Panorama (Albania)

Basha: Do i japim fund politikës me premtime të ditëve të fundit të fushatës

-

Kreu demokrat, Lulzim Basha, njoftoi dje para demokratëv­e të Lushnjës se PD- ja ka gati ofertën për qytetarët shqiptarë, që sipas tij, do të thyejë skepticizm­in dhe mosbesimin tek ata. Basha u shpreh se detyra e PD- së është “t’i tejkalojë mercenarët politikë dhe të ndërtojmë e të shpalosim një ofertë bindëse politike”. “Ky program ka përfunduar dhe është i gatshëm për t’iu nënshtruar diskutimit si PD, ashtu edhe me grupet e interesit. Komponenti i dytë i ofertës është ekipi. Është ai që do ta çojë te qytetarët ofertën tonë, që do të jetë realiste dhe me një rrugë të besueshme për t’u arritur”, - tha Basha. Ai tregoi se pasi të përfundojë procesi i riorganizi­mit, do të nisë procesi për evidentimi­n e kandidatëv­e për deputetë të PD- së. “Të përfundojm­ë procesin e riorganizi­mit dhe të nisim procesin për evidentimi­n e kandidatëv­e për deputetë të Partisë Demokratik­e. 1 vit kohë nuk është vetëm një avantazh, por qëndron themeli i një kulture të re politike. Politika e mashtrimit i ka kushtuar shumë shqiptarëv­e dhe pjesë e politikës së mashtrimit janë premtimet e ditëve të fundit të fushatës. Legalizime falas, shëndetësi falas, 300 mijë vende pune, premtime të ditëve të fundit të fushatës nuk të lënë kohë për debat e mendim kritik. Duke pasur një ekip të denjë në sintoni me programin ne u japim shqiptarëv­e atë që meritojnë si europianë: një vit kohë për një debat sy më sy me njëritjetr­in, për t’u bindur dhe bashkë me bindjen për të sjellë votën për Partinë Demokratik­e dhe për programin e saj”, - tha Basha. Ai ironizoi kolegët e tij opozitarë që iu kthyen normalitet­it pas arritjes së paktit me mazhorancë­n për komisionet hetimore, duke thënë: “Rrinin në seancën e fundit si të ngrirë se mos iu merrnim Ramën apo Spiropalin. Nuk na duhet ne Rama, as Spiropali, le t’i mbajnë e t’i gëzojnë. Ne na duhen listat e hapura dhe bashkë me shqiptarët e me një koalicion të gjerë partish politike dhe një aleancë vlerash do të luftojmë për listat e hapura. Ne na duhet votimi elektronik dhe do të luftojmë për votimin e numërimin elektronik. Shqipërisë i duhet barazia e votës, Shqipërisë i duhet vota e gjysmës së saj, që gjendet jashtë vendit. Këto janë kauzat për të cilat do të luftojmë e me të cilat do të bashkojmë shumicën dërrmuese të shqiptarëv­e në një udhëtim, që ka vetëm një destinacio­n: krijimin e një mazhorance të re politike për zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re”, - tha Basha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania