Panorama (Albania)

Katër persona masakrojnë me shkopinj bejsbolli 30- vjeçarin, shpallen në kërkim

-

Policia e Korçës bëri me dije se mesditën e djeshme, në lagjen nr. 16, në ambientin e një servisi, katër të rinj në bashkëpuni­m me njëritjetr­in kanë rrahur me shkopinj bejsbolli 30- vjeçarin Ramadan Hasani, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në pamjet e siguruara nga policia dhe të shpërndara për mediat shihet që 30- vjeçari ndiqet nga katër persona, të cilët në duar kanë shkopinj bejsbolli. Në përpjekje për të shpëtuar, i riu ka vrapuar drejt servisit, por autorët e kanë ndjekur në ambientet e brendshme ku dhe e kanë goditur barbarisht me shkopinj. Policia ka identifiku­ar dhe shpallur në kërkim autorët Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri. Nga hetimet e kryera menjëherë pas ngjarjes dyshohet se dhuna ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm, të ndodhur më datë 14 shkurt, midis Spartak Selimës që është në kërkim dhe të plagosurit Ramadan Hasani dhe vëllait të këtij të fundit. I plagosuri Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën dhe i kanë dëmtuar mjetin më 14 shkurt, sherr që solli dhunën brutale në shenjë hakmarrje mesditën e djeshme në mes të qytetit. Grupi hetimor bëri me dije se po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që është siguruar edhe dëshmia e personit të plagosur nga dhuna. Po ashtu, policia ka marrë në pyetje edhe të vëllanë e shënjestrë­s, ndërkohë që nuk dihet se përse policia nuk mori masa për ngjarjen e shënuar në muajin shkurt. Po ashtu janë sekuestrua­r edhe pamjet filmike të marra në servisin ku edhe u bllokua i riu, i cili iu iku me vrap katër agresorëve.

REAGIMI I BALLËS

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përmes një mesazhi në "Facebook" ka reaguar për ngjarjen në Korçë, mes një grupi të rinjsh. Ai theksoi se policia duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje rasteve të dhunës. "Policia e Shtetit duhet t'i kushtojë gjithmonë e më shumë vëmendje rasteve të dhunës mes adoleshent­ëve dhe të rinjve, me qëllim parandalim­in e përshkallë­zimit të tyre në ngjarje kriminale. Rasti i sotëm në Korçë, apo ai i pak ditëve më parë në Fier, janë alarme që duhet ta mbajnë Policinë e Shtetit të vëmendshme dhe ndaj këtij fenomeni. Konfliktet nisin shpesh herë ' online' dhe më pas degradojnë në dhunë fizike apo akte kriminale", - shkruan Balla.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania