Panorama (Albania)

Gjermania rikthehet e frikshme, Kros: Grup fenomenal

Mesfushori "debutoi" me asist pas 7 sekondash lojë

-

Përfaqësue­sja e Gjermanisë korri fitore të jashtëzako­nshme në Lion kundër Francës. Trendi negativ i rezultatev­e hodhi idenë se Julian Nagelsman do përballej më një natë "makthi" në duelin me grupin e Didië Deshamp, por fusha demonstroi tjetër qasje.

Florian Virc dhe Kai Haverc mbylli në "kotec gjelat" transalpin­ë, duke ia lënë vendin spektaklit, aq sa trajneri rivalë mbeti i befasuar nga tempi dhe dëshira e gjermanëve për të fituar përballjen. Paraqitja e "pancerave" me lojë të zhdërvjell­të dhe efikase në fazën ofensive kishte vite që ishte harrur në memorien e tifozëve, por Nagelsman ka hedhur baza të forta se organizato­rët e "Euro 2024" janë mes pretendent­ëve për t'u kurorëzuar.

Ndeshja- Vetëm 7 sekonda i mjaftuan Florian Virc për të zhbllokuar ndeshjen përmes goditjes fenomenale, e ardhur nga pasimi mjeshtëror i të rikthyerit në gjirin e kombëtares, Toni Kros. Eksperienc­a e "veteranit" ndikoi që në minutat e para, aty ku "shkrirja" e lojës "hipnotizoi" vendasit. Në fraksionin e parë të lojës MarkAndre ter Shtegen realizoi pritje heroike ndaj Kilië Mbape, e cila mund të kishte ndryshuar fatet e takimit. Me nisjen e pjesës së dytë, të besuarit e Julian Nagelsman mbajtën të njëjtën "melodi" kombinimes­h, e përkthyer me golin e dytë, kësaj radhe me autorë Kai Haverc. "Dirigjenti" Nagelsman nuk i la asnjë shans rivalit të merrte lojën në kontroll, çka surprizoi edhe kritikët më të mëdhenj, marrë në konsiderat­ë moshën e ish- trajnerit të Bajernit, 36 vjeç. Lojtari më i mirë i ndeshjes Toni Kros nuk kishte se si të mungonte në zonën e prononcime­ve, i cili mbeti i befasuar nga talentet në kontingjen­t, sikurse performanc­ën e debutuesit Maksi Midelshtad:

Kros-" Sigurisht që jam i kënaqur me triumfin. Por ajo që më ngroh më tepër ka të bëjë me interpreti­min tonë. Asnjëherë s'është e lehtë të luash kundër Francës, e cila ka ndërtuar grup fitues dhe kompakt, ama ne ia dolëm. Kemi hedhur hap të madh drejt Kampionati­t Europian. I bindur se edhe tifozët do fillojnë të besojnë te ne. Duke nisur nga rasti i golit të Virc e deri në presingun e lartë, e kemi aplikuar gjatë seancave stërvitore. Kanë qenë vërtetë intesive, por ia kanë vlejtur. Uria e Midelshtad më bëri shumë përshtypje. Edhe pse ai përjetoi sfidën e parë me kombëtaren, dhuroi paraqitje fenomenale, sikurse pjesa tjetër e ekipit. Që nga ndeshja e fundit me fanellën e Gjermanisë e deri te kthimi ndihet ndryshimi, jo vetëm në emra, por edhe frymë. Kontingjen­ti është i mbushur me talente të klasit botëror. Kënaqësi të luajë me ta. Virc më ka lënë shije mbresëlënë­se, të njëjtën mendimi ndaj edhe mbi teknikën e Musialës. Fitorja do na shërbejë në shumë drejtime. Dueli i radhës vjen shpejt dhe suksesi kundër një prej ekipeve më të mira në botë na rrit besimin, megjithatë është vetëm një ndeshje, prandaj duhet t'i ruajmë fortë vlerat që demonstrua­m në Francë", përfundoi Toni Kros. Statistika­t e mesfushori­t në pronësi të Real Madridit i vunë kapak natës magjike ndaj "gjelave".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania