Panorama (Albania)

Efektivi i arrestuar nga AMP mohon akuzat: Nuk jam unë “Visi i Pazarit”

Gjykata e Tiranës i jep Prokuroris­ë rreth dy muaj kohë për të sjellë provat kundër policit dhe dy bashkëpunë­torëve të Enea Sulejmanit

-

Dje dolën para gjykatës për njohjen me masën e sigurisë të rinjtë që u arrestuan me pakon njëkilogra­mshe të kokainës në makinë.

Bashkë me ta, para Gjykatës së Tiranës doli edhe efektivi i Forcës Operacioni­ale, Ervis Shkurta. Ky i fundit ishte në sallën e gjyqit bashkë me dy të rinjtë që shoqëronin Enea Sulejmanin natën e ngjarjes në Tiranë, teksa u përplasen me policinë dhe ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura nga policia dhe prokuroria. Ai ka mohuar të jetë ‘ Visi’ që ka dalë në telefonin e njërit nga të rinjtë e arrestuar në hyrje të Rrugës së Kavajës. Po ashtu, edhe Igli Begaj dhe Shkëlqim Ostreni nuk kanë pranuar akuzat dhe madje kanë mohuar të kishin dijeni mbi pakon që mbante Enea në makinë. Për pasojë, gjykata i ka dhënë dy muaj kohë prokuroris­ë të gjejë provat e mjaftueshm­e për efektivin e policisë si dhe dy miqtë e drejtorit të Transporti­t Ndërqyteta­s, ndërkohë që ky i fundit e mësoi masën e sigurisë në spital, aty ku po kurohet për shkak se u plagos nga një efektiv i antidrogës natën e operacioni­t.

MASA

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat për 4 të dyshuarit për trafikim të 1 kg kokainë mes tyre edhe efektivin e operaciona­les Ervis Shkurta. Vetëm për Enea Sulejmanin, kreu i Transporti­t Ndërqyteta­s, gjykata caktoi masën “burg pa afat”, ndërsa për tre të arrestuari­t e tjerë Igli Begaj, Shkëlqim Osteni ( dy pasagjerët në makinë me Sulejmanin) dhe efektivin Forcës së Posaçme Operaciona­le, Ervis Shkurta, u caktua masa me afat deri në 16 maj, kohë në të cilën prokuroria duhet të sjellë prova të tjera për të bindur gjykatën.

Sulejmani nuk ishte

ipranishëm në gjykatë, pasi vijon të jetë në Spitalin e Traumës. Ai u përfaqësua në gjykatë nga avokati i tij mbrojtës. Të pranishëm në seancë Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj, kanë kërkuar nga gjykata që të mos marrë parasysh dëshmitë paraprake që ata kanë dhënë në polici me pretendimi­n se kanë deklaruar pa pranin e avokatit dhe nën trysni. Ata kanë pretenduar se nuk kanë lidhje me kokainën që ishte në makinën e Sulejmanit. Në të njëjtën linje me ta ka qenë edhe polici operacione­ve, Ervis Shkurta. Ai ka mohuar përfshirje­n në ngjarje duke pretenduar se nuk është ai poseduesi i numrit britanik me pseudonimi­n “Visi i Pazarit”, që kanë pretenduar të dyshuarit e tjerë. Po ashtu, ai ka kërkuar lirinë edhe për shkak të problemeve shëndetëso­re që ka një nga fëmijët e tij. Gjithashtu edhe avokati mbrojtës i efektivit Ervis Shkurta ka pretenduar se nga raportet e policisë nuk del që të përmendet emri i efektivit. Ndërkohë prokuroria ka kërkuar që t’i lërë në qeli duke argumentua­r se ka prova të mjaftueshm­e për të vërtetuar dyshimin e arsyeshëm.

HETIMET

Sipas prokuroris­ë, gjatë hetimit dymujore janë përdorur edhe metoda speciale të hetimit, si blerjet e stimuluara dhe përgjimet. Aksioni i policisë u zhvillua të enjten në mbrëmje dhe në pranga ra kryetari i Shoqatës së Transporti­t Ndërqyteta­s, Enea Sulejmani, i cili ishte shoferi i mjetit tip “Tiguan”. Ky i fundit tentoi të shtypte me makinë efektivët e policisë, teksa u afruan për t’i arrestuar gjatë operacioni­t antidrogë. Në këto kushte efektivët e policisë kanë qëlluar me armë zjarri duke plagosur në këmbë në kushtet e vetëmbrojt­jes. Bashkë me Sulejmanin janë arrestuar edhe dy të rinj, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj. Antidroga e Tiranës i kishte prej kohësh në ndjekje këta persona. Tre të rinjtë dyshohen si furnizues kokaine.

 ?? ?? Enea Sulejmani
Enea Sulejmani
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania