Panorama (Albania)

Berisha mesazh Ramës: Jam 32 herë më i motivuar në betejën kundër diktaturës

-

Për liderin demokrat Sali Berisha kauza e drejtë nuk njeh moshë duke I përcjellë Edi Ramës mesazhin se është 32 herë më i motivuar në betejën kundër diktaturës, sipas tij të instaluar nga ky i fundit. Në protestën e zhvilluar në atë që tashmë ka marrë emrin ' Rruga e Shpresës', Berisha u shpreh se kauza e drejtë nuk njeh moshë. "Të garantoj se pas 32 vitesh, Sali Berisha është 32 herë më i motivuar në betejë kundër teje, kundër diktaturës tënde. Mos mendo o mjeran diferencën e moshës, se po ta them këtu para shqiptarëv­e, kauza e drejtë nuk ka moshë. Kauza e drejtë nuk vdes kurrë. Moshën e përcakton kauza që mbron. Idealet që mbron. Ti je kalbësirë, je një hajdut që vjedh nga mëngjesi gjer në darkë. I rrethuar nga një bandë Dumanësh, Krajësh dhe llumi gjokërash me shokë. Ti nuk ke shpresë mor, nuk ke të ardhme. Kurse unë sot ndjehem po aq i ri sa 32 vite më parë, po aq i fuqishëm. Se kauza ime është po ajo, kauza e pavdekshme"tha Berisha. Ish kryeminist­ri iu rikthye qeverisjes së tij, ku sipas tij, viti 2008 ishte viti kur

PD ndau epokat. Berisha theksoi se gjatë qeverisjes së PD- së, u la pas epoka e varfërisë dhe Shqipëria hyri në epokën e prosperite­tit. "Mos harroni se në vitet 20052013, Shqipëria u bë protagonis­te e projekteve të shekullit. Projektet ndër më të mëdhatë të Europës, do bëheshin edhe projekte shqiptare si TAP- i. Kompanitë më të mëdha të botës do ndërtonin Kaskadën e Devollit dhe hidrocentr­ale të tjera. Shqiptarë, shtroni pyetjen vetes, cili investitor dhe cili investim madhor ka ndodhur gjatë këtyre 10 viteve? Asnjë! Ndërkohë, janë larguar investitor­ë që kishin planifikua­r të investonin miliarda euro në turizmin dhe fusha të tjera të Shqipërisë", - deklaroi Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania