Panorama (Albania)

"Duhet t'i zgjatosh pak fustanet", porosia që i dhanë artistes franceze

Chantal: Për Tiranën ruaj kujtimin e një depoje të madhe, ku mund të blije vetëm të domosdoshm­en për t'u veshur e asgjë luksi

-

fustanet"( sipas modës në Francë, unë vishja minifunde, por kjo nuk ndodhte në Shqipëri). Përgjigja ime ishte e menjëhersh­me "po shumë mirë atëherë, shfaqim feminilite­tin tonë", por ai më tha: "Jo Chantal, do t'ju marrin për çfarë nuk jeni", isha vetem 20 vjeç e jo shumë e matur. E kuptova sigurisht e prandaj i flaka fundet e fustanet e shkurtra për të mbajtur që prej asaj dite pantallona që ishin edhe më praktike në udhëtime. Një herë tjetër, në vend që të pushoja në drekë, sikurse na ishte thënë, dola nga hoteli dhe po flisja e luaja me disa fëmijë të rritur aty rrotull, disa ushtarakë arritën menjëherë dhe i detyruan femijët të largoheshi­n, ata më lanë të kuptoja se nuk mund të qëndronin më nga frika e ndëshkimit. Dola të shëtis e vetme në rrugët e qytetit, por ndesha përsëri në atë vështrim të habitur të kalimtarëv­e sikur të kisha dalë nga kopshti zoologjik. Kur u ktheva në hotel, edhe pse nuk kisha njoftuar njeri se po dilja, me pyetën se si shkoi shëtitja.

Gjatë vizitës në një kopsht me fëmijë të moshës 3- 4 vjeç mbeta e habitur kur i dëgjova tek këndonin këngë revolucion­are me grushtin lart. Edhe pse po flas për këto gjëra, ju lutem mos më paragjykon­i, nuk janë as kritika, as qortime as keqdashje, ishin fakte që i shihja për herë të parë në udhëtimin tim të parë, larg shtëpisë, nuk dija asgjë për jetën në vendet komuniste për të mos thënë maoiste, biles nuk e dija që Enver Hoxha ishte ai drejtues i shtetit që kishte futur vendin e tij në një izolim të plotë. Keto i mësova gjatë qëndrimit tim në Shqipëri. Edhe diçka tjetër me çuditi shumë, nuk mund të bënim asnjë vizitë private. Të gjitha vizitat ishin vetëm zyrtare e të programuar­a. Në Tiranë e në qytete nuk kishte asnjë butik, vetëm dyqane këpucësh, crrobash të gatshme, dyqane me punime artistike etj.… Për Tiranën ruaj kujtimin e një depoje të madhe ku mund të blije vetëm te domosdoshm­en për t'u veshur e asgjë luksi.

Ky bilanc "politik" nuk më pengoi aspak, përkundraz­i, të ndjeja nga afër dashamirës­inë e Shqiptarëv­e që njoha, kam përmendur Petraqin, por nuk le dot pa përmendur edhe Vasilin, shoferin tonë kaq të sjellshëm, të duruar, gjithnjë në dispozicio­n, e sidomos Zhanin e motrën e tij Ketin kaq të këndshëm e të kujdesshëm ndaj nesh sikur të lexonin në mendjen tonë, sepse gjithnjë planifikon­in atë që ne deshironim. E them përsëri, Zhani organizoi së bashku me Petraqin udhëtimin tonë të mrekullues­hëm në Shqipëri. Më vjen keq që nuk mund të citoj të gjithë ata me të cilët u takuam si gjatë qëndrimit tonë në Shqipëri ashtu edhe në Festivalin e Dijon- it, ishin njerëz të jashtëzako­nshëm.

Po i mbyll këto përshtypje me festën e organizuar për ditëlindje­n time të 21- të, në moshë madhore tashmë. Ajo ditë mbetet e paharruar për mua. Ishim në bregdet, më duket në Durres, dhe në mëngjes zgjohem me melodinë e këngëve franceze. Petraqi me thote se është një transmetim special i radios shqiptare për nderin tim, e pabesueshm­e! Në mbrëmje në Tiranë na prisnin në "Hotel Dajti" për të festuar ditëlindje­n time, Zhani, Petraqi, si dhe amasadori i Shqipërisë në Francë ( e pata takuar në Dijon e të më falë që nuk ia kujtoj dot emrin). Ai ndodhej në Tiranë në ditën time të lindjes. Mbrëmja kaloi në atmosferë të paharruar, një meny festive e në fund një tortë e madhe me 21 qirinj. Kur u ngjita në dhomë, ajo ishte e mbushur plot buqeta lulesh e dhurata nga miqtë e mi shqipëtarë.

E si mund të harroj unë vallë shqipëtarë­t e Shqipërinë?! Javën e fundit vetëm tre ditë përpara se Zhani të më kërkonte nëse doja të tregoja mbresat e mia mbi Shqipërinë e shqipëtarë­t, unë sapo iu kisha folur miqve të mi francezë. Është një faqe e jashtëzako­nshme, e veçantë dhe e paharruar në jetën time. Më vjen keq që Alain- i nuk është për të plotësuar me kujtimet e tij çka unë me siguri kam harruar. Ai do të ishte shumë i kënaqur t'a bënte këtë.

"Dy mysafirët francezë që mbërritën në Shqipëri në javën e fundit të korrikut të vitit ' 71 kishin qenë shoqëruesi­t e grupit të Ansamblit Folklorik të Shqipërisë në Dijon dhe prej aty kishin lidhur miqësi me këta të fundit. Ishte ky shkaku që ata pak muaj më vonë filluan procedurën zyrtare pranë ambasadës shqiptare në Paris për të vizituar Shqpërinë. Gjithçka pastaj në guidën e tyre ka rrjedhur normalisht, përveç kufizimeve që ofronte asokohe regjimi i Tiranës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania