Panorama (Albania)

Autori 25 vjeç e godet pas koke dhe i merr 675 euro, vihet në pranga

Policia arreston një laçian, i zu pritë faturinos kur autobusi ndaloi në Reps që të pushonin pasagjerët, dëshmoi i grabituri

-

Një urgjencë e mbërritur në spitalin e Rrëshenit ka bërë që policia të vihet në lëvizje për një rast mjaft të rëndë të ndodhur në Rrugën e Kombit.

Një i ri, i cili ishte në autobusin e linjës TiranëPris­htinë, kishte plagë në kokë dhe fytyrë, pasi ishte sulmuar nga një person, që i kishte rrëmbyer edhe çantën e parave. Autobusi mësohet se ka qenë i ndaluar në një pikë e njohur si 24- orëshe në zonën e Repsit. Sapo pasagjerët kanë zbritur dhe kanë hyrë në bar- restorant, faturinoja ka qenë vetëm në autobus dhe me derën e hapur. Një person i ka ardhur nga dera dhe e ka qëlluar me grushte në kokë dhe fytyrë. Për pasojë, faturinoja është rrëzuar dhe personi i ka marrë çantën në të cilën i riu i dhunuar kishte xhiron ditore të punës. Pasagjerët dhe kalimtarë të rastit i kanë dhënë ndihmën djalit, duke e dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Rrëshenit nga ku është lajmëruar edhe policia, që është vënë në lëvizje dhe ka sjellë në pranga një të ri për ngjarjen mjaft të rëndë. NGJARJA SIPAS

POLICISË Faturino i autobusit të linjës Tiranë- Prishtinë u grabit me dhunë nga një 25- vjeçar, i cili u identifiku­a dhe arrestua nga policia. Ngjarja ndodhi mesnatën e së shtunës në Rrugën e Kombit, teksa autobusi kishte ndaluar në një pikë karburanti dhe kafe- restorant pranë zonës së Repsit. I riu ka hyrë brenda mjetit dhe e ka goditur me grusht faturinon dhe i ka marrë çantën që mbante me vete dhe është larguar me vrap. Nga goditja, faturino 31vjeçar pësoi dëmtime në kokë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Mirditës, ndërsa bëri dhe kallëzim në polici. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Mirditë organizuan menjëherë punën për të identifiku­ar dhe arrestuar autorin. Si rezultat, në kuadër të operacioni­t policor të koduar “Linja”, shërbimet e Policisë, të mbështetur­a te informacio­net e siguruara nga inteligjen­ca policore, bënë të mundur identifiki­min dhe arrestimin e autorit të dyshuar të rastit, Emirjan Deda 25 vjeç, banues në Laç. Ai u prangos duke u larguar në këmbë disa kilometra larg vendit të ngjarjes, ndërsa rezulton të jetë person me precedentë

të mëparshëm penalë. Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 675 euro, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa veprimet proce

durale i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania