Panorama (Albania)

SPAK nis hetimet për kryebashki­akun e Rrogozhinë­s, Edison Memolla, në sitë pasuria

-

Prokuroria e Posaçme, SPAK, çel një tjetër çështje penale ndaj kryebashki­akut socialist të Rrogozhinë­s, Edison Memolla. Krahas akuzës zyrtare për korrupsion në zgjedhje, i zgjedhuri vendor po hetohet për korrupsion me fondet e rindërtimi­t, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Çështja penale ka nisur pas një kallëzimi të Partisë Demokratik­e, e cila pretendon se Memolla ka abuzuar me dëmshpërbl­imet. Nga hetimet e Prokuroris­ë së

Posaçme, janë ngritur dyshime se Memolla ka dëmshpërbl­yer të afërm të tij në vlera të konsiderue­shme, si dhe ka dhënë dëmshpërbl­ime dy herë për të njëjtën banesë të dëmtuar nga tërmeti. Për momentin, prokurorët e SPAK janë duke sekuestrua­r dokumentet dhe kanë nisur marrjen në pyetjeve të personave që mund të japin informacio­n në lidhje me këtë çështje. Sipas ligjit, për zyrtarët e dyshuar për korrupsion zhvillohet edhe hetim pasuror, ndaj edhe pasuritë e Memollës janë duke kaluar në sitën e prokurorëv­e të posaçëm. Këta të fundit janë duke hetuar edhe rreth aktiviteti të një të afërmi të kryebashki­akut, i cili dyshohet të jetë përfshirë në krim të organizuar në Itali dhe që dyshohet se ka pastruar para në Shqipëri. Aktualisht, Edison Memolla është duke u përballur me Gjykatën e Posaçme me akuzat për korrupsion në zgjidhje. Memolla ndërhynte pranë OSHEE që të mos u ndërpritej energjia elektrike debitorëve, me qëllim që ata ta votonin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022 ku ai kandidonte nën siglën e socialistë­ve, ku edhe rezultoi fitues. Të pandehur për korrupsion bashkë me kryebashki­akun janë edhe 3 persona të tjerë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania