Panorama (Albania)

Epidemitë vdekjeprur­ëse dhe ligji i karantinës

Koha e sëmundjeve ngjitëse, karantinat dhe varrimet. Nuk kishte karrocë, kufoma tranportoh­ej dorë më dorë nga të pranishmit në varrim

-

jet e sëmundjeve ?

Kur sëmundja fillonte e përhapej, një pjesë largoheshi­n nga qyteti, në zona malore. Kontaket më të sëmurin ishin izoluese, vetëm me njerëz të familjes që ishin të infektuar por që nuk vdisnin, se ishin të imonizuar e nuk përbënin rrezik. Sic e përshkruna dr. Kërçiku, mik i madh i babait, por edhe nga kujtimet e tim eti, ai tregohej shumë i kujdesshëm dhe rigoroz në izolimin e të sëmurëve, masat që duhet të merreshin, se kishte eksperienc­ë nga luftërat, me pasoja vdekje massve në popullsi. Shtëpitë, strukturat, ndërtimi i tyre me mure të larta në Shkodër shërbenin si një izolim, apo duke i larguar, zhvendosur përtej Bunës, në një zonë të izoluar.

Flitet edhe për një vaksinë, të aplikuar për ato sëmundje?

Bëhet fjalë kryesisht për epideminë e lijës, e cila u përhap dhe sipas kujtimeve e shënimeve të babait në periudhën pranverë ajo ishte më agresive. Lidhur me vaksinimin, po sipas babait, të cilit i referohet dhe dr. Kërçikut, vaksinimi ka nisur në fillim të viteve 1910. Por e vështirë të aplikohej në mënyrë sistematik­e për tërë popullsinë. Babai e përcaktont­e lijën si një epidemi vrasëse. Po sipas kujtimeve të tij, edhe vaksina ndaj malarjes është përdorur në këtë përiudhë.

Më trego diçka edhe për një ligj karantine

Këtë e kam lexuar në librin e dr. Kërçikut, kur flet se ekzistonte një ligj për karantinën, që funksinont­e me një mjek nënpunës karantine Bashkie që e kontrollon­te. Karantina ka qenë e detyruar nga qeveritë, pasi edhe sëmundjet infektive ishin të shumta e më pasoja vdekjeje në masë. Në cdo qytet kishte një sistem karantine në raste eipdemie. Kishte kontroll në cdo vend kalimi dhe karantina, ishte një proces që aplikohej edhe për udhëtarët, anijet që vinin në Shqipëri.

Si i përjetonte familja e një mjeku, situatat e një epidemie?

E kujtoj shumë mirë, kur babai kthehej nga spitali, o kur ishte i angazhuar dhe në periudha epidemie, kur vinte në shtëpi i hiqte rrobat, pasi i konsideron­te si mundësi, formë infektues. Kjo sigurisht, dhe në mënyrë tejet rigoroze, pasi ai kishte rënë në kontakt me të sëmurë, familjarët e tyre që vinin për të parë të sëmurin me masa të pakontroll­uara.

Gjatë epidemive, në lidhje me funeralet, si veprohej?

Sigurisht që kishte kujdes edhe në këtë proces. Nga babai, që i kujtonte mirë, ceremonia e varrimit, rituali si për katolikët edhe myslimanët, kishte rëndësi kjo gjatë situatave epidemiolo­gjike, sepse bëhej shkak i përhapjes së sëmundjes. Pakujdesia e familjarëv­e, transporti­mi dhe varrimi ka pasur raste që kanë shkaktuar viktima, duke zgjatur edhe kohën e epidemisë. Kështu varrimi vetë, ishte i rrezikshëm, pasi nuk kishte mjete, dhe kufoma mbahej e përcillej duke u trasportua­r dorë më dorë nga të pranishmit në varrim. Karroca e varrimit është përdorur shumë vite më vonë.

Po me farmacitë, cilat ishin marrëdhëni­et, si funksionon­in ato?

Në Shkodër kanë qenë disa, me faramacist­ë shumë të njohur. Kur kishte raste epidemie, ose diçka të ngjashme me të tilla situata, siguronin ilaçe gratis, po kështu edhe mjekimi, dhe babai mjekonte dhe në shhtëpi. Siç ju tregova më lart, burri i tezes Reuf Sulo, ishte një farmacist me përvojë, një njeri shumë i edukuar, diplomuar në Stamboll dhe mjaft ilaçe, që babai rekomandon­te, pacientët, qytetarët shkodranë i merrni te faramacia e xha Reufit. Në Shkodër familjet ishin të njohura, një miqësi e krijuar që ruhej për çdo gjë dhe në çdo rast.

Ka një elitë të rëndësishm­e mjekësore për Shqipërinë në ato vite?

Mjekët e asaj kohe, mjaft prej tyre i kam njohur nga afër. Nga miqësia që babai kishte me to, pasia ai më mbante gjithmonë afër. Dhe i kujtoj shumë mirë. Ata, ishin të formuar, të gjithë me shkolla të përfunduar jashtë, të kujdesshëm, korrektë, shumë humanë e njerëzorë. Një elitë e mrekullues­hme, që kur lexon edhe librin e Kërçikut e kupton mjaft mirë, si i trajtonte koha sëmundjet, dhe kontributi­n e mjekëve në shëndetësi­në shqiptare, tradita që krijuan, që lanë e u trashëgua në vite e dakada më pas.

Babai, edhe mjek i familjes mbretërore?

Po, kam një foto të kohës, edhe aty ka shërbyer.

Vitet e fundit të jetës, çfarë kujton nga babai juaj, dr. Basriu?

Babai ishte në moshë, por punonte si mjek me orar të reduktuar në ambulancë dhe bënte vizita në shtëpi. U sëmur, dhe kjo e detyroi të shkëputej nga puna. Ai ndryshim e dëshpëroi, pasi qëndrimi në shtëpi, vetëm me motrën që i shërbente, pasi të trija vajzat, ishim martuar larguar nga Shkodra, e ndau me miqtë, kolegët, pacientët. Atë vetmi, sigurisht që ai nuk e pranonte, nuk ishet mësuar. Dilte në ballkon ku edhe kalonte një pjesë të kohës duke lexuar. Ndërroi jetë më 1965.

Keni, ruani, mbani ndonjë kujtim të tij?

Krahas rrëfimeve të babait për të cilat folëm më sipër, si kujtim kam një "Larous" të tij, që e mbaj e ruaj me shumë kujdes, si dicka të vecantë dhe me vlerë. Më kthejnë tek ai, si atëherë kur isha e vogël. Bashkë me librin e dr. Kërçikut, "Zhvillimi i Shëndetësi­së në Shkodër gjatë shekullit 19- 20", të cilin e lexoj edhe sot.

Znj. Frida, jeni edhe gruaja e një mjeku?

Nga babai mjek, edhe bashkëshor­tin mjak e kam patur, por që ka vite që është ndarë nga jeta. Gaqo Dishnica, për shumë vite në Senatorium, Dispanseri. Dy fëmijët nuk vijuan profesioni­n e mjekut. Ndoqën rrugën time, në profesioni­n e arsimtares për shumë vite në shkollën "Kongresi i Përmetit". Vajza e diplomuar në Fakultetin e Shkencave, më pas si mësuese në një gjimnaz të Tiranës, ndërsa djali, pasi përfundoi Fakultteti­n Ekonomik, ka qenë edhe pedagog aty.

 ?? ??
 ?? ?? Frida Dishnica dhe Petriti, djali i tezez para farmacisë së Reuf Sulos në Shkodër
Frida Dishnica dhe Petriti, djali i tezez para farmacisë së Reuf Sulos në Shkodër
 ?? ?? Dr. Basri Qadhimi
Dr. Basri Qadhimi
 ?? ?? Spitali Ushtarak Shkodër
Spitali Ushtarak Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania