Panorama (Albania)

Mesazhi: E papranuesh­me që shumë katolikë janë në burg për trafik droge!

-

Arqipeshkë­vi i Shkodrës, Angelo Massafra, tha se shumë katolikë në Shqipëri janë në burgje për shkak të përfshirje­s së tyre në trafikun e drogës dhe kjo është e papranuesh­me. Gjatë meshës për ditën e larit në katedralen “Shën Shtjefni”, Arqipeshkë­vi Massafra përmendi edhe rastet e vetëvrasje­ve, të cilat po kthehen në një shqetësim për shkak të numrit të lartë. “Shpeshherë këto fatkeqësi - shtoi Massafra - ndodhin nga pesha e opinionit tek individi”. Ndërkohë Arqipeshkë­vi i Shkodrës një ditë më parë mbushi 75- vjetorin e lindjes duke dhënë kështu dorëheqjen në krye të kësaj dioqeze për shkak të moshës së pensionit. Gjatë një koncerti në katedrale dha lajmin e dorëheqjes. Vatikani ka pranuar dorëheqjen e Arqipeshkë­vit, i cili sipas një dekreti të ardhur nga Selia e Shenjtë dhe të firmosur nga Nunci Apostolik në Shqipëri, Luigi Bonazzi, do të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e Arqipeshkë­vit të ri të Shkodrës. Angelo Massafra prej 27 vitesh drejton dioqezën Shkodër- Pult duke kaluar kështu një rrugëtim të gjatë mes shumë vështirësi­ve në gjithë këto vite të trazuara për vendin tonë.

Kështu, Nunci Apostolik në Shqipëri, imzot Luigi Bonazzi, njoftoi imzot Massafran për pranimin e dorëheqjes, me një shkresë që mban datën 22 shkurt 2024. “Shkëlqesi, po ju vë në dijeni se Ati i Shenjtë e ka pranuar dorëheqjen nga qeverisja baritore e Arqidioqez­ës së Shkodër- Pultit, të paraqitur nga ju në përputhje me Kanunin 401/ 1 të Kodit të së Drejtës Kanonike, me formulën ‘ nunc pro tunc’. Prandaj, Ju lutet që të vazhdoni ta udhëhiqni selinë e ShkodërPul­t derisa të emërohet Pasuesi Juaj”. Pas pranimi të dorëheqjes së tij nga detyra e Arqipeshvi­t të Dioqezës Shkodër- Pult ai tha: “Ju falënderoj të gjithëve që më doni dhe unë ju dua ju. Jeta ime është për ju për kishën tonë. Në çdo aspekt nuk kursehem”, - ka thënë Massafra. “Duke shfrytëzua­r kushtin e dëgjesës, pranova këtë detyrë për të qenë Ipeshkv. Dioqeza ecën përpara jo vetëm me punën time, është puna e të gjithëve”, - tha më tej ai. Imzot Angelo Massafra është shuguruar Ipeshkëv nga Papa Gjon Pali i Dytë më 6 janar 1997 në Vatikan dhe ka shërbyer më shumë se 27 vite në Shqipëri. Arbëresh me origjinë, imzot Massafra tashmë është zyrtarisht edhe shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe deri disa javë më parë, ka qenë President i Konferencë­s Ipeshkvnor­e të Shqipërisë. Imzot Massafra ka festuar 75vjetorin e lindjes ku ne Katedralen e Shkodrës u mbajt një koncert nga “Nova Chamber Orchestra”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania