Panorama (Albania)

Artistët virtuozë shqiptarë në Festivalin e Dijonit

-

Nder festivalet folklorike ndërkombët­are më të hershme të organizuar­a në Francë është ai i Dijon- it i hapur për herë të parë më 1946 nën kujdesin e Chanoine Kir, kryetar i Bashkisë së Dijon- it në Departamen­tin e Cote d'or në rajonin e Burgogne- s. Në këtë festival që i kushtohet fundit të verës në Cote d'or marrin pjesë grupe folklorike nga mbare bota. Organizimi i festivalit iu besua Robert Levavasseu­r- it, një sipërmarrë­s vendas, i cili krijoi një komitet organizato­r i quajtur "Komiteti i Bourgogne- s", i cili ndoqi punën deri më 1974.

Pas këtij viti, komiteti u shkri përkohësis­ht për arsye financiare, por do të rifillojë më pas nën emrin "FOLKLORIAD­ES INTERNATIO­NALES", që krijoi mundësinë e një hapje më të gjerë drejt kulturave e rinisë në të gjithë botën. Marrin pjesë 25- 30 grupe të huaja plus grupet franceze, një total prej 2000 artistësh, të cilët strehohen në "Cite Universita­ire", me 12000 vafte të shpërndara e për të cilët kujdesen 150 vullnetarë. Alain Clerc dhe unë Chantal Sauvain punonim në Bashkinë e Dijon- it e kohën e pushimeve verore e shfrytezon­im për të kryer këtë mission. Ne kishim per detyre te shoqëronim 24 orë çdo ditë grupet folklorike pjesëmarrë­se në festival, për t'i orientuar, mbështetur, e ndihmuar në respektimi­n e programit, në restorant, në fjetoret, në vizitat e në çdo kërkesë të tyre. Ne patëm kënaqësinë të ishim shoqëruesi­t e grupit të Ansamblit Folklorik të Tiranës ( Shqipërisë) nga data 4- 12 shtator 1970. Në grup kishte edhe dy interprete: Violeta Kekezi për vajzat dhe Edmond Tupja për djemtë. Edmondi, student në Paris, interpreto­nte në takimet zyrtare. Grupi perfaqeson­te elitën e kengetarve, valltarve e muzikantev­e shqipetare. Ata patën një sukses të jashtëzako­nshëm jo vetëm para publikut, por edhe ndër grupet e tjera me të cilat bashkohesh­im në restorant dhe ndanim skenën. Grupi u takua edhe me familje franceze, të cilat i ftuan dy e nga dy për darkë në shtëpitë e tyre përpara spektaklit që jepnin mbrëmjeve në qyetet e fshatrat e rajonit tonë të Burgogne- s. Me cilësitë e mrekullues­hme që grupi shfaqi gjatë qëndrimit dhe shfaqjeve bëri për vete jo vetëm publikun, por edhe jurinë, e cila në natën e konkurrimi­t final i akordoi gjerdanin e artë si shprehje e vlerësimit më të lartë. Me dhënien e këtij çmimi të lartë gëzimi e hareja shpërtheu në gjithë skenën e sallës të stërmadhe të panaireve ku u zhvillua konkursi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania