojnë se kjo qeveri nuk ka prioritet qytetarët. “Nga rritja e rrogës minimale në fondin e pensioneve shkuan 70- 80 mln euro më shumë. Në vend që të rrisnin pensionet, i çuan tek porti i Durrësit, në projektin për portin. U zgjuan një mëngjes dhe thanë ‘ pse të mos e falim këtë port’. Kjo është filozofia e Ramës”, - tha Bardhi. Gjatë fjalës së tij, z. Bardhi vuri në dukje se PD- ja është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ndryshojë dhe të dalë nga mjerimi ku është zhytur në 12 vite keqqeveris­je. Më tej, ai shtoi se kjo qeveri në vend që të rriste pensionet, paratë e mbledhura nga rritja e pagës minimale, i çoi për projektin

e portit të Durrësit. “Jemi sot të gjithë bashkë, të bashkuar. Jemi bashkuar, jemi të vendosur për të rezistuam, për t’u përballur e për të fituar në të gjithë Shqipërinë. Jo sepse PD- ja duhet të jetë në pushtet, por sepse është e vetmja mundësi që Shqipëria të ndryshojë dhe të dalë nga mjerimi ku është zhytur në 12 vite keqqeveris­je. Sot vendi po braktiset për shkak të pamundësis­ë. Kemi propozuar rritjen e pensioneve. Nga rritja e rrogës minimale, në fondin e pensioneve shkuan 7080 mln euro më shumë. Në vend të rrisnin pensionet, i çuan te porti i Durrësit, në projektin për portin. U zgjuan një mëngjes dhe thanë pse mos ta falim këtë port. Kjo është filozofia e Ramës”, - tha Bardhi. Kurse nënkryetar­i

demokrat, Agron Gjekmarkaj, gjatë takimit me qytetarët e Fushë- Arrëzit vlerësoi se kjo bashki është shembulli se si mundet terrori shtetëror. Gjekmarkaj përmendi se PD ka kaluar një periudhë jo të lehtë, por tanimë ata janë të bashkuar dhe për këtë, kryeminist­rit Rama, sipas tij, i ka hyrë tmerri. Gjekmarkaj shtoi po ashtu se të gjithë demokratët bashkë duhet të ngrihen në qëndresë dhe të punojnë fort për fitore në zgjedhjet e ardhshme. “E kemi përjetuar me emocion dhe gëzim fitoren tuaj, e cila është një shembull se si mundet terrori shtetëror, si mundet korrupsion­i, si përbuzet zarfi në emër të votës së lirë. PD dhe Shqipëria duhet të marrë shembull nga ju se si realizohet qëndresa, se si ar

rihet fitorja. Kemi kaluar një periudhë jo të lehtë, nga e cila ne duhet të bëjmë thesarin e kujtesës sonë. Ne realizuam bashkimin, gjë që ka tmerruar Edi Ramën dhe gjithë autokratët e Shqipërisë. Ju e dini se si po qeveriset Shqipëria, të njëjta fytyra në 12 vite, i njëjti korrupsion, i cili vetëm rritet, e njëjta arrogancë që vetëm shtohet, e njëjta përbuzje ndaj qytetarëve që meriton refuzim dhe protestë. PD- ja nuk duhet ta humbasë vetëdijen dhe krenarinë e saj. Është partia që solli pluralizmi­n, që solli lirinë, që solli Kushtetutë­n e parë demokratik­e në vend, që futi Shqipërinë në NATO dhe bëri vendin e lirë pa viza. Është partia e infrastruk­turës moderne dhe rrogave evropiane. Është partia e cila i ka dhënë

dinjitetin evropian Shqipërisë, mirëpo shikoni se çfarë ndodh. Themeluesi i pluralizmi­t, kryetari i PD dhe lideri i opozitës, u arrestua duke sulmuar Kushtetutë­n në mënyrën më të shëmtuar në Evropën moderne. Ndaj ne të gjithë bashkë, duhet të ngrihemi në qëndresë, duhet të punojmë për

fitoren siç ka ndodhur këtu te ju. Është momenti për t’i kthyer Shqipërisë dinjitetin, krenarinë dhe rrugën nga Evropa. Parulla jonë e famshme që na ka mbushur me shpresë e gëzim ‘ E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’ është sot më shumë se kurrë e dobishme”, - tha Gjekmarkaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania