Panorama (Albania)

“Standard & Poor’s” rrit për herë të parë vlerësimin financiar për Shqipërinë

“S& P” e ngjit në “BB-” vlerësimin financiar, duke vënë theksin në përmirësim­in e pozicionit të jashtëm të vendit dhe atij fiskal

-

Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poors”, një nga tre më të mëdhatë në botë, ka rritur për herë të parë me një kategori, vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë, duke vënë në dukje përmirësim­in e pozicionit fiskal dhe pozicionit të jashtëm të vendit.

Në raportin e bërë publik më 22 mars 2024, “Standard & Poors” përmirësoi vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB-” nga “B+”. Ky përmirësim i vlerësimit vjen si një njohje e qëndrueshm­ërisë ekonomike të Shqipërisë dhe menaxhimit të matur të financave publike në përballje me një sërë sfidash të njëpasnjës­hme.

RAPORTI

Agjencia ka vlerësuar se Shqipëria ka treguar në vijimësi aftësinë e saj për t’i bërë ballë goditjeve, përfshirë tërmetin e vitit 2019, pandeminë e COVID- 19 dhe efektet e tërthorta makroekono­mike të luftës Rusi

Ukrainë, duke vënë në dukje rritjen e qëndrueshm­e të ekonomisë në tre vitet e fundit dhe përmirësim­in e parametrav­e të financave publike.

Sipas Agjencisë, qëndrueshm­ëria ekonomike e vendit i atribuohet pjesërisht rrijes së turizmit, e cila “ndihmoi Shqipërinë të rrisë eksportet e shërbimeve me afro 15% të PBB- së midis viteve 2019 dhe 2023, duke forcuar ndjeshëm pozicionin e saj të jashtëm”. Për më tepër, agjencia evidenton se “autoritete­t shqiptare kanë shfaqur angazhimin e tyre për konsolidim­in fiskal. Të kombinuara me rritjen e fortë ekonomike, këto përpjekje kanë çuar në një reduktim të konsiderue­shëm të borxhit publik, nga një pikë prej 74.5% të PBB- së në vitin 2020 në një vlerësim prej 58% në vitin 2023. Agjencia parashikon se autoritete­t do synojnë të ruajnë këtë qasje të matur ndaj financave publike, në përputhje me Ligjin Organik të Buxhetit, duke siguruar që borxhi publik i Shqipërisë të mbetet i qëndrueshë­m në një mesatare prej rreth 55% të PBB- së gjatë viteve 2024– 2027”.

“S& P” ka vlerësuar rënien e borxhit publik, nga 74.5% të PBB- së në vitin 2020 në 59.2 % në vitin 2023, sipas autoritete­ve shqiptare, duke parashikua­r se “autoritete­t do të synojnë të ruajnë këtë qasje të matur ndaj financave publike, në përputhje me Ligjin Organik të Buxhetit, duke siguruar që borxhi publik i Shqipërisë të mbetet i qëndrueshë­m në një mesatare prej rreth 55% të PBB- së gjatë viteve 2024– 2027”.

“S& P” parashikon se perspektiv­at e rritjes së moderuar të Shqipërisë dhe rezervat relativish­t të larta ofrojnë një mbrojtje ndaj goditjeve të mundshme të jashtme gjithashtu pret që autoritete­t të mbeten të matura nga ana fiskale, duke mbajtur borxhin publik në një trajektore të qëndrueshm­e dhe gradualish­t rënëse.

Agjencia vlerëson se Shqipëria do të ndërmarrë hapa institucio­nalë në mbështetje të ofertës së saj për anëtarësim në BE deri në vitin 2030. Vendi ka zbatuar një sërë reformash për të kapërcyer pengesat në infrastruk­turë, duke përafruar më tej kuadrin ligjor, i shtyrë nga ambicia e tij për t’u bashkuar me BE- në. Megjithatë, sfidat e brendshme kërkojnë reforma të vazhdueshm­e strukturor­e për t’u harmonizua­r me acquis të BE- së, thuhet në raportin e saj.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania