Panorama (Albania)

Juli dhe Romeo mbeten pas, Egla Ceno fiton terren edhe në rrjetet sociale

-

Që prej 13 j anarit, banorët e “Big Brother” kanë mbajtur gjallë interesin e publikut. Por, teksa loja dhe dinamikat e saj ndryshojnë shpesh, e gjitha kjo ka impakt te ndjekësit që shkojnë e vijnë në rrjetet e tyre sociale. Si çdo javë, “Top Albania Radio”, rendit edhe personazhe­t që më së shumti kanë pasur trafik në “Instagram”- in e tyre. Ai është një nga banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili është rritur sërish me një mijë ndjekës në “Instagram”, duke shkuar nga 446 në 447 mijë. Si një prej konkurrent­ëve më të fortë në lojë, Juli është zgjedhur 2 herë dhe banori i preferuar. Por tashmë, duket se shifrat në “Instagram”- in e tij nuk po rriten më me të n j ë j t i n f l u k s s i j a v ë t e para, duke bërë që të tjerë banorë të marrin më shumë ndjekës. Duket se Juli është aleat në lojë me Ledjonën, e cila është rritur me 1200 ndjekës duke shkuar në 49.4 mijë. Javë pas jave, edhe Ledjona po njeh rritje në “Instagram”. Teksa në lojë është një nga banorët kyç, në rrjetet sociale duhet thënë se është ndër banorët e fundit sa i përket numrit në total, ndonëse rritje ka pasur çdo javë që nga nisja e këtij formati. Kalojmë te një çift i “BBV3”, Ilnisa dhe Meritoni. Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 1.9 mijë ndjekësish dhe Meritonin me 4 mijë ndjekës më tepër. Duhet theksuar se Meritoni

Egla Ceno ka qenë në krye të debateve dhe përplasjev­e mjaft të forta ditët e fundit. Ndonëse si në shtëpi, ashtu edhe me komente në rrjet, shpesh ajo është personazhi më i sulmuar, ndjekësit në “Instagram”- in e saj vijojnë vetëm të rriten. Aktorja ka fituar plot 4.6K ndjekës në “Instagram” in e saj. Mesa duket, loja e saj po pëlqehet si nga publiku që e voton, ashtu edhe nga ndjekësit e rrjeteve sociale.

është padyshim një nga banorët që javë pas jave njeh vetëm rritje në “Instagram”- in e tij. Dhe shifrat j anë gjithmonë m ë t ë l a r t a s e a t o t ë Ilnisës, ndonëse në lojë është ajo që mbizotëron, duke u bërë shpesh kryefjala e shtëpisë. Çifti i dytë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi, të cilët duken se tashmë j anë ndarë, kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 3 mijë ndjekës duke shkuar në 119 mijë, teksa edhe ish- partneri i saj ka shtuar 3K dhe tani numëron 330 mijë. Ajo që bie në sy për këtë dyshe është fakti se kanë edhe shumë adresa që i mbështesin në këtë rrugëtim. Të shumtë j anë fansat e tyre që i surprizojn­ë jo vetëm në shtëpi, por edhe me postera e spote gjgande që kanë shkuar deri në New York. Pëlqimi i tyre është përkthyer gjithnjë në ndjekës në rrjetet e tyre sociale, duke i bërë dy nga banorët më të pëlqyer dhe komentuar në shtëpi. Dy shoqet e a f ë r t a , R o z a L a t i d h e Rike Roçi, nuk kanë pasur të njëjtën rritje siç ndodhi j avën e kaluar. Roza numëron sërish 328K pa pësuar ndryshim nga java e kaluar, ndërsa Rikja ka shtuar 3 mijë ndjekës në “Instagram”. Kujtojmë se të martën, Rikja ishte bano r j a q ë u s k u a l i f i k u a , përballë nominimit me Eglën. Megjithatë, ishte bileta e fatit që e riktheu atë në shtëpi. Që prej asaj dite, konkurrent­ja duket se ka ndryshuar edhe strategjin­ë e lojës së saj. Që prej së martës, Riken e kemi parë më të zbutur në lojë, duke lënë pas gjuhën e ashpër me banorët e tjerë apo përplasjet e forta. Duket se e gjithë kjo situatë e re ka b ë r ë q ë R i k j a t ë f i t o j ë plot 3 mijë ndjekës. Nga ana tjetër Roza, e cila në lojë këto ditë duket më e qetë, nuk ka ndryshuar në shifra, duke mbetur tek i njëjti numër që kishte edhe javën e shkuar. Ndërkohë, një rritje prej 2 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi, duke shkuar nga 254 në 256 mijë. Edhe për Erjolën, kjo ka qenë një javë e qetë, ku veç një debati me Eglën, e gjithë pjesa tjetër e ditëve ka kaluar në qetësi. Megjithatë, 2 mijë ndjekës të rinj janë shtuar në “Instagram”- in e saj. Egla Ceno ka qenë në krye të debateve dhe përplasjev­e mjaft të forta ditët e fundit. Ndonëse si në shtëpi, ashtu edhe me komente në rrjet, shpesh ajo është personazhi më i sulmuar, ndjekësit në “Instagram”in e saj vijojnë vetëm të rriten. Aktorja ka fituar plot 4.6K ndjekës në “Instagram” i n e saj. Mesa duket, loja e saj po pëlqehet si nga publiku që e voton, ashtu edhe nga ndjekësit e rrjeteve sociale. Sa i përket një prej banoreve më të reja të shtëpisë, Julia Ilirjani, ajo ka fituar 573 ndjekës brenda kësaj jave.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania