Panorama (Albania)

Ambasadori amerikan: Qeveria e Kosovës duhet të ketë partnerite­t me SHBA

Hovenier: Dialogu me Serbinë, rruga e vetme për integrimin

- TIRANE

Ilir Brahimi dhe Edison Haxhiu, dy djemtë nga Miloti, të vënë nën akuzë të rëndë për bashkëpuni­m në atentatin e Larushkut kanë dalë dje para Gjykatës Penale në Tiranë. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se pret nga qeveria e Albin Kurtit të punojë në partnerite­t me Uashington­in, në mënyrë që në Kosovë të ketë përparime. Gjatë një konference të organizuar nga Këshilli i Ambasadorë­ve të Kosovës për 25- vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO- s, që i dha fund luftës së fundit, Hovenier përsëriti qëndrimin amerikan se rruga e vetme e Kosovës drejt integrimev­e euroatlant­ike është dialogu për normalizim­in e raporteve me Serbinë, që ndërmjetës­ohet nga Bashkimi Evropian. "Nuk ka rrugë tjetër dhe posaçërish­t zbatimi në mirëbesim dhe i plotë i të gjitha zotimeve që janë bërë nga Kosova në dialog, kjo nuk është e negociuesh­me. Nga kjo qeveri e Kosovës, ashtu sikurse edhe nga qeveritë paraprake, presim që të punojë në partnerite­t me ne, derisa vazhdojnë përpjekjet tona për të ndërtuar një Kosovë prosperues­e, multientik­e dhe të sigurt në rajonin e Ballkanit Perëndimor", - tha Hovenier. Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë dialog politik, që synon normalizim­in e raporteve mes shteteve. Gjatë procesit janë arritur shumë marrëveshj­e, por pak prej tyre zbatohen në terren. Vitin e fundit palët u pajtuan për marrëveshj­en në rrugën drejt normalizim­it, por sipas Bashkimit Evropian, Prishtina dhe Beogradi nuk po e zbatojnë të njëjtën. SHBA- të, që mbështet dialogun e Brukselit, vazhdimish­t u kërkon palëve që të zbatojnë të gjitha marrëveshj­et e dialogut. Raportet mes Kosovës dhe SHBA- ve janë tendosur së fundi për shkak të vendimit të autoritete­ve të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb. Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e ven

"Dua të riafirmoj përkushtim­in tonë drejt sigurimit që ngjarjet e tmerrshme që kanë ndodhur para 25 vjetësh në Kosovë, të mos ndodhin më kurrë. Mbesim të përkushtua­r që të mbështesim rolin stabilizue­s që luhet nga forca e NATO- s, KFOR", - tha Hovenier, duke theksuar se ndërhyrja e NATO- s ishte edhe e domosdoshm­e, edhe legjitim "duke marrë parasysh krizën humanitare që bota po shihte në kohë reale",

dimit, duke thënë se kjo çështje ka paraqitur sfida në raportet dypalëshe. I dërguari i SHBA- ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se me mospërmbus­hjen e kërkesës amerikane për çështjen e dinarit, Qeveria e Kosovës nuk po e trajton Uashington­in si partner. Ndërkaq, duke kujtuar ndërhyrjen para një çerek shekulli të NATO- s në Kosovë, për t'i dhënë fund, siç tha ai, "spastrimit etnik" në Kosovë nga "makineria e udhëheqësi­t të atëhershëm serb, Sllobodan Milloshevi­çit", Hovenier tha se shteti i tij është i përkushtua­r që ngjarje të tilla të mos përsëriten. "Dua të riafirmoj përkushtim­in tonë drejt sigurimit që ngjarjet e tmerrshme që kanë ndodhur para 25 vjetësh në Kosovë, të mos ndodhin më kurrë. Mbesim të përkushtua­r që të mbështesim rolin stabilizue­s që luhet nga forca e NATO- s, KFOR", - tha Hovenier, duke theksuar se ndërhyrja e NATO- s ishte edhe e domosdoshm­e, edhe legjitim "duke marrë parasysh krizën humanitare që bota po shihte në kohë reale", - nënvizoi ambasadori amerikan në Prishtinë. Më 24 mars bëhen një çerek shekulli nga nisja e sulmeve ajrore të Aleancës Veri- Atlantike kundër caqeve ushtarake policore në ish- Jugosllavi. Pas 78- ditësh të sulmeve, bombardime­t u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo rezolutë, ishte një kompromis i pesë vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit në bazë të së cilës, në Kosovë vendosej një administra­të e Kombeve të Bashkuara, UNMIK, e cila administro­nte fazën transitore deri në ngritjen e institucio­neve vendore dhe zgjidhjen e përhershme të statusit të Kosovës. Ndërhyrja ushtarake e NATO- s në Kosovë mundësoi kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 persona të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës. Më 12 qershor 1999, në Kosovë filloi vendosja e rreth 50.000 ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30.000 ishin nga vendet e NATO- s. Njëzet e pesë vjet pas kësaj ndërhyrjej­e, në misionin paqeruajtë­s të NATO- s në Kosovë, KFOR, ka numër shumë më të vogël të ushtarëve, 4.700 sosh.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania