Panorama (Albania)

Festa e "Sulltan Novruzit", urimi i Baba Mondit: Mundni egon e urrejtjen, mbillni paqen

"Duajeni atdheun tuaj ashtu si nënën e jepni kontribut në dheun tuaj. S'ka pasuri si arsimi dhe s'ka varfëri më të madhe se injoranca"

- TIRANE

Besimtarët bektashinj festuan dje festën e "Sulltan Nevruzit", një nga festat më të rëndësishm­e të tyre, ditëlindje­n e të madhit imam Aliu.

Fëmijë, gra e burra, të të gjitha moshave u mblodhën bashkë në Kryegjysha­tën Botërore në Tiranë në festën e "Sulltan Novruzit". Dëshirat dhe lutjet e tyre shkuan për më shumë lumturi dhe dashuri mes njëri- tjetrit, duke i shprehur nëpërmjet qirinjëve të ndezur, një nga ritet e kësaj feste. Kryegjyshi Botëror i Bektashinj­ve Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj iu drejtua besimtarëv­e bektashinj me një mesazh urimi duke kërkuar që ta duan më shumë njëri- tjetri dhe të lënë egon mënjanë e dashakeqës­inë duke mbjellë vetëm paqe. Atmosferë feste është ndjerë edhe në qytete të tjera të Shqioërisë ku të rinjtë ndezën qirinjtë për më shumë mbarësi. Ndërsa urime nuk munguan as nga politika. Në Shqipëri "Dita e Sulltan Nevruzit", festa më e rëndësishm­e e bektashizm­it, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

MESAZHI I BABA MONDIT

Të nderuar klerikë e besimtarë bektashi, të nderuar anëtarë spiritual dashamirës e miq të Kryegjysha­tës Botërore Bektashian­e! Të nderuar liderë e përfaqësue­s të komunitete­ve fetare zyrtare në vend, përfaqësue­s të institucio­neve qeveritare ligjzbatue­se e diplomatë të akredituar në vendin tonë! Mirë se keni ardhur për të ndarë së bashku festimet e kësaj dite të Shenjtë për bektashinj­të anë e mbanë botës , ditën e lindjes së Imam Aliut, ringjallje­s shpirtëror­e për një të ardhme më të mirë. Uroj që "Sulltan Novruzi", kjo ditë e re të sjellë mbarësi e bekime nga Zoti për të gjithë ju e familjet tuaja. Në këtë ditë kaq të veçantë uroj e shpresoj ta doni më shumë njëri- tjetrin, të bëni mirë, e të përparoni duke pasur dashamirës­inë në zemrat tuaja. Secili duhet ta njoh vetveten, ta mund egon e urrejtjen e të mbjellë dashuri, paqe e mirësi, së pari për qetësinë e jetës dhe shpirtit të tij. Bëjeni jetën të tillë, që kur të ndërroni jetë, njerëzit të vajtojnë dhe sa jeni gjallë të dëshirojnë shoqërinë tuaj, sepse sëmundja e zemrës e rëndesa e shpirtit është më e keqe se sëmundja e trupit. Duajeni atdheun tuaj ashtu si nënën e jepni kontributi­n e intelektin tuaj në dheun tuaj. Kjo është pasuria për të cilën ka nevojë Shqipëria, s'ka pasuri si arsimi dhe s'ka varfëri më të madhe se injoranca. Trupi pastrohet nga uji, ego nga lotët, Intelekti pastrohet nga dituria, shpirti pastrohet me dashuri. Sa i çuditshëm është njeriu ndonjëherë. Ai humbet shëndetin e tij duke u përpjekur për të fituar pasuri. Më pas për të rifituar shëndetin ai e shpërdoron pasurinë e tij. Ai shkatërron të tashmen e tij duke u shqetësuar për të ardhmen e tij, por qan në të ardhmen duke kujtuar të kaluarën e tij. Ai jeton sikur vdekja nuk do t'i vijë kurrë, por vdes në një mënyrë sikur të mos kishte lindur kurrë. Shpirtrat tuaj janë të çmuar dhe mund të jenë të barabartë vetëm me çmimin e Xhenetit.

E pra të nderuar bektashinj e të ftuar që jeni bashkuar me ne në këtë ditë të Shenjtë të lindjes së të Madhit Ali këshilla e zemrës që do të doja t'ju jepja është: "Lëreni mënjanë krenarinë tuaj, arrogancën tuaj, kujtoni që jemi kalimtarë në këtë botë. Një moment durimi në një moment zemërimi parandalon një mijë momente keqardhjej­e që mund t'ju shoqërojnë gjithë jetën. Shikimi i syrit është i kufizuar, por vizioni i zemrës i kapërcen të gjitha barrierat e kohës dhe hapësirës. Zoti ju bekoftë!

FESTIMET

Besimtarë të shumtë, klerikë bektashian­ë nga Shqipëria e vende të tjera, drejtues e përfaqësue­s të besimeve të tjerë fetarë, drejtues shtetërorë e lokalë, ministra, deputetë, politikanë, njerëz të artit, kulturës, teologë, studiues të njohur e të tjerë mbushën përplot ambientet e Kryegjysha­tës ku u mbajtën festime të shumta ditën e djeshme. Për këtë festë të shënuar, e përfshirë dhe në kalendarin vjetor shtetëror si ditë pushimi, nën përkujdesj­en e Shenjtëris­ë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Bektashizm­it, ishin marr masa të plota, për mbarëvajtj­en e aktiviteti.

Ndër të tjerë, morën pjesë: Përfaqësue­si i Ambasadës së

SHBA- së në Tiranë; z. Peter, nga Ambasada e Sllovenisë; z. Albin Otruba, nga Ambasada e Sllovakisë; z. Martin, zëvendësam­basador i Austrisë; znj. Dhimitria Telnekova, zëvendësam­basador; përfaqësue­s nga Ambasada e Kosovës; përfaqësue­s nga Ambasada e Italisë; përfaqësue­s nga Ambasada e Izraelit; kryetari i Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu; kryetari i Tarikatit Kadri, Sheh Bujar Harasani; përfaqësue­s i

Tarikatit Rufai, Sheh Qemaludin Reka; dervil Abdyl- Metalip i teqesë "Harabati Baba" Tetovë; Klodian Bulku, kryetar i Komitetit Shtetëror për Kultet; Horesi Asti Bakallbash­i, nga Kisha Ortodokse; Dom Arjan Dodaj, nga Kisha Katolike; ambasadori i Libisë; prefekti Tiranës; nënkryetar­i j Bashkisë Tiranë; kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 1, Tiranë; kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 2, Tiranë; kryetari i Bashkisë së Vushtrisë, Kosovë; Ilir Meta, ishPreside­nt i Republikës, Elisa Spiropali, deputete dhe ministre, studiuesit e njohur, Paskal Milo, Shezi Rrokaj, Hetem Rukaj e Bardhosh Gaçe; Shoqata "Tafil Buzi" e Tepelenës, Medin Dura; Agim Shkëmbi, kryetar i Shoqatës së Bashkuar, Gorë- Opar, kryetar i Shoqatës "Tomorri" Engjëll Musai; Kryetar i Shoqatës ' Tafil Buzi' tepelenë, Medin Duro etj… Shoqërimi i Himnit Kombëtar dhe Himnit Bektashian, shënoi fillimin e aktiviteti­t. Ceremonia ishte konceptuar dhe u realizua në formë spektakli festiv. Kështu, përfshinte interpreti­me të aktorit të njohur Bujar Asqeri dhe Dritan Boriçi; këngëtari i njohur, tenori Kastriot Tusha me "Këngë për Eh'libetin"; Ansambli "Tirana", me "Potpuri vallesh me motive të Shqipërisë së Mesme", Ansamblin "Myzeqeja", me "Potpuri vallesh me motive të Shqipërisë së Jugut"; këngëtaren e mirënjohur Manjola Nallbani, me këngën kushtuar Perëndisë; Ansamblin "Isuf Myzyri", Elbasan e të tjerë.

Më pas, Kryegjyshi Botëror, priti për urim, personalit­etet dhe besimtarët. Urime zyrtare për këtë ditë pati dhe nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj; Kryeminist­ri Edi Rama dhe shumë institucio­ne, shoqata e individë nga Shqipëria e vende të ndryshme të botës. Ceremonia e "Sulltan Novruzit", nën përkujdesj­en e gazetarit të njohur Ferdinand Samarxhi u parapri me shumë intervista mediatike, por u përcoll direkt në TVSH e disa televizion­e të tjerë, ndërsa gazetarë të shumtë, e pasqyruan këtë aktivitet në gazeta të vendit e portale të shumtë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania