Panorama (Albania)

Ndërhyrja e NATO- s në Serbi, ambasadori i SHBA nderon ushtarët e rënë

Bajram Begaj: U krijua një kornizë e re e sigurisë për të gjithë rajonin

-

Ditën e djeshme janë mbushur plot 25 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO- s kundër serbëve. Aeroplanë të NATO- s bombarduan në territorin e Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Ky moment shënoi fillimin e një fushate 78- ditore të bombardimi­t të Jugosllavi­së. Mes dilemash dhe kundërshti­mesh nga Kina dhe Rusia, në atë kohë Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s, Javier Solana, më 23 mars 1999, në orën 22: 17, urdhëroi një sulm ajror mbi Republikën Federale të Jugosllavi­së. Urdhrin për fillimin e fushatës bombardues­e e kishte dhënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Arsyetimi ishte se në Serbi nuk kishte gatishmëri për zgjidhje politike të krizës së Kosovës. Sulmet ajrore nisën pa aprovimin e Këshillit të Sigurimit të Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara. Vendimi për bombardim u ndërmor pas refuzimit të asokohe presidenti­t të Jugosllavi­së, Sllobodan Milloshevi­ç, që të zgjidhej politikish­t kriza e Kosovës. Në përkujtim të kësaj dite, ambasadori i SHBA- ve në Prishtinë, Jeff Hovenier, së bashku me Presidente­n Vjosa Osmani dhe ambasadorë­t e tjerë të akredituar, kanë bërë homazhe te Memoriali i Ushtarëve të rënë të NATO- s për lirinë e Kosovës, në 25- vjetorin e fillimit të intervenim­it të NATO- s. Hovenier ka shkruar se kjo bëhet për të nderuar pjesëtarët e guximshëm që bënë sakrificë të madhe. "U bashkova me Presidente­n Vjosa Osmani në memorialin për ushtarët e rënë të NATOs. Ne kujtojmë dhe nderojmë ushtarët e guximshëm, të cilët bënë sakrificën më të madhe, përfshirë Oficerët e Lartë të Armatës së Shteteve të Bashkuara, David Gibbs dhe Kevin Reichert", - ka shkruar Hovenier.

REAGIMET

Presidentj­a e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderua­r NATO- n në 25- vjetorin e sulmeve ajrore kundër gjenocidit serb në Kosovë. Osmani thotë se 25 vjet më parë filloi shpëtimi i Kosovës dhe sipas saj aleancat duhet t'i ruajmë po aq sa edhe lirinë. "25 vjet më parë, filloi shpëtimi i Ko

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania