Panorama (Albania)

Rama: Sazani, kartëvizit­a e Shqipërisë në Mesdhe

“Ky vit do të thyejë rekorde në turizëm”, kryeminist­ri: Shifrat e dy muajve të parë janë mjaft pozitive

-

Kryeminist­ri Edi Rama nuk e fsheh ambicien për ta kthyer ishullin e Sazanit në kartëvizit­ën e Shqipërisë, në industrinë e turizmit në Mesdhe.

Para një grupi të rinjsh, që ishin protagonis­tët e radhës në podkastin e tij, Rama ishte besimplotë se ky vit do të thyejë rekorde në turizëm. “Sa më takon mua, Sazani është pika ku ne mund të shkruajmë kartëvizit­ën e Shqipërisë në mes të Mesdheut dhe mund t’u themi të gjithëve pa përjashtim, të gjithë ‘ tigrat’, ‘ luanët’ e ‘ elefantët’ e industrisë së turizmit në botë. Dhe themi ‘ Ne jemi Shqipëria!’ dhe ngremë stekën në një nivel, që disa vite më parë nuk mund të imagjinohe­j”, - deklaroi kryeminist­ri. Teksa e cilëson serioz projektpro­pozimin e bërë nga dhëndri i ish- Presidenti­t amerikan, Donald Trump, Rama preferon t’i shohë anën pozitive jehonës së lajmit, që prej disa ditësh ka bërë xhiron e botës. “Një miku im amerikan më mori e më tha ‘ është e vërtetë’? Ore, dhe po nuk erdhën, zhurma që është bërë në media dhe fama që kanë ata do të sjellë shumë njerëz. Të gjitha këto nuk i paguan dot me miliona reklamë. Sepse nuk je ti që çon një reklamë siç patëm bërë dikur reklama ‘ Shqipëria, Shqipëria!’ Harxhon lekë kot! Mbi të gjitha, një investim i tillë në Sazan ose investime të tilla i fuqizojnë të gjithë”, - deklaroi kreu i qeverisë. Për të mbërritur te ky projektpro­pozim, për të cilin ende qeveria nuk ka marrë një vendim, më herët i është dashur të refuzojë disa projekte, që thotë se nuk përputhesh­in me vizionin për të pasur një harmonizim të natyrës dhe ndërtimit në ishull. “Kemi pasur kërkesa 3- 4. Kanë ardhur shumë për të parë, por kur na kanë treguar me prezantime çfarë kanë dashur të bëjmë, jo. Nuk është kjo. E zhvillimi të jetë aq i cilësisë së lartë sa të

krijojë një model turizmi, që sjell shumë të ardhura e të funksionoj­ë dhe si tërheqje për turizmin”, - deklaroi Edi Rama. Kryeminist­ri shprehet se sezoni turistik i këtij viti premton shumë për Shqipërinë dhe pritet të thyejë rekordin e

vitit të shkuar. Në podkastin e tij të të shtunave, kreu i qeverisë shqiptare tha se shifrat tregojnë për një bum vizitorësh të huaj që pritet të vijnë në Shqipëri për turizëm. “Nga një vend i bukur për ne, në një vend të bukur e tërheqës

përgjithmo­në e më shumë vizitorë të huaj. Viti i shkuar është mbyllur me prekjen e tavanit të 10 milionë turistëve. Janari dhe shkurti kanë filluar me një rritje të fortë krahasimis­ht me janarin dhe shkurtin e shkuar. Vetëm në dy mua

jt e parë të vitit kemi prekur nivelin e 1 milion vizitorëve të huaj. Mesa duket, ky vit do të jetë një kapërcim i ndjeshëm i rekordit të vitit të shkuar”, - tha kryeminist­ri. Gjatë podkastit me të rinjtë sipërmarrë­s në fushën e turizmit, kryeminist­ri Rama paralajmër­oi se duke nisur nga muaji qershor, qeveria ka në plan të ulë tatim- fitimin e të ardhurave për ata punonjës që kanë paga më të larta, por pa dhënë më shumë detaje. “Kemi kohë që themi se nuk do të rrisim taksat. Tani kemi një projekt, nga qershori do ta materializ­ojmë për të ulur tatim- fitimin e të ardhurave për ata që kanë pagat më të larta si punonjës”, - deklaroi kryeminist­ri. Rama gjatë ditës së djeshme shpërndau pamje nga kantieri i portit të ri turistik në Vlorë. Ky port, sipas kreut të qeverisë, do ta pasurojë edhe më shumë peizazhin e Vlorës dhe atje do të ankorohen jahte të ndryshme. Po ashtu, kryeminist­ri thekson se porti i ri e integron Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut. Kjo gjë hap një burim të ri rritjeje të punësimeve, shërbimeve dhe të ardhurave nga ekonomia e detit. “Dhe me portin e ri turistik, i cili do ta pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së rilindur edhe me j ahtet e shumëmungu­ara të vizitorëve, duke e integruar më në fund Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut dhe duke hapur burim të ri domethënës rritjeje të punësimit, shërbimeve, të ardhurave nga ekonomia e detit, ju uroj të diel të qetë”, - shkruan Rama.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania