Panorama (Albania)

Indeksi i "Keydata", nga viti 2021, apartament­et u shtrenjtua­n me 41%

Raport mbi luhatjen e çmimit të pronave në dy vitet e fundit që pas pandemisë Çmimi mesatar i banesave nga 1095 euro/ m2, në 1548 euro në harkun e dy viteve. Si variojnë çmimet brenda "Unazës së Vogël", jashtë saj dhe në ish-“Bllok”

- TIRANE

Në Tiranë, çmimi mesatar i shitjes së apartament­eve për metër katror deri në fund të muajit dhjetor 2023 arriti në 1,548 euro nga 1,095 euro në tremujorin e parë të 2021, sipas të dhënave të indeksit të "Keydata Albania", një publikim nga "Çelësi Media Group". Krahasuar me fillimin e 2021, çmimet mesatare të shitjes së apartament­eve u rritën me 41%. Edhe çmimet mediane kanë lëvizur brenda intervalit 991 euro/ m ² në 1,452 euro/ m ² , shoqëruar me një rritje 42,1% nga tremujori i parë 2021 në tremujorin e fundit 2023. Në raport analizohet se rritja e çmimeve ka nisur që në tremujorin e parë të 2021, pas periudhës së pandemisë së Covid- 19. Nga njëri tremujor te tjetri, duke nisur nga 2021, rritja mesatare e çmimeve varion nga 1,7 deri në 6,2%. Shtrenjtim­i më i lartë ka qenë nga tremujori i tretë në tremujorin e katërt 2023, përkatësis­ht me 21%. Rritja mesatare e çmimeve karakteriz­ohet për tri ndarjet më të mëdha zonale: brenda "Unazës së Vogël", "ish- Blloku" dhe jashtë "Unazës së Vogël". Brenda "Unazës së Vogël", çmimi mesatar i shitjes së tremujorit të katërt 2023 arriti 1,804 euro/ m ² . Çmimet mesatare krahasuar me tremujorin e parë 2021 u rritën rreth 56%. Në zonën e "ish- Bllokut", çmimi mesatar i shitjes të tremujorit të katërt 2023 arriti 2,160 euro/ m ² . Çmimet mesatare krahasuar me tremujorin e parë 2021 u rritën me 45%. Tendencë rritëse të çmimeve mesatare të shitjes së apartament­eve ka pasur edhe për pronat jashtë "Unazës së Vogël". Çmimet mesatare reale në këtë zonë, deri tremujorin e katërt 2023, arritën në 1,434 euro/ m ² . Nga tremujori i parë 2021 në tremujorin e fundit 2023, çmimet mesatare janë rritur me 38.3%. Në krahasim me 2005- n, viti më i hershëm kur ka filluar llogaritja, indeksi i çmimeve është rritur 1,5 herë. Si bazë krahasuese për të gjitha periudhat e përfshira në vlerësim, ekspertët e "Keydata" kanë përcaktuar vitin 2005 si një periudhë që plotëson kriteret dhe kushtet e një momenti të qëndrueshë­m për tregun e pronave të paluajtshm­e. Vlera e indeksit për vitin 2005 është caktuar 100. Indeksi i çmimeve reale të apartament­eve në qytetin e Tiranës për periudhën e tremujorëv­e 2021- 2023. Në Grafikun 1 është paraqitur kurba e evoluimit në kohë të indeksit të çmimit real të shitjes së apartament­eve në Tiranë për periudhën e tremujorëv­e 2021- 2023. Vlera e indeksit për vitin 2005 është caktuar 100. Nga tremujori i parë 2021 deri në tremujorin e fundit 2023, çmimi real i shitjes së apartament­eve në Tiranë është rritur me 47.49%. Inflacioni kumulativ për tremujorët 2021- 2023 përllogari­tet në 52.3%.

Referuar grafikut të mësipërm, kurba e indeksit të çmimit të shitjes së apartament­eve në Tiranë ka pësuar disa fluktuacio­ne gjatë kësaj periudhe kohore, mes të cilave do të nënvizonim: Momentet kryesore të rritjes janë listuar si më poshtë: Tremujori i parë 2021 deri në tremujorin e dytë 2023; indeksi është rritur me: 1.70%, 5.56%, 3.00%, 0.72% dhe 6.24% përkatësis­ht nga njëri tremujor në tjetrin. Nga tremujori i tretë në tremujorin e katërt 2023, indeksi është rritur me një përqindje më të lartë, përkatësis­ht me 21%. Rënie në indeks vërehet nga tremujori i dytë në tremujorin e tretë 2023, një rënie me 1.04%. Statistika­t përshkrues­e të shitjes së apartament­eve në Tiranë gjatë periudhës së tremujorëv­e 2021- 2023

Në grafikun 2 më sipër paraqitet çmimi mesatar real i shitjes së apartament­eve në Tiranë në Euro/ m2 për periudhën e tremujorëv­e 20212023, shprehur në vlerë reale ( i deflatuar me normën e inflacioni­t) si dhe çmimet mediane ( vlera e mesit). Nga tremujori i parë 2021 deri në tremujorin e katërt 2023, niveli i çmimeve mesatare reale në Tiranë ka lëvizur brenda intervalit 1,095 euro/ m2 - 1,548 euro/ m2, duke shënuar një rritje me 41.36%. Çmimet mediane kanë lëvizur brenda intervalit 991 euro/ m2 në 1,452 euro/ m2, shoqëruar me një rritje 42.1% nga tremujori i parë 2021 në tremujorin e fundit 2023. Në tremujorin e fundit 2023, çmimet mesatare dhe mediane përllogari­ten në 1,548 euro/ m2 dhe 1,452 euro/ m2, përkatësis­ht. Krahasimis­ht me tremujorin e tretë 2023, në këtë tremujor, çmimet mesatare reale të shitjes së apartament­eve në Tiranë janë rritur me 5.67%, ndërsa çmimet mediane janë rritur me 4.69%. ? mimet mesatare, në ndryshim nga indeksi i çmimeve, përllogari­ten në proporcion me numrin e apartament­eve që janë në shitje në një periudhë të caktuar. Kështu, një rritje apo rënie në çmimet mesatare, jo domosdoshm­ërisht duhet të interpreto­het me një dukuri që mund të ketë ndodhur të tregun e pasurive të paluajtshm­e. Ajo mund të interpreto­het me faktin se në një moment të caktuar, oferta për apartament­e është rritur ose ulur.

UNAZA E VOGEL 56%

Në grafikun 3, paraqitet çmimi mesatar real dhe median i shitjes së apartament­eve në Tiranë ( Euro/ m2) në zonën brenda Unazës së Vogël për periudhën e tremujorëv­e 2021- 2023. Siç mund të vihet re nga grafiku, çmimi mesatar real i shitjes në këtë zonë, ka ardhur duke u rritur, në intervalin 1,157 - 1,804 euro/ m2. Çmimet mediane luhaten në intervalet 1,084 - 1,718 euro/ m2. Gjatë kësaj periudhe, çmimet mesatare në këtë zonë janë rritur me 55.8%, ndërsa çmimet mediane janë rritur në një përqindje më të lartë, 58.4% përkatësis­ht. Një tendencë rritëse e çmimeve në zonën brenda Unazës së Vogël vihet re në tremujorin e katërt 2023. Në këtë tremujor, çmimi mesatar përllogari­tet në 1,804 euro/ m2; çmimi median përllogari­tet në 1,718 euro/ m2. Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, në këtë tremujor, çmimet mesatare janë rritur me 15.88% dhe çmimet mediane janë rritur me 11.89%.

NE BLLOK 45%

Në këtë zonë, çmimet mesatare të shitjes kanë pësuar një luhatje të konsiderue­shme, duke variuar në intervalin 1,488 euro/ m2 - 2,160 euro/ m2, ndërsa çmimet mediane brenda intervalit 1,417 euro/ m2 - 2,021euro/ m2. Gjatë kësaj periudhe, çmimet mesatare janë rritur me 45.14%, ndërsa çmimet mediane me 42.6%. Në zonën e "ish- Bllokut", çmimet mesatare të apartament­eve u rritën me 45%.

Në këtë zonë, çmimet mesatare të shitjes kanë pësuar një luhatje të konsiderue­shme, duke variuar në intervalin 1,488 euro/ m2 - 2,160 euro/ m2, ndërsa çmimet mediane brenda intervalit 1,417 euro/ m2 - 2,021euro/ m2. Gjatë kësaj periudhe, çmimet mesatare janë rritur me 45.14%, ndërsa çmimet mediane me 42.6%. Një rritje e nivelit të çmimeve mesatare reale vihet re në tremujorin e dytë 2021, një rritje me 6.2% krahasuar me tremujorin e parë 2021 dhe sërish, një rritje me 2.9% nga tremujori i dytë në tremujorin e tretë 2021. Një rënie e çmimeve mesatare vihet re në këtë zonë nga tremujori i tretë 2021 në tremujorin e parë 2022 me 3.14%. Nga tremujori i parë në të dytin 2022, çmimet janë rritur me 9.8% dhe një rritje me 13.4% nga tremujori i tretë në tremujorin e fundit. Për sa i përket periudhës aktuale, në këtë tremujor të fundit 2023, mesatarish­t një apartament në zonën e Bllokut shitet në vlerën 2,160 euro/ m2, çmimi median përllogari­tet në vlerën 2,021 euro/ m2. Çmimet mesatare në këtë tremujor krahasuar me tremujorin e tretë 2023 kanë shënuar rritje me 5.74%, ndërsa çmimet mediane janë rritur me 0.71%.

Për apartament­et jashtë Unazës së Vogël, çmimet mesatare të shitjes u rritën 38%. Në Grafikun 5 paraqitet evoluimi i çmimit mesatar real dhe median të shitjes në Euro/ m2 të apartament­eve në zonën jashtë Unazës së Vogël. Çmimet mesatare reale në këtë zonë variojnë nga një interval 1,036 euro/ m2 deri në 1,434 euro/ m2 në tremujorin e katërt 2023. Çmimet mediane variojnë në intervalin nga 951 euro/ m2 - 1,360 euro/ m2. Çmimet mesatare reale të shitjes së apartament­eve në këtë zonë kanë shfaqur një tendencë rritëse gjatë gjithë periudhës së tremujorëv­e 2021- 2023. Nga tremujori i parë 2021 në tremujorin e fundit 2023, çmimet mesatare janë rritur me 38.3%, ndërsa çmimet mediane janë rritur me 42.8%. Një tendencë rënëse vihet re në tremujorin e fundit 2021, krahasuar me një tremujor më parë, një rënie me 2.8% në nivelin e çmimeve të shitjes së apartament­e në zonën jashtë Unazës së Vogël. Tremujori i fundit 2023 karakteriz­ohet nga një rritje e çmimeve mesatare të shitjes së apartament­eve në këtë zonë. ? mimet reale mesatare përllogari­ten në 1,434 euro/ m2, ndërsa çmimet mediane në nivelin 1,360 euro/ m2, duke shënuar një rritje me 2.38% dhe 1.79% krahasuar me një tremujor paraardhës.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania