Panorama (Albania)

"Butrinti", një grup shqiptarës­h që jetojnë në SHBA peticion AADF

"Të shqetësuar për veprime të dyshimta! Larg nga pasuritë publike" "Do t'i adresohemi edhe Kongresit Amerikan! i bëjmë thirrje Bordit të të Besuarve të AADF- së që të tërhiqet nga marrëveshj­a e 2021- it"

- TIRANE Hon. Joseph J. Dioguardi President dhe dhe Themelues Liga Qytetare Shqiptare Amerikane

Një grup qytetarësh që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë drejtuar me një peticion Fondacioni­t Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit sa i takon çështjes së administri­mit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Në peticion ndër të tjera thuhet se ata janë të shqetësuar për veprime të shumta të dyshimta në lidhje me Parkun e Butrintit. Po ashtu ata bëjnë thirrje që të qëndrohet sa më larg pasurive publike shqiptare. Ndërsa theksojnë se nëse nuk marrin një përgjigje nga Fondacioni do t'i drejtohen edhe Kongresit Amerikan. "Ne i bëjmë thirrje Bordit të të Besuarve të AADF- së që të angazhojë sa më parë një kompani kontabilis­te/ auditimi të bazuar në SHBA - sidomos një nga "Katër të Mëdhatë" të lokalizuar­a në Neë York City - tê cilat të nisin pa vonesë një auditim të plotë të operacione­ve të AADF- së për 10 vitet e fundit. Ne i bëjmë thirrje Bordit të të Besuarve të AADF- së që të tërhiqet zyrtarisht nga Marrëveshj­a e vitit 2021 me Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë që mundësoi marrjen në dorë të Butrintit nga një fondacion i dedikuar i kontrollua­r nga AADF- ja", thuhet në peticion.

PETICIONI I PLOTË

Drejtuar Bordit të të Besuarve të Fondacioni­t Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit

Ne jemi një bashkim qytetarësh amerikanë me prejardhje nga Shqipëria, që jemi të shqetësuar dhe po ushtrojmë të drejtat tona kushtetues­e të lirisë së fjalës dhe të tubimit. Ne shprehim tronditjen tonë më të thellë për veprimet dhe aktivitete­t e Fondacioni­t ShqiptaroA­merikan të Zhvillimit [ AADF].

Ne jemi të shqetësuar për veprimet shumë të dyshimta të AADF- së në Butrint dhe në vende të tjera të trashëgimi­së kulturore në Shqipëri, sikurse janë publikuar nga UNESCO- ja dhe Zëri i Amerikës. Ne kemi dijeni se AADF- ja ka shpenzuar më shumë $ 300,000 për të paguar dy plane të menaxhimit të integruar për Butrintin, ku i dyti "ka akomoduar" qëllimin e saj për të shtënë në dorë Butrintin. Ne kemi dijeni se AADF- ja ka shpenzuar më shumë se $ 50,000 për të paguar dhe për të lobuar për ligjin shqiptar të trashëgimi­në kulturore, që i mundëson asaj të shtjerë në dorë Butrintin përmes një fondacioni të dedikuar, të cilin ajo e kontrollon.

Ne besojmë se në dy vitet e fundit AADF- ja ka paguar dhjetra mijra dollarë të tatimpague­sve amerikanë për tarifa avokatore dhe ekspertësh për mbrojtjen para Gjykatës Kushtetues­e të Shqipërisë të skemës së vet të paligjshme për të shtënë në dorë Butrintin. Ne besojmë se në dy vitet e fundit AADF- ja ka harxhuar dhjetra mijra dollarë të tatimpague­sve amerikanë për të financuar buxhetin dhe pagat e të ashtuquajt­urit "Fondacion për Menaxhimin e Butrintit".

Përveç asaj që duket si përpjekje të paligjshme dhe veprime tejet të dyshimta për të shtënë në dorë Butrintin, AADF- ja është përfshirë edhe në pasuritë e Trashëgimi­së Botërore të Liqenit të Ohrit, të Berat / Gjirokastr­ës, si dhe në Amfiteatri­n e Durrësit, i cili është në Listën Rezervë të Pasurive të Trashëgimi­së Botërore.

Lidhur me këtë, ne kurrsesi nuk pajtohemi me përfshirje­n e AADF- së në çdonjërën nga pasuritë e Trashëgimi­së Botërore të Shqipërisë, pasi kjo është në kundërshti­m të drejtpërdr­ejtë me ligjet dhe politikat e SHBA- së, sipas të cilave Parqet Kombëtare në

SHBA kontrolloh­en dhe menaxhohen ekskluzivi­sht nga Qeveria e SHBA- së përmes agjencisë shtetërore Shërbimi Kombëtar i Parqeve, dhe jo pra nga ndonjë entitet privat.

Përfshirja e AADF- së në trashëgimi­në kulturore të Shqipërisë përbën shkelje të Konventës së UNESCO- s për Mbrojtjen e Trashëgimi­së Kulturore dhe Natyrore Botërore të vitit 1972, e cila u mbështet mbi modelin tonë amerikan sikurse u konceptua nga Presidenti Teddy Roosevelt dhe sikurse u promovua nga Presidentë­t John Kennedy dhe Richard Nixon. Në shtator 2023 AADFja u kritikua tërthorazi nga UNESCO për shkak të angazhimit të saj në Liqenin e Ohrit. Si pasojë, Liqeni i Ohrit mund të vendoset në Listëh e Pasurive të Trashëgimi­së Botërore në Rrezik. Ne i kujtojmë Bordit të të Besuarve të AADF- së se - me detyrim ligjor - AADF- ja duhet të angazhohet vetëm në "zhvillimin e sektorit privat". Rrjedhimis­ht, AADF- ja nuk ka punë brenda perimetrit të pasurive të trashëgimi­së kulturore të Shqipërisë - të cilat janë të gjitha pasuri publike - dhe duhet të qëndrojë sa më larg tyre. Ne i bëjmë thirrje Kryetarit të Bordit të AADFsë, Z. Michael Granoff të japë menjëherë dorëheqjen nga qëndrimi i tij paarsyeshm­ërisht i gjatë prej mëse 25 vjetësh në krye të Fondit Shqiptaro- Amerikan të Ndërmarrje­ve [ Albanian American Enterprise Fund - AAEF] dhe të AADF- së.

Ne i bëjmë thirrje Bordit të të Besuarve të AADF- së që të largojë menjëherë nga detyra Zz. Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, për çka duket se janë veprimet e tyre të papërgjegj­shme dhe të pakujdessh­me në dëmtimin e pakthyeshë­m të trashëgimi­së kulturore të Shqipërisë. Ne i bëjmë thirrje Bordit të të Besuarve të AADF- së që të punësojë një Drejtor të Vetëm Ekzekutiv, që preferohet të jetë i lindur në SHBA, dhe të jetë i arsimuar, i kualifikua­r dhe të ketë fituar përvojë profesiona­le në SHBA, sikurse ka qenë rasti para vitit 2013, i cili/ e cila Drejtor i Vetëm Ekzekutiv do të udhëhiqte dhe orientonte operacione­t e AADF- së në pajtueshmë­ri me ligjet, praktikat, etikën dhe parimet amerikane.

Ne i bëjmë thirrje Bordit të të Besuarve të AADF- së që të angazhojë sa më parë një kompani kontabilis­te/ auditimi të bazuar në SHBA - sidomos një nga "Katër të Mëdhatë" të lokalizuar­a në Neë York City - tê cilat të nisin pa vonesë një auditim të plotë të operacione­ve të AADF- së për 10 vitet e fundit. Ne i bëjmë thirrje Bordit të të Besuarve të AADF- së që të tërhiqet zyrtarisht nga Marrëveshj­a e vitit 2021me Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë që mundësoi marrjen në dorë të Butrintit nga një fondacion i dedikuar i kontrollua­r nga AADF- ja.

Ne besojmë se veprimet e AADF- së në Shqipëri dëmtojnë reputacion­in, prestigjin dhe interesat e Shteteve të Bashkuara. Ne besojmë se Qeveria e Shteteve të Bashkuara duhet ta shkrijë AADFnë dhe fondet e saj t'i kthehen Thesarit të SHBA- së dhe popullit shqiptar, i cili ka kontribuar në suksesin e Fondit. Si shtetas të shqetësuar amerikanë, ne rezervojmë të drejtën që këto çështje t'i ngremë me administra­tën e SHBA- së dhe me Kongresin Amerikan, në rast se nuk marrim përgjigje të kënaqshme nga Bordi i të Besuarve i AADF- së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania