Panorama (Albania)

Kosovës i avancohet statusi në Asamblenë Parlamenta­re të NATO- s

Ministri Hyseni: Do të kemi zgjerim të delegacion­it, përfshirje më të madhe në vendimmarr­je

-

Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamenta­re të NATOs. Kështu ka njoftuar kryesuesi i Delegacion­it të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamenta­re të NATO- së, Driton Hyseni.

Ai në një reagim në profilin e tij në "Facebook" tha se Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamenta­re të NATO- s, i cili po zhvillon punimet në Estoni, vendosi që ta ngrejë statusin e delegacion­it të Kuvendit të Republikës së Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamble. "Ky është niveli më i lartë i prezencës në Asamble deri në anëtarësim të plotë të Kosovës në NATO. Për shumë vite Kosova kishte statusin e anëtarit vëzhgues. Ky vendim do të formalizoh­et me votim në Asamblenë Parlamenta­re të NATO- s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 maj në Sofje", - ka pohuar ai. Hyseni ka shpjeguar se çfarë do të thotë avancimi i këtij statusi. "Me ngritjen e nivelit të përfaqësim­it të Kosovës në Asamblenë e NATO- s, ne do të kemi zgjerim të delegacion­it, përfshirje më të madhe në vendimet e Asamblesë dhe do të kemi të drejtë në adresimin e amendament­eve dhe komenteve për secilin proces e dokument, i cili trajtohet nga Asambleja, që më herët është dashur të bëhen përmes delegacion­eve të vendeve tjera, kryesisht Shqipërisë", - tha ai. Më tej, ky i fundit ka falënderua­r anëtarët e Komisionit drejtues të Asamblesë për vendimin e marrë në favor të Kosovës. "E një falënderim të veçantë i dedikova përmes komunikimi­t që kisha me telefon presidenti­t të Asamblesë z. Michal Szczerba, të cilit po ashtu i shpreha pozi

Rohde: Kontingjen­ti gjerman i shtuar në KFOR, përkushtim për paqe në Kosovë

cionin e palëkundur të Kosovës në avancimin e vlerave tona të përbashkët­a", - nënvizoi Hyseni. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka mirëpritur vendimin e Asamblesë Parlamenta­re të NATO- s për avancimin e statusit të Kosovës. Maqedonci në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se ky është në hap i madh për sigurinë. "Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Parlamenta­re të NATO- s vendosi ta avancojë Kuvendin e Kosovës nga vëzhgues parlamenta­r, në anëtar të asociuar. Ky është një hap i madh përpara për sigurinë dhe prosperite­tin e

Kosovës dhe rajonit", - ka shkruar ai. Ndërkaq, një postim në "Facebook", Maqedonci ka shtuar se në 25- vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO- s po shënojmë një kapitull të ri me lajmin që Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamenta­re të NATO- s ka marrë vendimin që Kosova nga vëzhgues parlamenta­r, të pranohet si shtet anëtar i asociuar. "24 marsi i vitit 1999 shënoi një momentum të ri për Kosovën dhe përpjekjen e saj për liri dhe shtet të pavarur, gjersa sot me këtë vendim të NATO- s jemi edhe një hap më afër drejt përmbushje­s së qëllimit tonë si shtet i pacenueshë­m e për Ballkan stabël", - ka shkruar ministri. Asambleja Parlamenta­re e NATO- s përbëhet prej 281 delegatëve, prej 32 vendeve anëtare të NATO- s. Secili delegacion krijohet në bazë të popullsisë së një shteti dhe parlamenti­t të tij. Delegatët nominohen prej parlamente­ve në vendet e tyre. Përveç tyre, pjesë e Asamblesë janë edhe delegatë prej nëntë vendeve të asociuara, katër prej vendeve të asociuara të Mesdheut dhe tetë vëzhgues parlamenta­rë që marrin pjesë në aktivitete, duke e çuar numrin total të delegatëve në 362. Anëtarët e asociuar mund të marrin pjesë në pothuajse të gjitha aktivitete­t e komiteteve dhe nënkomitet­eve dhe në seancat plenare. Ata mund të prezantojn­ë rezoluta dhe amendament­e për rezolutat. Ata, po ashtu, mund të shërbejnë edhe si raportues të posaçëm të asociuar në komitete për të përfaqësua­r qëndrimet e tyre për raportet e Asamblesë Parlamenta­re të NATO- s. Megjithatë, atyre nuk u lejohet të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqësi­në e Asamblesë dhe as nuk kontribuoj­në në buxhetin e saj. Zyrtarët shtetërorë të Kosovës kanë shprehur disa herë synimin për t'u bërë pjesë e NATO- s. Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përmendur se synon që vendi të anëtarësoh­et në programin e NATO- s, Partnerite­ti për Paqe. Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur këtë vendim të Kosovës, ndonëse kanë tërhequr vërejtjen se për një anëtarësim të tillë duhet miratim i të gjitha vendeve të Aleancës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania