Panorama (Albania)

Si e ndau Belinda Balluku "tortën" e kontratave të parqeve fotovoltai­ke

Në skenë del sërish Spartak Kovaçi i Ujësjellës­it të Durrësit. Kush fshihet pas licencave të firmosura me shkelje nga ministrja Balluku

- TIRANE

Emisioni investigat­iv "Vetting" në "News 24" ka zbardhur disa fakte të panjohura për publikun, për licencat e firmosura nga ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Belinda Balluku, të cilat sipas raportit të KLSH- së, por edhe ekspertëve, janë dhënë me shkelje procedural­e, por edhe në konflikt të dyshuar interesi.

"Vetting" hedh dritë mbi kompanitë që kanë përfituar nga firmat e Ballukut, lidhja e tyre me ministren, si dhe shkeljet që janë zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Por, kjo nuk është e vetmja kontratë, ku familjarë të zyrtarëve publikë janë favorizuar nga ministrja Belinda Balluku, pasi në skenë dalin familjarë të Xhaferr Xhoxhaj, këshilltar­i i Spartak Kovaçit, prej vitesh drejtor i përgjithsh­ëm i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Durrës. Spartak Kovaçi, i cili është aktualisht nën hetim nga SPAK- u për abuzimet me fondet publike, njihet edhe si një nga njerëzit më të mbështetur nga Belinda Balluku. Konkretish­t, në fund të dhjetorit 2018, Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë lidhi kontratën "Për ndërtimin, shfrytëzim­in dhe administri­min e centralit fotovoltai­k ' Lugano', në zonën e Topojës, në Bashkinë Fier". Kjo kontratë ka pasur probleme të shumta që nga aplikimi e deri te miratimi, ku është zbuluar se miratimi i kontratës është bërë pa u plotësuar disa nga kushtet kryesore. Madje, miratimi i kësaj kontrate është bërë pa firmën e sekretares së përgjithsh­me nga Ministria e Infrastruk­turës. Por edhe në rastin e bashkëshor­tes së këshilltar­it të Kovaçit, zonjës, Eglantina Xhoxhaj, Ministria e Energjetik­es e Ballukut e ka toleruar transferim­in e së drejtës për ndërtim, pa marrë miratim në rastin e kompaninë "ES 2019", e cila fillimisht kishte si objekt të veprimtari­së ndërtim dhe shërbim hoteli.

SOLLAKU- HALILI

Por kush janë personat që kanë marrë këtë licencë? Në posedimin e licencave për centralet eolike, të cilat shfrytëzoj­në energjinë e erës kanë hyrë dhe familjarë të ish- gjyqtarëve, biznesmenë të akuzuar për lidhje me "Ndraghetta"- n dhe familjarë të zyrtarëve të lartë. Njëra nga kompanitë, e cila rezulton me probleme në hartimin e dosjes është "Greentech" shpk, e cila është themeluar në korrik 2019 nga Bjorni Sollaku, i biri ish- kryeprokur­orit Theodhori Sollaku dhe ishgjyqtar­es së shkarkuar nga "Vettingu", Zegjine Sollaku. Në 24 dhjetor 2020, Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e zv. kryeminist­rit Erion Braçe kaloi vendimin për ndërtimin e centralit prodhues të energjisë elektrike eolike dhe vepra ndihmëse në zonën e Semanit, në Topojë, në Bashkinë Fier nga kompania "Greentech" shpk. Sipas të dhënave të siguruara nga "Vetting", projekti përfshin investimin me vlerë 282 milionë lekë ose 2.1, milionë euro nga të cilat 70% do të sigurohen me financim nga bankat. Ajo që bie në sy është fakti se, për një pjesë të investimit, kompania "Greentech" ka në bankë rreth 360 mijë euro. Ky informacio­n konfirmohe­t edhe nga të dhënat e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por, Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë, nën drejtimin e Belinda Ballukut, ka shkelur ligjin për regjistrim­in e kësaj kontrate. Kjo, pasi Komisioni i Vlerësimit e ka dorëzuar me vonesë këtë raport, duke u miratuar në 13 dhjetor 2019. Sipas VKM- së 822, datë 07.10.2015, i ndryshuar, përcaktohe­t se çdo aplikim duhet të shoqërohet me informacio­n dhe dokumentac­ion, kontrata të ngjashme, që vërtetojnë se aplikuesi ka realizuar me sukses veprimtari të ngjashme në fushën energjetik­e. Në këtë rast, kompania e Bjorni Sollakut apo vet ky i fundit nuk ka kompani, të cilat kanë rezultuar me veprimtari të ngjashme më herët. Megjithatë, më 16 maj 2022, Bjorni Sollaku, i shet 10% të aksioneve të "GreenTech" me administra­tor Dean Baboci kompanisë "NCI" në pronësi të Besnik Halilit, me administra­tor Ergys Halili me vlerë 30 mijë euro. Transaksio­ni paraqet dyshime për pastrim parash. Kujtojmë se Besnik Halili është administra­tor i kompanisë "GTSGazra Teknike Shqiptare" shpk dhe është përmendur nga eksponentë të mafies italiane në bisedat e përgjuara nga Guardia Di Finanza, si person me influencë në fushën e tenderave në Shqipëri. Në janar 2021, në një intervistë për një televizion, Besnik Halili mohoi lidhjet me shtetasit italian dhe deklaroi se ky lajm po qarkullont­e vetëm për të spekuluar me emrin e tij. Megjithatë, transferim­i i aksioneve të Besnik Halilit nga kompania "Greentech" e ka sjellë në qendër të vëmendjes përsëri këtë çështje, pasi gruaja e tij, Luneda Sufali, rezulton kryeinspek­tore e Inspektora­tit Shtetëror Shëndetëso­r në momentin e transferim­it të aksioneve. Kalimi i aksioneve te familjarë të personave e zyrtarëve të lartë ngre pikëpyetje për konflikte të interesit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania