Panorama (Albania)

Arrestimi i Goros, Meta: Rama do që të shkarkojë përgjegjës­inë

-

Kreu i PL- së, Ilir Meta, komentoi dje arrestimin e kryebashki­akut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro. Meta theksoi se kjo bëhet në kuadër të drejtësisë me regji nga Rama. Ai vuri në dukje se Rama i përdor zyrtarët për interesa të tij okulte financiare, duke shpresuar se me këto arrestime të shkarkojë përgjegjës­inë e tij. “Nuk shohim asnjë gjë që të na impresiono­jë, përveçse një seri të re të drejtësisë me regji që drejtohet nga kreu i Rama- formës, Edi Rama. Këto probleme kanë qenë të ekspozuara nga opozita prej kohesh. Ky arrestim nuk e zbut situatën e paligjshmë­risë që dominion në rastin ‘ Beleri’. Është një demonstrim i politikës së bedelëve që ndjek Rama. Pasi i përdor dhe i shtrydh mirë e mirë për llogari okulte financiare, bazuar në paligjshmë­ri, bazuar në tjetërsim të pronave, kujton se me arrestime të tilla do të shkarkojë një pjesë të përgjegjës­isë së tij, ku përgjegjës dihet që është kreu i ‘ rilindjes’, këto janë si ato matrioshka­t ruse”, - tha Ilir Meta. Ai u shpreh se, “shteti ligjor është zhbërë, sepse Rama ka kapur gjykatat, prokurorin­ë, policinë e çdo gjë. Rasti ‘ Beleri’ e demonstron këtë gjë dhe këtë mendim e kam shprehur në mediat greke dhe ato të huaja. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, solli në vëmendje koston e jetesës, një problem shqetësues për të rinjtë e të rejat në Tiranë sipas tij. “E papërballu­eshme është bërë edhe rritja e qirave. Ndërtimi është kthyer sot në një mekanizëm gjigand për pastrimin e parave të pista të krimit dhe korrupsion­it. Në Tiranë, 51 mijë apartament­e të banuara”, - tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania