Panorama (Albania)

Nagelsman lavdëron ekipin: Ndeshje perfekte, Kros i pabesueshë­m

-

Julian Nagelsman me suksesin e pastër dhe plotë elegancë ndaj Francës 2- 0, ku u evidentuan qarkullimi i shpejtë me një kontakt të topit dhe krijimi i korridorev­e në zona të ngushtë, ia mbylli gojën të gjitha kritikave se ai nuk është i gatshëm për të marrë mbi supe një detyre kaq të rëndë, rikthimin e Gjermanisë në nivele të larta. Tekniku 36- vjeçar vlerësoi urinë e grupit dhe paraqitjen e Toni Kros, duke e ngritur deri në nota maksimale:

Kompliment­e për grupin. Luajtëm ndeshje perfekte. Nuk i lamë thuajse asgjë kundërshta­rit. Në harkun e 25 minutave të para gjithçka foli në krahun tonë. Mos të harrojmë se kë rivalë kishim përballë. Nisja e shpejtë me gol na ndihmoi, megjithëse e kemi përgatitur disa herë në stërvitje. Përgëzoi Virc për golin e jashtëzako­nshëm, po lënë në plan të dytë edhe precizioni­n e Kros në pasim. Përvoja e Toni Kros i dha qetësi dhe besim shokëve të ekipit. Ndonëse vitet bëjnë të vetën, ai mbetet i njëjtë. Jo më kot mban rol protagonis­t në mesfushën e Realit për vite me radhë. Mbrojta veproi me kujdes në mbulimin e kundërshta­rit dhe mbylljen e rrezes goditëse. I aftë të kryejnë me efikasitet edhe detyrat në zonën defensive. Thjesht i pabesueshë­m. Toni do mbajë të njëjtin pozicion në fushë edhe në të ardhmen. I ka formësuar karakteris­tikat e tij përpara prapavijës, lidhjes mes mbrojtës dhe sulmit. Fitorja i jep më tepër meritë autorëve të golave, gjithsesi pritja e Ter Shtegen karshi Mbapes na mbajti në avantazh. Një prej momenteve më të vështira në karrierën time konsistoi para pak ditësh, kur mu desh t'i komunikoja MarkAndre ter Shtegen se Mnauel Nojer do të mbajë rolin e titullarit në katërkëndë­sh përgjatë Kampionati­t Europian. Portieri 31- vjeçar e meriton të jetë numri ' 1', por kur ke në ekip dy nga gardianët më të mirë në botë, atëherë vështirëso­het shkalla e marrjes së vendimit.

Triumfi me Francën dhe loja bindëse ka dhënë efekt te Federata Gjermane e Futbollit, ku Presidenti Bernd Nojendorf së bashku me pjesën tjetër të drejtuesve të institucio­nit më të rëndësishë­m në Gjermani t'i servirin në "pjatë" pa filluar "Euro 2024" rinovimin. Kontrata aktuale skadon pas mbylljes së Kampionati­t Europian, por në të është e hapur edhe mundësia e zgjatjes përtej verës. Krijimi i frymës pozitive dhe ndërthurja mes talenteve dhe eksperienc­ës ka rezultuar e goditur në planet e Nagelsmani­t, aq sa la me "gisht në gojë" edhe trajnerin Didië Deshmap, i cili la të nënkuptuar pas ndeshjes se "pancerat" i "eklipsuan".

Kejn lë Anglinë, kthehet te Bajerni

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania