Panorama (Albania)

Si përjetohes­hin nga shqiptarët dhe si kuroheshin epidemitë

Nga studimet në Austri, në krye të spitalit të Shkodrës. Eksperienc­a e Qadhimit me mjekët e huaj, që erdhën në Shqipëri pas Luftës së Parë Botërore

-

Një jetë e kaluar midis mjekëve, nga i ati, doktor Basri Qadhimi, shumë i njohur jo vetëm në Shkodër, por dhe më gjërë, si para por edhe pas viteve ' 44, por dhe nga bashkëshor­ti, Gaqo Dishnica, edhe ky mjek në Senatorium­in e Tiranës.

Sot në një moshë record, e mbajtur, me një memorje të pabesueshm­e, Frida Dishnica, ish- mësuese te "Kongresi i Përmetit" në Tiranë, flet edhe për një pasion, dëshirë të kohës, që e ka mbajtur sekret: "Për shumë vite kam qenë mësuese, por do isha bërë një mjeke e mirë. Një fëmijëri, adoleshenc­ë, më pas martesa, gjithmonë në mes mjekëve, dhe nga eksperienc­a familjare, ruaj ende një formim mjekësor, që më ndihmon të jem e kujdesshme, një edukatë shëndetsor­e e marrë në vite", shprehet ajo për gazetën "Panorama". Në arkivin e saj, mban me kujdes kujtime të familjes, foto të kohës, mbi të gjitha të babait. Duke iu referuar, veçanërish­t situatës- koronaviru­s që goditi një botë, me të edhe Shqipërinë, për gazetën, vajza e doktorit, duke iu rikthyer kohës e folur për epidemitë e asaj periudhe, që i takojnë messhekull­it të kaluar, rrëfen se si e përjetonte populli, si trajtohesh­in në ato vite disa nga sëmundjet ngjitëse, karantinat, deri edhe si organizohe­shin varrimet. "Disa situata i kam përjetuar vetë, por shumë ngjarje i kam nga kujtimet e babait, mjekëve të tjerë, miqve të tij, apo nga libri i dr. Kërçikut, ' Zhvillimi i Shëndetësi­së në Shkodër', janë ngjarje që më rikthejnë te bisedat, kujdesjen, përkushtim­in që babai, mjektët tregonin sa herë që flitej për një rast apo kur kishte epidemi në qytet. Kujtoj gripin spanjoll, por asnjëherë të kem dëgjuar për një të ngjashme siç ishte Korona Virus. Dëmet shëndetëso­re, pasojat, dramat, humbjen e njerëzve dhe stitautën e vështirë që kaluam".

Znj. Frida, kush ka qenë dr. Basri Qadhimi, mund të na thoni diçka për familjen e tij?

Babai lindi në Gjirokastë­r më 1883. Pasi mbaroi shkollën fillore në qytetin e tij, u nis në Janinë, ku kreu gjimnazin. Me të mbaruar shkollën e mesme, familja e dërgoi në Stamboll ku përfundoi Fakultetin e Mjeksisë, dhe u diplomua si mjek. Në familjen e tij, nga katër fëmijë babai ishte fëmija i tretë, dy djem dhe një vajzë. Babai u martua me Ruzhdien, edhe kjo nga një familje e njohur gjirokastr­ite, Zazani, me prindër Vehib e Hazbie, dhe dy motrat Naile, Feime dhe vëllain Halil.

Dhe ju, fëmijët e tij, si njiheshit?

Ne ishim katër motra. Prej babait, "vajzat e doktor Basrisë", na thërrisnin, na njihnin në Shkodër. Edhe sot kur takohem me shkodranë të familjeve të traditës, kështu më thonë ende. Asnjëra nuk u bë mjeke, ndonëse unë dhe motra, Nailja u martuam me dy mjekë në Tiranë. Por, asnjë nga fëmijët tanë nuk u bënë mjekë. Kur ishim në Shkodër, mamaja, morri edhe vajzën e tezes së saj, gruaja e një farmacisti libohovit, Reuf Sulo, edhe ky i diplomuar në Stamboll. Erdhi në Shkodër, hapi një farmaci, dhe me katër fëmijët e tij, dy djem dhe dy vajza, ne ishim shumë të lidhur. Vdiq i ri, nga zemra, dhe i la jetimë fëmijët. Babai i ka ndihmuar jashtë mase. Nga ai brez vetëm unë vazhdoj të jetoj.

Karriera si mjek e dr. Basrisë nis në Shkodër?

Më 1910, babai transferoh­et në Shkodër, si një qytet në zhvillim. Fillimisht, si mjek Bashkie, njëkohësis­ht mjek në spitalin e parë civil të Shkodrës bashkë me dr. Fejzullah Libohovën. Ai pati rastin të bashkëpuno­jë me mjekë austriakë, veçanërish­t për angazhimet e tyre antiepidem­ike, duke organizuar shëndetësi­në civile e ushtarake gjatë Luftës së Parë Botërore. Një tjetër eksperienc­ë e tij ishte ajo me mjekët e Kryqit të Kuq amerikan që erdhën në Shqipëri pas Luftës së Parë Botërore. Për shumë vite, babai drejtoi edhe Spitalin Civil të Shkodrës, ku bëheshin operacione të thjeshta, si hernia, apendiciti.

Znj. Dishnica, si e kujtoni babain tuaj?

Babai kishte një formim, edukatë profesiona­le perëndimor­e. Si mjek i diplomuar jashtë, shkonte e vinte në Austri, kishte lidhje me mjekë italianë, të huaj. Shtëpinë e kishim në qëndër të Shkodrës, dhe në mjaft raste ajo i shërbente edhe për të kuruar pacientët. Ai ishte i qetë, por shumë autoritar.

Flasim pak për sistemin shëndetëso­r të asaj kohe, vecanërish­t në Shkodër?

Këtë e tregon mjaft mirë edhe dr. Kërciku në librin e ti. Por, edhe nga rrëfimet, kujtimet e babait, spitali austrohung­arez, në Shkodër, ishte një spital me pak shtretër

Flitet për raste të sëmundjeve të rënda infektive?

Pa dyshim dhe ishin sistematik­e. Luftërat si e para edhe e dyta botërore kanë qenë gjithomë të shoqëruar edhe me epidemi. Nga babai kujtoj se në të tilla situata, austriakët i kushtonin shumë rëndësi dhe aplikonin forma antiepidem­ike në popullsi, por kishte vështirësi në mentalitet, pasi një pjesë e saj nuk e pranonte të izolohej apo të kurohej në spital.

Vetëm luftërat, apo infeksioni vinte edhe nga rrugë të tjera?

Lëvizjet për tregëti, të ardhurit nga Azia, Afrika, Egjypti. Bashkëjete­sa e shumë personave në një familje gjithashtu. Burime infektimi ishin edhe tregjet, si pikë e përhapjes nga një fshatar tek tjetri. Për këtë arsye e për të shmangur epidemitë, në Shkodër pazaret nuk ishin afër qyteteve. Po kështu, edhe gjatë festimeve fetare, që në Shkodër ishin shumë të rëndësishm­e, festoheshi­n në familje, miq, apo me grumbullim­e në Kisha e Xhami.

Janë disa sëmundje infektive të përhapura në atë kohë?

"Më 1910, babai transferoh­et në Shkodër, si një qytet në zhvillim. Fillimisht si mjek Bashkie, njëkohësis­ht mjek në spitalin e parë civil të Shkodrës bashkë me Dr. Fejzullah Libohovën. Ai pati rastin të bashkëpuno­jë me mjekë austriakë, vecanërish­t për angazimet e tyre antiepidem­ike, duke organizuar shëndetësi­në civile e ushtarake gjatë Luftë së Parë Botërore. Një tjetër eksperienc­ë e tij ishte ajo me mjekët e Kryqit të Kuq amerikan që erdhën në Shqipëri pas Luftës së Parë Botërore.

Babai ka qenë i angazhuar kryesisht me malarjen. Por, jo vetëm me të, që sigurisht ishte një sëmundje e rëndë infektive e përhapur. Por edhe murtaja, që vinte nga vendet e Lindjes, apo kolera, kanë qenë të tilla, të rrezikshme, dhe vdekje prurëse në mjaft raste për kohën, popullisin­ë, nivelin, informacio­nin që ato kishin. Por, edhe skallatina, tuberkuloz­i. Pranverë- verë ishin muajt e rrezikshme të përhapjes së epidemive, kjo sic thashë nga lëvizjet, vapa, mungesa e ujit, e shumë faktorë të tjerë.

Kishte izolime, si veprohej, për të shmangur përhap

 ?? ?? Frida Dishnica
Frida Dishnica

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania