Panorama (Albania)

Efektivi qëllon me armën e shërbimit, plagoset kreu i "Transporti­t Ndërqyteta­s"

AMP jep detajet e sekuestrim­it të 1 kg kokainë në mjetin e 3 të rinjve: Predha e armës shpoi derën e mjetit ku transporto­hej droga

- TIRANË

Pak para mesnatës së të enjtes, tre efektivë të Antidrogës kërkojnë që një automjet të ndalohet.

Ndalimin e kërkojnë në hyrje të Rrugës së Kavajës, ndërkohë që drejtuesi i mjetit nuk e ka pritur mirë urdhrin e punonjësve të policisë. Sipas të dhënave, mësohet se në fakt, policia kishte informacio­n në lidhje me mjetin që po lëvizte një sasi kokaine në drejtim të rrugës "Mihal Duri". Në mjetin e që policia kishte informacio­nin për drogë gjendeshin tre persona, ndërkohë që dyshohet se në rrugën "Mihal Duri" po i priste personi që do ta blinte mallin. Ai iu shpëtoi prangave, ndërkohë që në hyrjen e Rrugës së Kavajës ndodhi një ngjarje e rëndë. Drejtuesi i mjetit refuzoi jo vetëm të dilte nga makina, jo vetëm të lejonte të ushtrohej kontroll ndaj makinës, por ka nisur të kryejë veprime të çuditshme. Oficerët antidrogë kanë këmbëngulu­r që ai të ndalonte dhe të dilte nga mjeti, por drejtuesi i mjetit ka kaluar makinën në indietro dhe ka tentuar të përplasë tre punonjësit e policisë. I zënë në habi, njëri nga oficerët ka nxjerrë armën dhe ka tentuar gomën e parë, por lëvizja e mjetit ka bërë që plumbi të kapë derën e shoferit dhe për fatin e tij dhe të efektivit të policisë, plumbi e ka kapur në këmbë. I riu, që më pas rezultoi të ishte drejtues i Transporti­t Ndërqyteta­s është dërguar menjëherë në spital ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

POLICIA PËR NGJARJEN

Policia në Tiranë ka kryer një operacion antidrogë, teksa u kap 1 kilogram kokainë dhe në pranga kanë përfunduar shtetasit Enea Sulejmani, Igli Begaj 20 vjeç dhe Shkëlqim Ostreni 26 vjeç.

AMP me anë të një deklarate për mediat, ka dhënë detaje nga operacioni. Bëhet me dije se mes të arrestuarv­e

dhe policisë ka pasur një përplasje. Për shkak të rezistencë­s ndaj policisë, efektivët kanë përdorur armë zjarri. Plumbat kanë shpuar derën e makinës ku transporto­hej droga, ku i plagosur ka mbetur shtetasi Enea Sulejmani. Në datë 21.03.2024, në rrugën "Mihal Duri" Tiranë, strukturat për Hetimin kundër Narkotikëv­e pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë veprimeve policore në funksion të një procedimi penal, me qëllim arrestimin e disa personave të dyshuar për veprën penale "Prodhim dhe shitje narkotikës­h", e kryer në bashkëpuni­m, kanë hasur në kundërshti­min dhe mosbindjen e disa shtetasve, ku njëri prej tyre, duke drejtuar automjetin tip "Tiguan", në tentativë për t'u larguar, ka kryer manovra të rrezikshme duke goditur dhe duke u bërë rrezik serioz për jetën e disa punonjësve të policisë, si dhe ka shkaktuar dëme materiale një automjeti të Policisë së Shtetit. Agjencia e Mbikëqyrje­s Policore, nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë po kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore procedural­e përfshirë këqyrjen dhe analizimin e pamjeve filmike të vendit të ngjarjes, me qëllim evidentimi­n dhe verifikimi­n e proporcion­alitetit të veprimeve policore, nëse ato kanë qenë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme. Nga hetimet e deritanish­me rezulton se gjatë

kryerjes së veprimeve policore, me qëllim arrestimin e personave të dyshuar, punonjësit e Policisë u kanë bërë disa herë thirrje personave të dyshuar të ndalonin tentativat për t'u larguar dhe në kushtet kur drejtuesi i mjetit nuk është bindur, duke kryer manovra me rrezikshmë­ri të lartë për jetën e punonjësve të Policisë, është përdorur armë zjarri për neutralizi­min e mjetit. Për shkak të veprimeve intensive të punonjësve të Policisë si dhe lëvizjeve të çrregullta të automjetit, predha e armës, ka shpuar pjesën e derës së drejtuesit të automjetit dhe si rezultat është plagosur shtetasi E. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me ngjarjen, Agjencia e Mbikëqyrje­s Policore ka arrestuar në flagrancë tre shtetas, me iniciale E. S., SH. O., I. B., si edhe u shpall në kërkim shtetasi M. H., si të dyshuar për veprat penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike", "Kundërshti­m i punonjësit të policisë" dhe "Mosbindja ndaj punonjësve të policisë". Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 ?? ?? Shkelqim Ostreni dhe Igli Begaj
Shkelqim Ostreni dhe Igli Begaj
 ?? ?? Enea Sulejmani
Enea Sulejmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania