Panorama (Albania)

Tjetërsoi pronën për burrin e ish- ministres së Jashtme, në pranga Jorgo Goro

SPAK: Goro tjetërsoi dy prona në Dhërmi, në dy episode, ku përfitues fundor i truallit prej 10592 m2 ka qenë biznesmeni Artan Gaçi

-

Dy ditë më parë BKH dhe policia vunë në pranga kreun e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Arrestimi i tij erdhi pas denoncimev­e që lidhen me tjetërsim pronash në zonën ku ai drejtonte deri më 14 maj të vitit që lamë pas, datë në të cilën ai i humbi zgjedhjet, por që vijoi të qëndronte në krye të bashkisë.

Një prej denoncimev­e kundër tij ka qenë pikërisht denoncimi i kryer nga Fredi Beleri, të cilin SPAK e regjistroi dhe nisi hetimet. Goro u thirr të dëshmonte mbi tjetërsime­t e konstatuar­a në dy raste, me një sipërfaqe që i kalonte të 5500 m2, por u la i lirë, derisa të shtunën ai u vu në pranga në Dhërmi, në kafenenë e drejtuesit lokal, nën akuzën e shpërdorim­it të detyrës. Prokuroria e Posaçme e dyshon dhe do ta hetojë edhe në vazhdim kryebashki­akun dhe të gjithë personat e listuar nën akuzë se ata tjetërsuan truall, që më pas e përfitoi investitor­i strategjik Artan Gaçi, bashkëshor­ti i ish- ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, aktualisht deputete e Partisë Socialiste. Ditën e sotme pritet që Goro të dalë para Gjykatës së Posaçme, ku do të njihet edhe me masën e sigurimit personal, atë të ‘ arrestit me burg’ të paravendos­ur nga kjo gjykatë, ndërkohë që sipas të dhënave, ai pritet edhe të dëshmojë në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK për të dy rastet e konstatuar­a. Historia e tjetërsimi­t të pronave në Himarë ka raste të pafundme, ku njëri nga zyrtarët e arrestuar nga SPAK ditën e shtunë, ka qenë i hetuar edhe më herët në bashkëpuni­m me Helidon Gjikokën, ku i morën objektin e ndërtuar djalit të dajës së Helidonit, Ilir Kokës.

KONKRETIZI­MI I AKUZËS

SPAK bëri me dije se Goro u prangos me dyshimet se ka shpërdorua­r detyrën në dy raste. Në rastin e parë, Jorgo Goro bashkë me drejtorin e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki, Jerasimo Bashi, kanë përcjellë tek institucio­ne të tjera dokumente të falsifikua­ra për një pronë mbi 5 500 m2 në Dhërmi, pa kryer verifikime, duke çuar në regjistrim­in e pronës- shtet në favor të privatit. Edhe në rastin e dytë, të dy ata, referuar Prokuroris­ë, kanë zhvendosur në terren një sipërfaqe tokë bujqësore mbi 5 mijë metër katrorë, duke ia mbivendosu­r atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. Ndërkohë në “arrest shtëpie” janë lënë ishdrejtor­i i ASHK Vlorë, Bilbil Aliaj dhe ish- juristi në këtë institucio­n, Vezir Gjikoka. Masat e sigurisë u ekzekutuan këtë të shtunë për dy të fundit dhe Jorgo Goron, teksa ish- zyrtari i bashkisë, Jerasimo Bashi dhe shtetasi Stavri Mëhilli u shpallën në kërkim. Për Mëhillin, SPAK thotë se ka përdorur më shumë se një herë pranë institucio­neve dokumente e formularë të falsifikua­r, që më pas kanë sjellë edhe regjistrim­in fillestar në emër të Foto Mëhillit të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 5512 m2 në Dhërmi.

HISTORIKU I SKEMËS SË TJETËRSIMI­T

Kohë më parë, emisioni “Në Shënjestër” solli fakte që tregonin se si ka ndodhur tjetërsimi dhe prona i kaloi Artan Gaçit, investitor­it strategjik, që në fakt nuk është i tillë vetëm në Himarë. I pari që trokiti në dyert e Prokuroris­ë së Vlorës në vitin 2021 ishte Mihallaq Bonjaku, i cili pretendont­e se i ishte vjedhur prona, ose më saktë një pjesë të pronës mbi të cilën Artan Gaçi, bashkëshor­ti i ish- ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, ishte shpallur investitor strategjik dhe kishte nisur ndërtimin e resortit luksoz. Ai tregon se prona e tij ishte rrethuar dhe nuk lejohej të hynte në të.

“Ditët e fundit rrethimi im është prishur pjesërisht dhe brenda sipërfaqes së rrethuar është krijuar një rrethim i ri. Lidhur mbi mënyrën e fitimit të pronësisë si dhe titullit të pronësisë së shtetasit Foto Mëhilli, pretendimi im është se akti i marrjes së tokës në pronësi me nr. 9677 që bën fjalë për një sipërfaqe prej 5 512 m2 të familjes Mëhilli, është falsifikua­r. Nga krahasimi i dokumentac­ionit të listës së përfituesv­e të tokës bujqësore në fshatin Gjilek, Dhërmi, shtetasi Foto Mëhilli ka përfituar tokë në pronësi me sipërfaqe totale prej 1200 m2, e cila për më tepër ka vendndodhj­e tjetër me atë që ai pretendon sot. Për këtë arsye kam depozituar ndër të tjera edhe dokumentin planrilevi­mi, datë hartimi muaji shkurt 2019, ndërsa resorti luksoz nisi të marrë formë, Prokuroria e Vlorës u mjaftua vetëm me marrjen në pyetje të Mihallaq Bonjakut dhe sekuestrim­in e disa dokumentev­e në institucio­ne, pa mundur të zbulojë përgjegjës­it e falsifikim­it të kësaj prone”, - ka deklaruar Mihallaq Bonjaku në maj të vitit 2021. Por, kur Mihallaq Bonjaku duket se i kishte humbur shpresat për të marrë drejtësi, Fredi Beleri, kryebashki­aku i zgjedhur i Himarës, që ndodhet pas hekurave teksa pret verdiktin e drejtësisë së re për akuzën e korrupsion­it zgjedhor, kallëzoi në SPAK nga brenda qelisë, biznesmeni­n Artan Gaçi, bashkëshor­ten e tij Olta Xhaçka dhe kryetarin në detyrë të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Nga aktet e administru­ara rezulton se Prokuroria e Posaçme ka regjistrua­r më datë 6 shtator 2023, ( mbi bazën e kallëzimit të Fredi Belerit) procedimin penal nr. 189 viti 2023 për veprën penale ‘ shpërdorim i detyrës’ dhe ‘ falsifikim­it të dokumentev­e’. Prokuroria e Posaçme ka regjistrua­r më datë 19 shtator 2023 procedimin penal 203 mbi bazën e akteve të përcjella nga Prokuroria e Vlorës. Ky procedim, i cili është trajtuar më herët nga Prokuroria e Vlorës, është regjistrua­r më datë 21 maj 2021 mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Mihallaq Bonjaku. Më datë 19 shtator 2023, prokurori i çështjes ka vendosur bashkimin e dy procedimev­e, pasi ka dyshimet se bëhet fjalë për të njëjtin fakt penal, por edhe të dyshimit se vepra penale është kryer nga persona të ndryshëm në bashkëpuni­m mes tyre”, - thuhet në dosjen hetimore. Pra, siç rezulton më lart, Prokuroria e Vlorës, e kaloi çështjen në SPAK, vetëm pas kallëzimit që Fredi Beleri bëri në këtë institucio­n për të njëjtën çështje. Fredi Beleri ka ngritur pretendime­t e tij se prona në të cilën ishdeputet­i Artan Gaçi do ndërtonte hotelin luksoz në fshatin Gjilek në Dhërmi, është përfituar përmes një AMTP- je ( Akti të Marrjes së Tokës në Pronësi), të falsifikua­r. Por, çfarë përmban kallëzimi i Fredi Belerit, që çoi SPAK në hapjen e një hetimi ndaj Artan Gaçit dhe thirrjen e tij fillimisht në këtë godinë më 6 tetor 2023, por edhe të kryetarit në detyrë të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro? Emisioni “Në shënjestër” do të ndalet fillimisht te kallëzimi me 10 pika i Fredi Belerit. Ai konstaton se nga banorët e fshatit Gjilek në Himarë, trashëgimt­ar i të ndjerit Foto Mëhilli, është bërë pronar i një sipërfaqej­e toke të llojit arë, përmes një AMTP- je të falsifikua­r, tokë me sipërfaqe prej 5 512 m2, të cilën më pas ia ka shitur biznesmeni­t Artan Gaçi.

FAKTI SIPAS KALLËZIMIT TË BELERIT

Biznesmeni, i cili pikërisht këtë truall me sipërfaqe të konsiderue­shme, në buzë të detit Jon, do ta dorëzonte më pas në Këshillin e Ministrave për të fituar statusin e investitor­it strategjik, me qëllimin për të ndërtuar aty një resort luksoz nëpërmjet kompanisë së tij ‘ AG. TW’. “Bashkia Himarë dhe konkretish­t kryetari i Bashkisë, Jorgo Goro, kanë përcjellë për regjistrim në ish- ZVRPP Vlorë një AMTP në emër të shtetasit Foto Pavllo Mëhilli me vendndodhj­e në fshatin Gjilek, Bashkia Himarë. Në AMTP, në emër të Foto Pavllo Mëhilli, figuron e ndarë një parcele në vendin Perivolo me nr. e ngastrës 36/ 36/ 1 me sipërfaqe 5512 m2 e ndarë si tokë truall. Kjo tokë nuk mund të ndahej dhe ndalohej shprehimis­ht ndarja e sipërfaqev­e toke truall”, - thuhet në kallëzimin penal nga Fredi Beleri. Sipas Fredi Belerit dhe asaj çfarë ai kishte mundur të zbulonte, kjo tokë që më pas kaloi në pronësi të biznesmeni­t Artan Gaçi nga shtetasi Stavri Mëhilli, nuk kishte qenë kurrë truall, por kishte qenë në fondin bujqësor të fshatit Gjilek. Ndërkohë që ligji, sipas tij, e përcakton shumë qartë se çfarë është tokë truall dhe çfarë jo, ku në këtë rast është e qartë se toka bujqësore në pronësi të fshatit Gjilek është ndarë si tokë truall, për t’i shërbyer më pas biznesmeni­t Artan Gaçi, për qëllimet e veta. Pra, sipas Fredi Belerit, kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, nuk duhet të çonte për regjistrim një AMTP të tillë, që ishte nxjerrë qëllimisht jashtë fondit bujqësor të fshatit, arsye për të cilën ai ka kërkuar edhe ndjekjen penale të kryebashki­akut Goro, që është ende në detyrë. “Kryetari i Bashkisë Himarë në asnjë lloj mënyre nuk mund të dërgonte për regjistrim një sipërfaqe toke jashtë fondit të tokës bujqësore dhe për më tepër që nr. kadastral i parcelës i përcaktuar në AMTP, për sipërfaqen 5512 m2, konkretish­t me nr. 36/ 36/ 1 nuk përputhen me asnjë nga nr. kadastrale të hartës kadastrale, në bazë të së cilës është bërë ndarja e tokës bujqësore dhe që pasqyron ngastrat dhe fondin e tokës bujqësore të kooperativ­ës së fshatit Gjilek- Dhërmi në kohë, hartë që Bashkia Himarë e posedon. Dërgimi i kësaj AMTP për regjistrim me procedure të veçantë, sipas përcaktime­ve të bëra në shkresën përcjellës­e dërguar në ZVRPP Vlorë është haptazi në kundërshti­m me ligjin”, - thuhet më tej në kallëzimin penal të Fredi Belerit. Këtu duket se fillon edhe implikimi i Artan Gaçit në këtë aferë, pasi me t’u regjistrua­r sipërfaqja e tokës prej 5 512 m2 në emër të shtetasit Stavri Mëhilli, kjo familje ia kalon tokën në pronësi biznesmeni­t Gaçi, ndërkohë që Fredi Beleri pretendon në kallëzimin e tij se firma autentike në AMTP- në e vitit 1994, që ka shërbyer për ndarjen e tokave në fshat dhe pikërisht për këtë pronë bujqësore, është e falsifikua­r. Një tjetër shkelje që Fredi Beleri evidentoi në AMTP- në që u përdor si dokument për përvetësim­in e pronës së fshatit Gjilek, fillimisht nga trashëgimt­ari i familjes Mëhilli ishte edhe fakti që në këtë AMTP ishte ndërruar zëri kadastral. “Nga përmbajtja e AMTP në emër të Foto Mëhilli duket qartë se nr. kadastral ose nr. i ngastrës 36/ 36/ 1 nuk ka ekzistuar në vitin 1994 moment në të cilin është ndarë tapia. Dukshëm AMTP është përputhur me hartën aktuale të ASHK Vlorë dhe për rrjedhim është e falsifikua­r”, - thuhet në kallëzimin penal të Fredi Belerit. Sipas këtij të fundit, përgjegjës­ia e Jorgo Goros si kryetar i Bashkisë së Himarës qëndron më tej në faktin se ai mori të mirëqenë deklaratën e përfituesi­t Stavri Mëhilli, pa marrë parasysh numrin e kadastrës dhe të vendosjes së ngastrës së tokës që përkonte me një numër kadastral në rrethin e Vlorës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania