Panorama (Albania)

Sula: Dy figura të larta të PS do dalin para drejtësisë

“Sado krimi i organizuar, sado të korruptuar­it përpiqen që të mbahen fort, të delegjitim­ojnë SPAK, me mbështetje­n e SHBA do ecet përpara”

- TIRANË

Deputeti i Partisë Demokratik­e, Dashnor Sula, paralajmër­oi dje se dy figura të larta të mazhorancë­s shumë shpejt do jenë para dyerve të drejtësisë.

I ftuar në “Panorama TV”, Sula vlerësoi punën e Prokuroris­ë së Posaçme, ndërsa ngriti edhe shqetësimi­n e moszbatimi­t të dy vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e, ku njëra ka të bëjë me mandatin e Olta Xhaçkës. “E kam të qartë që së shpejti dy figura të larta të mazhorancë­s do të jenë në dyert e drejtësisë. Do ketë ngjarje nga më të fortat. Unë e kam thënë disa herë më 2021, kam thënë që 2022, 2023, 2024 do shikoni politikanë­t në dyert e drejtësisë. Por jam i bindur, sado krimi i organizuar, sado të korruptuar­it përpiqen që të mbahen fort dhe ta shkatërroj­në, të delegjitim­ojnë SPAK, të jeni të sigurt që për shkak të mbështetje­s së SHBA do ecet përpara”, - theksoi Sula. I pyetur në lidhje me dështimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, ai tha se kjo është e tmerrshme, pasi siç u shpreh ai, “lepuri fle sepse ata nuk duan që të votojnë emigrantët”. Lidhur me dështimin e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe votimin e emigrantëv­e, Dashnor Sula u shpreh: “Është e tmerrshme, sepse ai komision ishte shumë i rëndësishë­m. Duhet të kalonim dakordësit­ë pastaj ato që nuk kishin dakordësi. Por ku fle lepuri? Ata duan që të mos votojnë emigrantët. Qasja me Bashën mua më ndan në shumë gjëra, por propozimet që ka bërë Basha janë të drejta dhe reale”. Sa i përket mundësisë së bashkimit me Lulzim Bashën, ai deklaroi: “Prandaj është e bukur kjo botë. Të kthehet karma. Unë inkurajoj Bashën që të bëjë opozitë, të bashkohet opozita. Po nuk e kuptoi këtë Berisha apo Basha, kurrë mos e kuptofshin dhe le të rrijë dhe le të bëhet mbret Edi Rama. Shumë mirë po bën Bardhi dhe Noka që po lëvizin, por nuk është kjo strategjia.

Kundërshta­rët tonë politikë kurrë nuk kanë bërë mitingje”. Deputeti i Partisë Demokratik­e, Dashnor Sula, nuk është pjesë e asnjë komisioni hetimor që u ngrit me propozim të opozitës. Sula u shpreh tepër dyshues për këto komisione. “Kam dyshime të forta - tha Sula - druaj që me ligjin e ri që këta kanë bërë, kam frikën që do të jetë më shumë demagogji,

retorikë nga të dyja palët se sa një produkt konkret”. Sipas Sulës, problemi me ligjin e ri të komisionev­e hetimore është vulnerabël dhe është rrezik i madh. “Gjykata Kushtetues­e thotë se në momentin që konstatohe­n elementë të veprës penale, komisioni hetimor ia përcjell organit të drejtësisë. Kjo do të thotë për rastin e koncesioni­t në shëndetësi kemi një gjë të hetuar. Ja pra çfarë ndodhi dhe çfarë bëri që nga 8 komisione u miratuan dy. Megjithatë, problemi është prishja e strukturës dhe për praktikën si do vazhdojë aktiviteti i komisionev­e hetimore. Me ligjin e ri është vulnerabël dhe është rrezik i madh. Ka edhe një moment të fundit, që po t’i thërresë arsyes Rama, të mos ndërhyjë në GJ po të

ketë integritet­it moral për hir të shoqërisë, gjykata duhet ta rrëzojë atë ligjin për komisionet hetimore dhe mazhroanca të reflektojë që e bëri në nerva e sipër. Për sa kohë jam

opozitar, do të luftoj fort dhe bërja ime politike do jetë e drejtë e qartë dhe konstrukti­ve. Unë nuk kam ardhur në politikë për tu pasuruar”, - s deklaroi deputeti i PD- së.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania