Panorama (Albania)

Ligji i ri për Gardën e Republikës, drejtuesi të zgjidhet me konkurs

-

Pika e parë në ligjin e ri për Gardën e Republikës ka të bëjë me mbrojtjen nga Garda do t’u njihet vetëm Presidenti­t, kryetares së Kuvendit dhe kryeminist­rit, ndërkohë që për personalit­et e tjera të larta që lënë detyrën, kjo e drejtë është e kushtëzuar. Në projektlig­j thuhet se procesi i zgjedhjes së drejtuesit të Gardës duhet të jetë sipas meritokrac­isë. “Drejtuesi i Gardës së Republikës duhet t’i jetë nënshtruar një procesi konkurrues, ndërmjet kandidatëv­e më të mirë që plotësojnë këto kritere, siç janë parashikua­r në projektlig­j. Vetëm nëpërmjet kësaj mënyre, sigurojmë një drejtues që ka vizionin dhe aftësitë për t’iu përgjigjur nevojave të sigurisë që Garda e Republikës”. Në draft janë saktësuar kushtet që duhet të plotësojë një person për të kandiduar për postin e drejtuesit të Gardës. “2. Drejtor i përgjithsh­ëm i Gardës së Republikës mund të emërohet shtetasi shqiptar, që në kohën e kandidimit përmbush këto kushte: a) të ketë vetëm shtetësinë shqiptare; b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar; c) të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmër­isë; ç) të jetë në gjendje të mirë shëndetëso­re dhe i aftë për të kryer detyrën; d) të ketë përfunduar ciklin e dytë të arsimit të lartë në fushën e rendit ose sigurisë; dh) të ketë përvojë pune jo më pak se 10 ( dhjetë) vjet në fushën e rendit ose sigurisë; e) të mos jetë larguar nga puna më parë për shkaqe disiplinor­e dhe të mos ketë masë disiplinor­e në fuqi në momentin e kandidimit; ë) të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; f) të mos ketë marrë cilësinë e të pandehurit për kryerjen e një vepre penale, ose ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë e sigurimit personal; g) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës”. Po ashtu, projektlig­ji i ri synon të rregullojë klasifikim­in e niveleve të gradave. Më 3 shkurt të këtij viti komandanti i përgjithsh­ëm i Gardës, Gramos Sako, është dorëhequr nga detyra pas 11 vitesh në krye të këtij institucio­ni.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania