Panorama (Albania)

Laura Nezha shfaq talentin si “multitaski­ng”, ditët e zëna që zgjedh t’i kalojë me të motrën

-

Prej vitesh, Laura Nezha ka preferuar që të mbajë një profil të ulët në media, ku fokusin kryesore e ka pasur te karriera dhe jo tek ekspozimi në rrjetet sociale, apo në dalje të tjera publike. Aktorja e re po korr sukses me rolet e saj dhe duket se po njësoj po shijon edhe të përditshme­n. Ka qenë pikërisht paparaci ynë që ka mundur t’i shkrepë një foto nga e përditshmj­a e saj, ku si gjithmonë zgjedhë që kohën ta kalojë me motrën e saj. E veshur tërësisht sport dhe pa grim, aktorja ka preferuar kombinimin e rozës dhe të zezës për një ditë të zakonshme në Tiranë. Duket se ndonëse ka qenë nën shoqërinë e motrës së saj, të gjithë vëmendjen ia kanë marrë telefonat. Teksa ka qenë duke bërë një telefonatë, me telefonin tjetër ajo duket sikur po shkruan. Ka mjaftuar kjo foto, për të na sjellë një aftësi të saj, që deri më sot nuk e denim, atë të “multitaski­ng”. Sa i përket jetës së saj private, Laura ka qenë gjithnjë diskrete, por në ato pak dalje publike, ka pranuar se ka një lidhje të konsolidua­r. Kohë më parë, ajo foli për marrëdhëni­en e saj me partnerin, biznesmeni­n që e mbajti të fshehur për shumë vite. Ai është më romatiku, ndërsa Laura më natyrë racionale. A do ketë shumë shpejt për çiftin një fëmijë? Këngëtarja tha se i do shumë dhe se do të jetë një mami e përkushtua­r, por ende nuk ka ardhur momenti i duhur për këtë gjë. “Unë i dua jashtëzako­nisht fëmijët dhe mendoj se do të jem një nënë tepër e dashuruar dhe përkushtua­r për fëmijën. Ne vdesim të dy për fëmijët, i duam shumë shumë. Thjesht po pres moment in e duhur!”, u shpreh ajo e ftuar në “ABC News”. Por, a bëhet xheloz partneri i saj në daljet publike të Laurës? “Në fillim po, sepse ndodh ajo përshtatja në çift. Por, unë sot e njoh mirë veten time, ai po ashtu më njeh shumë mirë. Nuk ka asnjë vend për zhgënjime apo xhelozi”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania