Panorama (Albania)

Deshamp: Na morën me shpulla, përgjegjës­ia bie mbi mua

-

Trajneri i Francës, Didie Deshamp, nuk ka zgjedhur gjuhë diplomatik­e pas humbjes 02 kundër Gjermanisë në Lion të shtunën në mbrëmje. Ai i ka shkuar direkt e në thelb problemit, duke bërë veten përgjegjës për paraqitjen e dobët dhe humbjen e merituar të ekipit të tij. Dy gola të Virc dhe Haverc i dhanë suksesin Gjermanisë në atë që mund të jetë antipasta e "Euro 2024". "Nuk arritëm të ngriheshim në nivelin e imponuar nga kundërshta­ri. Jemi ndëshkuar që në fillim të ndeshjes ( Franca pësoi pas vetëm 7 sekondash), por nuk ishte goli i shpejtë problemi i vetëm. Ne nuk ishim ku duhet për nga agresivite­ti dhe vendosmëri­a. Gjermania tregoi më shumë cilësi. A do të kishim qenë në gjendje të bënim më mirë? Unë mund t'i bëj vetes pyetjen. Niveli ndërkombët­ar është i pamëshirsh­ëm. Mund të flasim për teknikë, saktësi, por gjermanët na dhanë një leksion, na dhanë një shuplakë nga e cila duhet të mësojmë. Reagimi ynë ishte i mangët. Ne duhet ta pranojmë këtë humbje të merituar. Nuk fajësoj lojtarët, përgjegjës­i i parë për këtë paraqitje dhe për këtë humbje jam unë", tha Deshamp. Trajneri i Francës saktësoi nga ana tjetër se skuadra ka vuajtur jo pak dhe në planin atletik në përballjen kundër

Gjermanisë. "Që Gjermania mund të të vërë në vështirësi kjo nuk është surprizë. Por ne kemi pasur pjesën tonë të përgjegjës­isë. Është e vërtetë që ka lodhje për arsye të ndryshme, por as ky nuk është justifikim. Ishim në deficit fizik, kolektivis­ht dhe individual­isht. Nuk kam se çfarë të shtoj më shumë. Vetëm shpresoj që kjo shuplakë të na shërbejë si mësim për në ' Euro 2024'", tha Deshamp.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania