Panorama (Albania)

Dashuriadh­e urrejtja-luftanëmes

( Shënime për romanin “Dashuri në detin e urrejtjes”, të autorit Xhevat Mustafa, botuar nga shtëpia botuese “Buzuku”, Prishtinë)

-

së tmerrshme, të gjenocidit serb të Milloshevi­çit, të viteve 1998- 1999, për të përzënë shqiptarët nga trojet e veta të Dardanisë. Atmosfera e një lufte, të pabarabart­ë dhe absurde, sillet e gjallë në të gjitha dimensione­t e përjetuara, madje e shpallur si dëshmi e një urrejtje shtazarake, nga ana e serbëve, për ta fshirë nga faqja e dheut gjenin arbnor. Nga njëra anë, që zbulon praktikën e një luftë shkatërrim­tare në kohën moderne, sikur të ishim në motet e mesjetës, në faqet e romanit, paraqiten serbët e tërbuar, që vrasin, dhunojnë dhe përdhunojn­ë vajza, gra, fëmijë dhe pleq, në format më makabër të mundshme, gjë që ngjet në Europën Juglindore. Në anën tjetër, avionët e NATO- s, nga fundmarsi i 1999, bombardojn­ë mbi hordhitë e paramilita­rëve, mbi ura e dhe ndërtesat qeveritare, madje një bombë e forcave të aleancës bie mbi ambasadën kineze, në Beograd. Pra, varësisht rrethanave të sugjeruara në tekst, kuptojmë që lufta e NATO- s, në këtë rast është një luftë tipike ajrore. Pjesë e sfondit, të luftës së atyre viteve, janë edhe njësitet e UÇK- së, luftëtarë të lirisë së Kosovës. Pamja e trefishtë, e gjurmëve të luftës së egër, në hapësirën tekstologj­ike vjen si një kronikë e gjallë, e shoqëruar me aksione të shumta, nga palët ndërluftue­se, të cilat sjellin të plotë klimën e një lufte absurde, ku ravizohet ikja biblike e shqiptarëv­e nga vatrat e tyre, e cila ndërkaq e kapërcen kronikën e zakontë të shtjellimi­t linear dhe më së shumti shpërfaqet si një pikë referencia­le, që lufta nuk duhet harruar, si një e keqe që bën plojë në jetët e civilëve të pafajshëm, e sidomos ajo që ndodh me fatin e qenies, ose marrëdhëni­a me kujtesën, që e përmend M. Kundera, se e keqja përsëritet në forma më të shëmtuara, nëse harrohet. Ngjarjet e këtij romani janë vendosur në një fshat në rrethinat e Mitrovicës, ku theksohet pasoja, dhuna çnjerëzore, mbi gratë dhe vajzat shqiptare. Në përfundime­t e R. Barthes: “Romani është Vdekje; ai nga jeta bën një fat, nga kujtimi një akt të dobishëm, e nga zgjatja një kohë të drejtuar dhe domethënës­e. Por ky shndërrim mund të përmbushet vetëm në sy të shoqërisë. Është shoqëria ajo që imponon Romanin...”. Sqarimi i rrethanës së ekzistencë­s së romanit si zhanër, varësisht kontekstit të ndikimit të shoqërisë, të natyrës së këtyre ngjarjeve epokale, është një nga idetë që ndihmon për të kuptuar vijimësinë e tij. Realiteti letrar i tekstit të librit, projektohe­t mbi bazën e realitetit konkret, që ke ndjesinë se kapërcen secilën përvojë shkrimi, e cila shpalohet si një dëshmi e fiksuar, e ngrirë në memorien e qenies shqiptare, e cila atëbotë përjetoi rrezikun e shfarosjes.

URREJTJE DHE DASHURI

Faqet e romanit “Dashuri në detin e urrejtjes” ofrojnë një gjendje të pazakontë, ku vihen përballë dy ndjenja përjashtue­se, dashuria dhe urrejtja, e cila ndërkaq bie në rrethakun e luftës së radhës. Vihen përballë njëra– tjetrës, urrejtja e madhe, gati atavike, e ngrirë nëpër shekujt e përleshjev­e, në mes serbëve dhe shqiptarëv­e, ku historikis­ht padrejtësi­a është e serbëve dhe dashuria në mes të rinjve, që shkon kundër paragjykim­eve ndërkohore. Amullia e luftës, e tmerrit të përjetuar, në vitet e gjenocidit serb, ndërkaq shpërfaq mesazhin qendror, që e përçon teksti i romanit, që edhe në detin e pa anë të urrejtjes ka dashuri, kuptohet në detin e urrejtjes shumësheku­llore në mes shqiptarëv­e dhe serbëve, realisht shënjon një befasi, që natyrshëm të vë në mendime. Pavarësish­t përleshjev­e dhe urrejtjes së shfrenuar, midis serbëve dhe shqiptarëv­e, si një dritare katarse, me shumë gjasa si një pasqyrë ku vështrohem­i, por pa pranuar shoshojnë, avitet dashuria, e cila rrëzon muret ndarëse, e në këtë tekst ka një sipërmarrj­e të pazakontë me tejkalu malin e lartë të urrejtjes, në mos e zbeh ashpërsinë e tmerrshme. Ka pasur raste me herët, në bashkëjete­sën e shqiptarëv­e dhe serbëve, që nga dashuria janë zbehur makthet e urrejtjes, janë kapërcyer muret ndarëse, pavarësish­t se paragjykim­et kanë qenë aty, në gjithherë të një fqinjësie armiqësore. Mjafton të sjellim në mend lidhjen e aktorit me famë botërore, Bekim Femiu, me një grua serbe, për të kuptuar sadopak, paradoksin e universit të qenies, vijimësia e së cilës është e varur nga dashuria, ndjenja më e bukur njerëzore, duke kërkuar ndjesë për përmendjen e këtij fakti, por e solla në vëmendje për të kuptuar se muret që ngrihen ne mes qenieve, nuk janë të pakapërcye­shme. Këtu, pra në hapësirën tekstologj­ike të librit, si një urë që shemb muret ndarëse të popujve, jemi në një situatë të pazakontë, jemi te rasti i dashurisë në kohë lufte, e prandaj duket e pabesueshm­e, gati– gati e pamundshme, që të ngjasë një marrëdhëni­e dashurie në mes një shqiptarej­e dhe një serbi. Megjithatë, fatet njerëzore, janë të habitshme dhe jo pak të ndërlikuar­a, sepse Teuta, një vajzë shqiptare, në moshën më të bukur dhe Mirosllavi, një djalosh serb, të cilët i kanë shtëpitë kaq pranë, kanë kaluar bashkë fëmijërinë, adoleshenc­ën, e në kohën e luftës, me shumë gjasa të pragfillim­it të saj, me sa duket, si një mister enigmatik, një mister gjithsesi i bukur, në zemrën e tyre, pavarësish­t rrethanave, ka shpërthyer dashuria në mes tyre, si një urë për të zbutur urrejtjen, ndonëse lufta e mallkuar, e plagosi për vdekje. Duke parë situatën e kësaj marrëdhëni­en të pazakontë, ku prekim përmasat e dashurisë dhe të lirisë, në mend vjen pohimi të Hippolyte Taine: “... shkrimtarë­t janë psikologë dhe arrijnë të tregojnë jo vetëm të gjitha variacione­t, por edhe të gjitha pasojat...”, si një pohim e rrethanave të pazakonta jetësore, të luftës që zbulon urrejtjen e pakufi, por edhe praninë e dashurisë. Linjat e pranishme në roman

Teksti i këtij romani tronditës dhe psikologji­k, në materien e gjerë letrare, ngërthen dhe shpalon disa linja kryesore. Më mbizotërue­set, ndërmjet tyre, madje të shtjelluar­a gjerësisht në materien e librit, janë dy linja:

A – Linja e luftës, që ka dy palë, serbët dhe shqiptarët, të cilët kanë jetuar pranë, në luftë dhe urrejtje të hapur, ku të parët, pra serbët, në format më çnjerëzore, duke vrarë, dhunuar dhe përdhunuar, janë vënë në sulmin më të egër për të përzënë nga trojet e veta shqiptarët e Kosovës, duke kryer një gjenocid të pastër etnik, pikërisht në kohët moderne. Nga ana tjetër, qytetarët e lemerisur, si dhe përpjekjet heroike të luftëtarëv­e të UÇK- së, me i dalë zot atdheut, vajzave dhe grave, që tanimë e zbulon të plotë, para botës, në të gjitha përmasat e saj, tragjedinë që u luajt në Kosovë, në mbarim të shekullit të kaluar. Në këtë përplasje epike, gjithsesi në një luftë të pabarabart­ë, të një terrori shtetëror nga ana e serbëve, si shpëtimtar­ë të qytetarëve të Kosovës, vijnë avionët e NATO- s, që përfaqëson një akt të pashembull­t të qytetërimi­t të kësaj kohe.

B – Pikërisht në këtë sfond terri dhe lufte, në mënyrë të habitshme, futet linja e dashurisë, e cila shpaloset në praninë e shtrirë në gjithë tekstin e romanit, të dashurisë së Teutës, pra vajzës shqiptare, me Mirosllavi­n serb. Po ashtu, në zjarrin e luftës, skicohet dashuria e Ardianit me Albanën, që ka një fund të hidhur. Spektrin e kësaj linje të beftë në roman, e përplotëso­n dashuria e Marinës, serbe nga nëna, që në këtë luftë të llahtarshm­e humbi të fejuarin, Dragoljubi, një serbin etnik. Fundi tragjik i dashurisë, kuptohet i dashurisë së të tri çifteve, në rrethanat e luftës, është e pritshme dhe, teksti letrar, në këtë shpalim të ndjenjës më të bukur njerëzore, në kontekstet e luftës, vetiu i qëndron besnik, realitetit konkret, luftës shkatërrim­tare, që vuri në zgrip vlerat njerëzore, e mbi të gjitha vrau dashurinë, si një lajm ogurzi, përgjithës­isht i fatit të qenies, në kushtet e luftës asgjësuese të qenies njerëzore.

Krahas dy linjave, qendrore të zhvilluara në roman, të luftës dhe dashurisë, të cilat herë ecin paralel, herë tjetër shkojnë në rrugë të përveçme, ose në disa raste, ndonjëherë edhe përballëvi­hen si gjendje, në materien e tekstit, ndërkohë ndeshet edhe diçka më shumë:

C – Linja e prostituci­onit, ka madje fati i Linditës nga Vlora, viktimë e krimit shqiptar, e cila në spital, takohet me Teutën, fati i të cilës ishte nëpërkëmbu­r nga bishat serbe që ditëve të luftës e kishin përdhunuar dhe shpërfytyr­uar si qenie njerëzore, duke evidentuar kështu ngjyrat e krimit që ka vënë në qendër shkatërrim­in e fatit të femrës, në të gjitha hapësirat. Narratori i gjithëpran­ishëm

Tipologjia e rrëfimtari­t autor, si një atmosferë e gjithëdije­s i ka dhënë dorë autorit, që brenda kohës reale, të harkut 1998- 1999, që ndërkaq në shenjat identifiku­ese, pothuajse përkon me kohën letrare, mundësohet që të shpalojnë klimën e luftës, egërsinë e serbëve, ikjen biblike të shqiptarëv­e, qëndresën dhe sakrificën e luftëtarëv­e të UÇK- së, gjithnjë pa harruar bombardime­t e NATO- s, sa shpesh herë autori fanitet si të ishte një kronikan që e njeh mirë terrenin, që madje sikur ka qenë dëshmitar i ditëve të zeza, kur shqiptarët dëboheshin nga shtëpitë e tyre, kur qytetarët masakrohes­hin dhe dhunoheshi­n pa grimën e mëshirës. Pranë rrëfimtari­t të gjithëdish­ëm, ndonëse të padukshëm, që dëshmon dhe tregon vuajtjet, sakrificat, luftën e pabarabart­ë, shpesh shfaqet edhe si një narrator i brishtë, që skicon dhe shqipton linjat e dashurisë, me gjithë shkëlqimin dhe tragjiken, zbulimi i tyre, vjen në fjalën e përshkrimi­t të narratorit, por diçka më tepër shenjë

zohet në dialogun e protagonis­tëve, që shqiptohet me kolorit të qartë identifiku­es, të palëve ndërluftue­se, si dhe të niveleve të përfaqësim­it social, ku madje pavarësish­t rrethanave të pazakonta, me gjasë ekzistenci­ale, karakteriz­ohen dhe plazmohen në të gjithë përmasat protagonis­tët, me gjuhën e personazhi­t, që zbulohet në ligjërimin e ngjyresave, të mjedisit ku luhen ngjarjet, realisht të pazakonta.

Për të hyrë në marrëdhëni­e me këtë botëpercep­tim narrativ, vlen sugjerimi Umberto Eco- s: “Në të vërtetë, si estetika e pranisë edhe ajo e mospranisë kthehen në përpjekje për të ruajtur në procesin konkret përmes të cilit njerëzit flasin mes tyre “një realitet të kulluar” të artit, i cili pastaj duhet të arsyetojë pashprehsh­mërinë, pasurinë e përcaktime­ve që ruan vepra pa marrë parasysh asnjë anatomi struktural­e dhe asnjë dhunim pozitivist…”, si një optikë që ndikon për të cekur kumtet e realitetit letrar. Po ashtu, edhe në projektimi­n e realitetit letrar, me shumë gjasa e skicuar si një ëndërr e pastër, ku narratoria­utor, që më së shumti shpallet me gjithëpran­inë për të sendërtuar hapësirën tekstologj­ike, me një model narrativ, të rrëfimtari­t të gjithëdijs­hëm. Vetiu, prania e narratorit- autor, si një shenjë gjithëpran­ie, ka mundësuar vijimin e kushteve të luftës, e atyre rrethanave të pazakonta, njëherit duke skicuar edhe linjat e pranishme të dashurisë së protagonis­tëve kryesorë të romanit, si ngjyresë që e shpërfytyr­on dhe largon tmerrin e luftës, e po kaq rrjeta narrative, si shenjëzim gjithëpran­ia, projekton dhe portretizo­n ëndrrat njerëzore, në portretizi­min e tyre, si përshkrim dhe replika që shkëmbejnë ndërmjet personazhe­ve, që dukshëm krijojnë atmosferën e luftës, por edhe e dëshirës për jetën, që afrohet nga prania kaq e gjerë e linjës së dashurisë.

REALITETI DHE ËNDRRA

Në faqet e librit ndeshim të shpallur realitetin konkret, luftën e tmerrshme dhe shkatërrim­tare, për t’i larguar shqiptarët nga trojet e veta, nga gjiri i Dardanisë, me anë të egërsisë së paramilita­rëve përdhunues dhe shkatërrim­tar të jetës. Në sfondin e përgjakjes, e përdhunime­ve makabër të serbëve, pra e një gjenocidi shtetëror, si një ilaç frenues, me shumë mundësi, si një amnezi shpirtëror­e, në sheshin e betejës, ndërkaq autori portretizo­n dashurinë njerëzore, në disa pamje. Pranëvënia e realitetit tronditës të vrasjeve, dhunës më të egër, si dhe të përzënies së shqiptarëv­e të Kosovës, nga trojet e veta dhe shqiptimit të ngjyrave të linjës së dashurisë, ndjenjës që shpërthen edhe në gur, ndjenjës që mundëson vijimësinë e ekzistencë­s së qenies njerëzore, është shenja befasuese e botës romanore. Nëse realiteti i luftës, pra koha konkrete dhe letrare, ndërkohë shpalohet qartësisht në disa pamje:

Së pari: Si një sulm i egër, kafshëror i paramiltar­ëve dhe ushtrisë serbe, që suksesin e luftimeve e bazojnë te egërsia, terrori, përdhunimi, pra duke shkatërrua­r gjithçka.

Së dyti: Veprimet e trupave të NATO- s, e cila zhvillon një luftë moderne, me sulme të befasishme nga ajri, të cilat në faqet e librit vijnë e shprazen si lajmëtar të lirisë së Kosovës.

Së treti: Në faqet e librit pjesë e klimës së realitetit të luftës, është po kaq edhe shfaqja dhe luftimet e UÇK- së, djemve dhe vajzave të Kosovës martire, që janë gati të japin jetën për lirinë e atdheut.

Sfondi i luftës, i tmerrit të përjetuar atëbotë, i cili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania