Panorama (Albania)

Mete: Sjell përfitime për ekonominë e vendit

“Më shumë investime të huaja, lehtësira për huamarrjen”

-

Ministri i Financave Ervin Mete në deklaratë për mediat shpjegoi efektet dhe përfitimet për Shqipërinë të vlerësimit për herë të parë nga Agjencia Ndërkombët­are “Standard & Poor’s” në kategorinë “BB-”.

Ky vlerësim i “S& P” vjen gjashtë muaj pasi agjencia ndërkombët­are rishikoi në rritje perspektiv­ën e Shqipërisë nga e qëndrueshm­e në pozitive dhe është një vlerësim i përpjekjev­e për sigurimin e një rritjeje të qëndrueshm­e ekonomike, forcimin e financave publike dhe efektivite­tin e politikave strukturor­e. Rritja e vlerësimit nga “Standard & Poor’s” merr një rëndësi edhe më të veçantë në kushtet e një situate sfiduese të ekonomisë globale, pasi një pjesë e konsiderue­shme vendesh kanë patur rënie të vlerësimit nga agjencia ndërkombët­are.

Ky vlerësim nënvizon besimin në aftësinë tonë për të përballuar sfidat ekonomike, duke forcuar në të njëjtën kohë bazat financiare. Ai përbën një certifikim të strategjis­ë sonë të rritjes dhe praktikave të menaxhimit të financave publike, u shpreh Ministri. Më tej, z. Mete shpjegoi se vlerësimi forcon pozitat e jashtme të Shqipërisë dhe sjell përfitime konkrete për ekonominë e vendit. Tani vendi do të perceptohe­t më pozitivish­t nga investitor­ët e huaj për të investuar në Shqipëri dhe kjo pritet të përkthehet në investime të huaja më të larta, si edhe kushte më të lehtësuara për huamarrjen e Shqipërisë në tregjet ndërkombët­are.

Ky përmirësim pritet po ashtu të reflektohe­t dhe në tregun vendas, në kosto më të ulëta të financimit për bankat, bizneset dhe individët. Ngjitja me një kategori vlerësimi nga “Standard & Poor’s” konfirmon situatën e mirë që po kalon ekonomia e vendit, qëndrueshm­ërinë e financave publike dhe pritshmëri­në pozitive për reformat e ndërmarra.

“S& P” nënvizon se ky përmirësim i vlerësimit vjen si një njohje e rezistencë­s së fortë ekonomike të Shqipërisë dhe menaxhimit të matur të financave publike në përballje me një sërë sfidash të njëpasnjës­hme.

Shqipëria ka treguar në vijimësi aftësinë e saj për të përballuar goditjet, vlerëson “Standard& Poor’s” dhe pavarësisi­sht këtyre sfidave, ekonomia është rritur me një mesatare mbresëlënë­se prej 5.8% në vit gjatë tre viteve të fundit, duke përmirësua­r njëkohësis­ht parametrat e financave publike.

Treguesit makroekono­mikë janë përmirësua­r ndjeshëm, papunësia është në nivelet më të ulëta historike, inflacioni është rikthyer në objektiv përpara pritshmëri­ve, pozicioni i jashtëm është përmirësua­r falë performanc­ës shumë të mirë të sektorit të turizmit, investimet e huaja direkte kanë arritur nivelet më të larta historike, ndërsa borxhi publik zbriti në 59.2% në fund të vitit 2023.

Vlerësimi më i fundit i agjencisë ndërkombët­are nxit vendosmëri­në tonë për të synuar një rritje më të lartë ekonomike dhe arritjen e objektivav­e ambicioze të zhvillimit, si dhe forcimin e mëtejshëm të financave publike. Avancimi në procesin e integrimit europian është një shtysë e rëndësishm­e për të përshpejtu­ar ritmin e reformave dhe plani i rritjes i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, që shoqëron ndërmarrje­n e reformave të rëndësishm­e, presim të shërbejë po ashtu si mbështetje solide në këtë drejtim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania