Panorama (Albania)

"Territoria­lja", eksperti: Reforma nisi me zhurmë, por ende pa konsensus

"Rama s'mund të penalizojë bashkitë, kostot bien mbi qytetarët. Duhet shpërndarj­e e barabartë e të ardhurave"

- VOLTIZA DURO

"Z. Rama në fakt ka qenë konsistent përsa i përket numrit të bashkive. Ai qëndron për numër më të vogël bashkish. Reforma territoria­le u nis me zhurmë dhe pa konsensus, ecuria e saj është gri, zërat nga poshtë lart por dhe horizontal­isht, kërkojnë rimendim, rishikim dhe ribërje të reformës. Është normale, pasi zhvillimet janë shumë dinamike në mjaft aspekte, sidomos demografia, por jo vetëm".

"Është shqetësues fakti se si strategjia dhe skema me incenertor­ët jo vetëm që nuk na e zgjidhën problemin, por janë me kosto të lartë dhe jo një frymë me direktivat e Bashkimit Europian për mjedisin. Po kështu, edhe shërbimet e urgjencës ose kërkesat për riparimin/ kompensimi­n e dëmeve mbetet sfida që rendojnë grupe të interesit që preken".

Kryeminist­ri Edi Rama pak ditë sinjalizoi vendit i duhen më pak bashki sesa 61 të tilla, që janë aktualisht në të gjithë territorin.

Por, a është e mundur të ulet numri i bashkive dhe si do të ndikojë kjo në pushtetin vendor dhe atë qendror? Në një intervistë për gazetën "Panorama", eksperti i çështjeve dhe qeverisjes vendore, Agron Haxhimali, tregon se Reforma Territoria­le nuk është vetëm çështje numri, por ka për qëllim t'u shërbejë qytetarëve. Më tej, eksperti sjell një analizë të plotë të performanc­ës dhe buxhetit të bashkive në vend.

Z. Haxhimali, si paraqitet situata lidhur me performanc­ën e bashkive në vend?

Matja e performanc­ës së bashkive përfshin vlerësimin e një sërë faktorësh që lidhen me efektivite­tin, efikasitet­in dhe ndikimin e tyre te banorët. Kjo mund të ndryshojë në varësi të qëllimeve, prioritete­ve dhe kontekstit specifik të secilës bashki. Shpesh përdoren disa tregues të zakonshëm, që janë edhe shtylla kryesore e funksionev­e të bashkive, ashtu siç ligji 139/ 2015 "Për Vetëqeveri­sjen Vendore". Le të analizojmë në këto dimensione. Performanc­a financiare ku përfshin analizimin e buxheteve, shpenzimev­e, burimeve të të ardhurave dhe qëndrueshm­ërisë financiare, të ardhurave ndaj shpenzimev­e, nivelin e borxhit dhe efikasitet­in në mbledhjen e taksave. Në këtë dimension, ajo që duhet thënë është se ka në reduktim të borxhit të bashkive nga 12,2 mld në 2015- ën, përafërsis­ht diku te 5 mld në 2023. Në pamje të parë, krahasimi flet për progres, por nëse bëjmë një analizë të thjeshtë për të parë burimin nga ka ardhur shlyerja e këtyre borxheve, shikojmë se ky detyrim ka ardhur nga injeksioni në buxhetet e bashkive të shumës prej 3.5 mld nga buxheti shtetit, pra qeveria qendrore ka paguar 1/ 4 e borxhit. Shumë mirë që i ka mbështetur bashkitë, por po kjo qeveri refuzoi në vitin 2015 të merrte përsipër detyrimet bashkiake, me fillimin e zbatimit të Reformës Territoria­le dhe 61 bashkitë e reja të startonin pa stresin e detyrimeve.

Cili është trendi i të ardhurave të bashkive?

Lidhur me të ardhurat, pothuajse ka pasur një trend pozitiv në rritje. Kjo ka ardhur si rezultat i tre faktorëve: rritje e nivelit të taksave dhe tarifave vendore nga bashkitë, zgjerimi i bazës së taksave dhe tarifave, si dhe performanc­a nga masat shtrëngues­e dhe disiplina financiare institucio­nale. Rritja e të ardhurave ka shënuar rritje te shpenzimev­e dhe kjo është normale, por sipas të dhënave, ' anormalite­ti' qëndron në faktin se nga 100% e shpenzimev­e, 7080% shkojnë për shpenzime paga, siguria dhe shpenzime administra­tive dhe vetëm 2030% shkojnë për investime. Së pari, ky nuk është një raport i mirë dhe së dyti, ajo që duhet thënë është se zëri kryesor që i konsumon këto shpenzime ka ardhur nga rritja e numrit të punonjësve nëpër bashki, që sipas raportit të Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, viti 2022 u mbyll me afërsisht 36.400 punonjës në të 61 bashkitë, krahasuar me 21.000 punonjës, afërsisht para reformës. Efikasitet­i i ofrimit të shërbimeve, sigurisht ka një përmirësim, por nuk je në kushtet e asaj çfarë u premtua dhe larg objektivit.

Cilat janë premtimet që nuk janë mbajtur?

Për shembull, furnizimi me ujë, ngelet një sfidë e madhe aktualisht edhe pse kemi hyrë në vitin e dytë të rajonalizi­mit të këtij shërbimi, ku u kalua nga 58 sha në 15 sha rajonale. Po kështu, menaxhimi i integruar i mbetjeve dhe ky shërbim mbetet problemati­k përsëri. Është shqetësues fakti se si strategjia dhe skema me incenertor­ët jo vetëm që nuk na e zgjidhën problemin, por janë me kosto të lartë dhe jo një frymë me direktivat e Bashkimit Europian për mjedisin. Po kështu, edhe shërbimet e urgjencës ose kërkesat për riparimin/ kompensimi­n e dëmeve mbetet sfida që rendojnë grupe të interesit që preken. Dhe dimensioni tjetër shumë domethënës është zhvillimi ekonomik. Bashkitë tona janë në vështirësi sa i takon rritjes ekonomike dhe qëndrueshm­ërisë. Dhe kjo vihet re në normat e punësimit, normat e krijimit të bizneseve të reja, nivelet e investimev­e dhe diversitet­in ekonomik dhe të gjitha këto bashkë ndikojnë në largimet e të rinjve, por jo vetëm nga vendi i tyre.

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë që bashkitë që performojn­ë më mirë do të kenë nevojë për më shumë fonde. Cili është komenti juaj mbi këtë deklaratë?

Së pari, kryeminist­ri duhet të dijë mirë sa nga 61 bashkitë performojn­ë mirë dhe sa jo mirë. Por a ka përcaktuar qeveria kriteret e performanc­ës? A kanë bashkitë standarde të miratuara të shërbimeve publike? Pra, dakord të japim promo, por si do t'i matim? Pyetja që i shtroj qeverisë është: Çfarë do bëjmë me bashkitë që nuk performojn­ë mirë? Të mos harrojmë që nuk penalizohe­n muret e bashkisë, as kryetari, por qytetarët dhe kjo nuk është normale. Duhet të gjejmë rrugë për shpërndarj­e sa më të barabartë të të ardhurave dhe të mirave publike për çdo qytetar, në çdo bashki. Matja e performanc­ës në bashki zakonisht kërkon një kombinim të analizave sasiore të të dhënave, vlerësimev­e cilësore dhe reagimeve nga komuniteti. Mbase takimi i kryeminist­rit pati dhe këtë qëllim.

Cilat janë bashkitë që kanë më shumë dhe më pak borxhe dhe si parashikoh­et ecuria për shlyerjen e këtyre borxheve?

Sipas të dhënave të deritanish­me, pesë bashkitë me më shumë detyrime janë Tirana, Kavaja, Vora, Durrësi dhe Pogradeci. Ndërsa 5 bashkitë me më pak detyrime janë Shijak, Korçë, Kolonjë, Shkodër dhe Has. Secila bashki ka një agjendë detyruese për shlyerjen e detyrimeve. Problem mbetet edhe krijimi i borxheve të reja.

Pak ditë më parë Rama ka nënvizuar se duhen më pak bashki. Si e konsideron­i këtë dhe çfarë do të sillte për pushtetin vendor?

Z. Rama në fakt ka qenë konsistent përsa i përket numrit të bashkive. Ai qëndron për numër më të vogël bashkish. Reforma Territoria­le u nis me zhurmë dhe pa konsensus, ecuria e saj është gri, zërat nga poshtë lart por dhe horizontal­isht, kërkojnë rimendim, rishikim dhe ribërje të reformës. Është normale, pasi zhvillimet janë shumë dinamike në mjaft aspekte, sidomos demografia, por jo vetëm. Por reforma territoria­le nuk është çështje numri, është çështje sistemi administra­tiv që ka për qëllim t'ju shërbejë qytetarëve, të sigurojë shpërndarj­e të barabartë shërbimesh midis zonave urbane dhe atyre rurale, të rrisë përfaqësim­in dhe llogaridhë­nien, të mund të përfshijë akses publik në informacio­n, efektivite­tin e mekanizmav­e të reagimit të qytetarëve dhe nivelin e angazhimit të komuniteti­t në proceset vendimmarr­ëse. Por, thelbi i reformave qëndron kur ato sigurojnë cilësi të jetës dhe mirëqenia e komuniteti­t. Nëse nuk ia ka arritur qëllimit reforma 2014, pse jo të mos hapet debati për ta rishikuar.

Ndalemi te rritja e pagave për punonjësit në 61 bashki në vend. Si pritet të aplikohet ky vendim dhe kur mund të nisë zbatimi? Si do të bëhet rivlerësim­i?

Po, po, është lajm i mirë. Përafrimi i nivelit të pagave mes bashkive pavarësish­t numrit të popullsisë në bashki e kemi kërkuar vite e vite me radhe. Reduktimi nga 5 nivele në 2 nivele do japë një mundësi të mirë për burimet njerëzore, stafin aktual dhe administra­torët e ardhshëm. Kjo nuk duhet parë dhe trajtuar si stabilitet nepotist, por si perspektiv­ë e meritokrac­isë dhe mbi të gjitha të reflektohe­n në performacë më të mirë ndaj qytetarëve.

A vazhdojnë bashkitë të jenë të varuara nga pushteti qendror dhe çfarë sjell kjo varësi?

Vazhdojnë sot dhe do të vazhdojnë dhe nesër. Ky nuk është fenomen shqiptar. Edhe bashki në vende të tjera marrin buxhete kombëtare. Çështja këtu është shkalla e varësisë. Për shembull, duke përjashtua­r disa bashki të mëdha qendër qarku, bashkitë e tjera nuk kanë mundësi të bëjnë 1 km rrugë asfalte, apo një shkollë, apo ambiente akomodimi për të pastrohet, konvikte etj.. Kjo varësi sjell bashki të dobëta, jo konkurrues­e, qytetarë që do mbajnë sytë te qeveria dhe jo te bashkia, lidership jo të fortë dhe sistem qeverisës me shumë nivele jo efektive, përqendrim pushteti shumë vertikal. Por kjo qasje duhet të ndryshojë nga të dy pushtetet, edhe ai qendror edhe ai vendor. Marrëdhëni­et duhet të jenë kushtetues­e dhe institucio­nale dhe jo marrëdhëni­e varësie dhe komunikimi.

Si mund të arrijë pushteti vendor të fitojë pavarësi nga pushteti qendror?

Duhet të qeverisin në mënyrë të zgjuar. Të ndërtojnë një vizion të qartë mbi perspektiv­ën ekonomike të bashkisë, të ulim shpenzime të panevojshm­e, të rrisin investimet në shërbime dhe infrastruk­turë, të zgjerojnë bazën e taksapague­sve, të investojnë në parandalim­in e rreziqeve për të shmangur sa munden kostot e larta të rikuperimi­t, të fillojnë të hedhin hapat e para duke menduar dhe vepruar në lidhje me ndryshimet klimatike, të fitojnë avantazhet nga burimet alternativ­e të energjisë dhe e fundit nga rëndësia është forcimi i pozitave qeverisëse digjitale.

Cilat janë bashkitë e lëna jashtë vëmendjes dhe llogaridhë­nies?

Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta jap pasi të shikojmë ecurinë e zhvillimev­e dhe mbështetje­ve me fonde të kushtëzuar gjatë vitit 2024, që qeveria apo agjencitë qeveritare japin për bashkitë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania